Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Veliaj shkarkon Ristanin, Rama mbledh drejturesit politikë”/ Muçollari: Bashkia Tiranë, model i kapjes së pushtetit! Ja mesazhi që do t’i dërgojë kryeministri, kryetarit në qeli
Politikë

“Veliaj shkarkon Ristanin, Rama mbledh drejturesit politikë”/ Muçollari: Bashkia Tiranë, model i kapjes së pushtetit! Ja mesazhi që do t’i dërgojë kryeministri, kryetarit në qeli

• 29 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 10
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muccollari, ka reaguar në lidhje me atë që po ndodh në Bashkinë e Tiranës, me vendimin e bërë publik ditën e djeshme, ku kryetari Erion Veliaj shkarkoi nga detyra kryetaren e komanduar Anuela Ristani.

Read more:Transmetimi i seancave gjyqësore, Ndreca merr rastin e nënës amerikane për vrasjen e 3 fëmijëve: Këtu mbyllim drejtësinë për të mbrojtur privatësinë

Në një postim në rrjetet sociale, Muçollari shkruan se Bashkinë e Tiranës është një tjetër dëshmi e dhimbshme se si ky qytet është trajtuar sipas një modeli të kapjes dhe shfrytëzimit të pushtetit.

Read more:Shkarkoi nga burgu Anuela Ristanin/ Berisha: Veliaj sulm të hapur ndaj Ramës. Kryeministri është dobësuar, po bëhet një “kalë i ngordhur”

“Edi Rama, nga ana tjetër, mësohet se do të mbledhë sot udhëheqësit politikë të Tiranës, tani me një bela më shumë në kurriz, duke qenë se bashkia nuk ka drejtues. Me siguri, shefi i Lali Erit do t’i tregojë sërish vendin, duke shpërfillur urdhrat apo firmat e tij nga qelia. E gjitha kjo tregon se si kjo bashki po trajtohet prej kohësh vetëm si instrument pushteti dhe i kalkulimeve të klaneve të kupolës së Rilindjes”, shkruan ai.

Read more:“Spitalet janë skandal”/ Protestuesi: Rama të largohet dhe të na përfaqësojnë krerë të tjerë

Postimi i plotë:
Ajo që po ndodh me Bashkinë e Tiranës është një tjetër dëshmi e dhimbshme se si ky qytet është trajtuar sipas një modeli të kapjes dhe shfrytëzimit të pushtetit, të kalkulimeve për të arritur më shumë, dhe jo si model i shërbimit.
Edhe pse në burg e me shumë akuza të rënda, Erion Veliaj dëshiron të thotë se është kryetar Bashkie, se ka pushtet dhe se duhet të llogaritet. Ai ka vendosur të shkarkojë drejtuesen e komanduar. Jam këtu, ka dashur të thotë Veliaj, sado që karriera e tij politike ka marrë fund.
Edi Rama, nga ana tjetër, mësohet se do të mbledhë sot udhëheqësit politikë të Tiranës, tani me një bela më shumë në kurriz, duke qenë se bashkia nuk ka drejtues.
Me siguri, shefi i Lali Erit do t’i tregojë sërish vendin, duke shpërfillur urdhrat apo firmat e tij nga qelia.
E gjitha kjo tregon se si kjo bashki po trajtohet prej kohësh vetëm si instrument pushteti dhe i kalkulimeve të klaneve të kupolës së Rilindjes.
Në asnjë moment nuk kemi parë një analizë, mbledhje, takim apo shqetësim të drejtuesve të kësaj bashkie, me në krye Ramën, për krizën e rëndë të mbetjeve, për ndotjen, për rrugët që kutërbojnë nga plehrat, për ujin që mungon, për shkollat që do të vijojnë të jenë me dy turne, për trafikun, për mungesën e parkimeve, për zjarret që gllabëruan kodrat e mbetura me gjelbërim, për ajrin e ndotur tej normave që vetëm përkeqësohet.
Lajmet që vijnë nga Tirana nuk kanë të bëjnë pra me këto që janë shërbime, që lidhen me qytetarin, me shqetësimet dhe cilësinë e jetës. Jo, lajmet janë për Bashkinë si pushtet, si instrument force, si lojë politike. Për bashkinë që shfrytëzohet për interesat personale të klaneve të Rilindjes.
Një model që duhet të marrë fund një herë e mirë. Tirana dhe qytetarët janë penalizuar në vite e mandate me radhë, duke e trajtuar bashkinë si katapultë për dikë e jo si zyrë shërbimi për të gjithë.

Read more:Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin – Ide

Lexo edhe
Politikë

“Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës

Politikë

“Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)

Tags: #anuela ristani #Burg #Edi Rama #erion veliaj #Karriera #Plehrat #pushteti #rama

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
  • “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)
  • 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
  • Protesta e 134-të, vijon marshimi i qytetarëve: Poshtë qeveria, Rama jep dorëheqjen
Nga të njëjtat tag-e
  • Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide
  • “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës
  • Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide
  • Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog
  • Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 7 lexime · 15 orë më parë
  2. 02
    Kronikë LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës 4 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog 3 lexime · 17 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“Rama duhet të ikë, e ka mbyllur ciklin”, studentët vijojnë protestën në Bulevard, gaz lotsjellës dhe arrestime gjatë natës

Protesta e studentëve vijon pa ndërprerje në Tiranë, ku të rinjtë janë grumbulluar përballë recepsionit të Policisë, duke…

• 17 orë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO)

Policia ka ndërhyrë dhunshëm për të shpërndarë studentët. Efektivë të shumtë i kanë goditur me shkop goma me…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Politikë

6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka vizituar në spital të riun që u dhunua nga 6 efektivë…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin