Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Fitorja e parë, dorëheqja e Ramës!”/ Aktivistja Luçiana Kokaj: Më 12 shtator protestë kombëtare, Diaspora vjen në shesh! Lëvizje qytetare ku mund të lindë një parti!
Politikë

“Fitorja e parë, dorëheqja e Ramës!”/ Aktivistja Luçiana Kokaj: Më 12 shtator protestë kombëtare, Diaspora vjen në shesh! Lëvizje qytetare ku mund të lindë një parti!

• 28 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 26
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Aktivistja Luçiana Kokaj komentoi protestën e qytetarëve që ka hyrë sot në ditën e saj të 90. E ftuar në ‘Programin e drekës’ në News24 me Ola Brukon, Kokaj tha se tashmë kjo protestë ka vrarë frikën.

Read more:“Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë plotësimin e kërkesave

Ajo tha se është ngritur një grup pune për të organizuar protestën në vijim, duke nisur nga fjalimet dhe marshimet. Kokaj tha se më 12 shtator pritet të mbahet një protestë kombëtare, ku do të vijë dhe diaspora.

Read more:“80 ditë protestë, akt sublim që na frymëzoi” – Aktivisti Bledar Meti: Në shtator rikthimi i tretë masiv i diasporës në shesh

“Njerëzve iu ka shkuar në majë të hundës. Qytetarët nuk dalin për askënd në protestë, por për veten e tyre. Dita e 90 na gjen akoma të bashkuar, në shesh. Protesta ka shkuar përtej kryeministrit, përtej qeverisë. Betejat mund të kenë beteja të ndryshme, ne kemi një fitore, dorëheqja e kryeministrit. Të gjithë këta mund të na sulmojnë protestën, mund të na krahasojnë me të gjitha shpendët e botës, por shqiptarët identifikohen me një shpend, shqiponjën. Ne kemi bindjen se kryeministri do ë japë dorëheqje! Dhe kur ai të japë dorëheqjen, ajo do të jetë fitorja e parë. Ky sistem është i ndërtuar prej 35 vitesh dhe fajtorë jemi të gjithë. Kur ne heshtim, është faji ynë. Ne duhet të luftojmë për atë që na takon. Të luftojmë për të marrë notën në shkollë, vendin e punës, shërbimin në spitale. Nëse ne heshtim, jemi fajtorë. Nuk mund të themi se gjithçka do të ndryshojë brenda ditës. Ajo që ka realizuar kjo protestë është thyerja e frikës. Shqiptarët nuk kanë më frikë. Një edukim i shoqërisë është bërë në një farë mënyre. Pasi do të duhet shumë punë, për një Shqipëri të meritës. Ne kemi durim, që të luftojmë për atë që na takon. Kjo do të sjellë një Shqipëri të re, demokratike, që do i përkasë qytetarëve dhe jo pushtetarëve. Shpresoj dhe jam e bindur se mes atyre të rinjve dhe të rejave të Diasporës, ka shumë njerëz që e duan Shqipërinë dhe janë të përgatitur për të dhënë më të mirën për Shqipërinë. Me ikjen e Ramës, dhe kushdo politikani të korruptuar, nuk është fitore për ne, fitore është që të ‘shfaroset’ e gjithë klasa politike. Po punohet për ngritjen e një grupi pune për organizimin e protestës. Sepse janë organizime të ndryshe, me grupime të ndryshme.

Read more:Erald Kapri bën denoncimin e fortë: Jam kërcënuar nga zyrtari i PS, por s’na mbyllin dot gojën!

Besoj se është bërë si event social, ku njerëzit shkojnë dhe takohen. Njerëz që nuk i njihnim, dhe tani përshëndetemi çdo ditë. Shtatori do ta gjejë sheshin më të organizuar, ky është qëllimi. Por dhe kjo që po ndodh tani, është brilante. Secili është për veten e vete aty. Nëse bëhet diçka, do të bëhet për gjithpërfsirje, dhe për të arritur ajo që synojmë; dorëheqjen e Ramës. Kjo është një protestë përtej politikës, të majtës dhe të djathtës. Për mua fitore nuk është vetëm Rrjolli, por Shqipëria. Shqipëria shpëton nëse largohet kjo klasë politike, të përfaqësohemi nga njerëz me dinjitet. Ai thotë se ka kontratë me 800 mijë shqiptarë, por këta shqiptarët e tjerë s’kanë dinjitet? Këta nuk meritojnë të jetojnë me dinjitet! Diaspora ka qenë me ne që nga dita e parë. Ka qenë pjesëmarrje masive. Jemi çdo ditë në shesh. Di që është njoftuar data 12 shtator, ku Diaspora do vijë autokolon. Kështu flitet me shumë gjasa. Nuk e di nëse po punohet për të krijuar një forcë politike nga sheshi, edhe pse aty po bëhet politikë çdo ditë. Kjo gjë po lind natyrshëm. Aty ka njerëz fantastik që nëse bashkohen, mund të bëjnë gjëra shumë të bukura. Me rëndësi është që të bashkohet Edi Rama.”, tha ajo.

Read more:Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe! Ikën me lotari për një jetë më të mirë

Lexo edhe
Politikë

“Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)

Politikë

6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma

Tags: #Diaspora #Dorëheqje #Edi Rama #Edukim #Event #Faji #jetë #Luçiana Kokaj

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)
  • 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
  • Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen
  • Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar
Nga të njëjtat tag-e
  • Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide
  • Qeveria miraton Këshillin Fiskal, ja si do të kontrollohen nga jashtë politikat dhe buxheti i shtetit
  • “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut
  • ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’
  • Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 2 orë më parë
  2. 02
    Editoriale Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 3 lexime · 4 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 3 lexime · 3 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut 2 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)

Policia ka ndërhyrë dhunshëm për të shpërndarë studentët. Efektivë të shumtë i kanë goditur me shkop goma me…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka vizituar në spital të riun që u dhunua nga 6 efektivë…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve

Çështja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka zënë vend në raportin e katërt të monitorimit të zbatimit…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin