Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Transmetimi i seancave gjyqësore, Ndreca merr rastin e nënës amerikane për vrasjen e 3 fëmijëve: Këtu mbyllim drejtësinë për të mbrojtur privatësinë
Kronikë

Transmetimi i seancave gjyqësore, Ndreca merr rastin e nënës amerikane për vrasjen e 3 fëmijëve: Këtu mbyllim drejtësinë për të mbrojtur privatësinë

• 14 Gusht, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka reaguar lidhur me moslejimin e kamerave për të transmetuar proceset gjyqësore në Shqipëri.

Duke bërë një krahasim me rastin e gjyqit të Lindsay Clancy, nënës amerikane që akuzohet për vrasjen e tre fëmijëve të saj, gjyq i cili po transmetohet live në SHBA, pavarësisht çështjeve shumë sensitive që trajtohen aty, kamerat janë të lejuara. Ndërkohë, në Shqipëri, pavarësisht interesit të lartë për gjyqet me interes publik, ndodh e kundërta.

Ndreca thotë se ky është treguesi më i qartë se sa shumë rrugë ka ende për të bërë drejtësia shqiptare në respekt të parimit kushtetues të publicitetit të seancës gjyqësore.

Reagimi:

Ky është gjyqi i Lindsay Clancy, nënës amerikane të akuzuar për vrasjen e tre fëmijëve të saj. Mbrojtja e saj në gjyq mbështetet te problemet e rënda të shëndetit mendor pas lindjes. Në gjyq diskutohen publikisht diagnoza psikiatrike, medikamente, mendime vetëvrasëse dhe detaje thellësisht private të jetës së saj. Gjykohet vrasja e tre fëmijëve.

Read more:Rregullorja e re e GJKKO-së, Shella: Shkak interesi i medias për gjyqet e Metës e Veliajt! Gabim strategjik i gjykatës, ka goditur aleatin e vetëm

E megjithatë, gjyqi është publik. Kamerat janë në sallë. Dëshmitë transmetohen. Privatësia nuk ekziston në një seancë shtetërore gjykimi.

Ndërkohë, në Shqipëri, në procese me interes të jashtëzakonshëm publik, dyert mbyllen dhe kamerat largohen në emër të privatësisë.

Dy realitete. Dy standarde të publicitetit të drejtësisë.

Read more:Veliaj 18 muaj në burg, në shtator ankim në Strasburg! Avokati britanik e viziton në qeli: GJEDNJ do ta rikthejë në detyrë

Atje kërkohet të mbrohet privatësia pa mbyllur drejtësinë. Këtu, për të mbrojtur privatësinë mbyllim drejtësinë.

Ky është ndoshta treguesi më i qartë se sa shumë rrugë kemi ende për të bërë në respekt të parimit kushtetues të publicitetit të seancës gjyqësore.

Lexo edhe
Kronikë

11 vatra aktive/ Përhapen në 3 drejtime flakët në Parkun e Lurës, rrezikojnë disa banesa! 2 avionë ‘Air Tractor’ në operacion, në Dajt e Priskë ndërhyn helikopteri

Kronikë

Po i jepte çantën me kokainë, arrestohen 19-vjeçari dhe klienti i tij! Sekuestrohen 252 gramë drogë, 1 ‘BMW’ dhe 3 celularë (VIDEO)

Tags: #erion veliaj #gjyq #Gjyqi #Live #Mbrojtja #Plarent Ndreca #Private #Privatësia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • 11 vatra aktive/ Përhapen në 3 drejtime flakët në Parkun e Lurës, rrezikojnë disa banesa! 2 avionë ‘Air Tractor’ në operacion, në Dajt e Priskë ndërhyn helikopteri
  • Po i jepte çantën me kokainë, arrestohen 19-vjeçari dhe klienti i tij! Sekuestrohen 252 gramë drogë, 1 ‘BMW’ dhe 3 celularë (VIDEO)
  • Zjarret në Lurë të Dibrës, nis hetimi për shefin e monitorimit të Parkut Kombëtar dhe dy roje
  • Dhunoi fizikisht bashkëshorten e vëllait, arrestohet 33-vjeçari në Lezhë! Në pranga edhe një tjetër (EMRAT+VIDEO)
  • Ndarja nga jeta e Skënder Halucit, shkrimtari Mitro Çela ndan episodin për dënimin e Ramiz Alisë: S’mund të gjykoj njeriun që më fali jetën
Nga të njëjtat tag-e
  • Ndarja nga jeta e Skënder Halucit, shkrimtari Mitro Çela ndan episodin për dënimin e Ramiz Alisë: S’mund të gjykoj njeriun që më fali jetën
  • “Jo zhdukjes dhe nihilizmit”/ Memaliaj në protestë kundër reformës territoriale. Shehu: Mbrojnë identitetin dhe historinë
  • Zjarri në Priskë të Madhe/ Tedi Blushi: Rama shpenzoi 4.3 mln € për një koncert. Janë braktisur qytetarët dhe zjarrfikësit
  • “Iu ka shpallur luftë kryetarëve rebelë”/ Boçi për takimin e Kuçit: Rama në panik i kërcënoi. Territori i Shqipërisë s’është pronë private
  • Zjarri në Priskë të Madhe/ Tedi Blushi: Rama shpenzoi 4.3 mln € për një koncert. Nuk janë braktisur vetëm qytetarët, por edhe zjarrfikësit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Po nxisni protestat”/ Rama përplaset me kryebashkiakët e Divjakës dhe Selenicës për hartën e re territoriale. Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura 16 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama dje dhe sot/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Premtimet në opozitë që u harruan në pushtet-VIDEO 14 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Sociale Bashkimi me Korçën përçan Maliqin, banorët ndahen për reformën territoriale (VIDEO) 13 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet 11 lexime · 24 orë më parë
  5. 05
    Politikë Debati për Ibrin/ “Më akuzojnë si tradhtar”, Rama sulmon kritikët në Prishtinë: Ushtria e trollave të turbofolkut nacionalist, laboratori im për të matur qëndrimet 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Është krijuar një kryeministër monstër!” – Kulluri në News24: Rama po përdhos Kushtetutën, në PS ka grup kritik pas çështjes ‘Balluku’ 10 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Kurrë më mësues që merren me pahir në mitingje!”/ Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet – VIDEO 9 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

11 vatra aktive/ Përhapen në 3 drejtime flakët në Parkun e Lurës, rrezikojnë disa banesa! 2 avionë ‘Air Tractor’ në operacion, në Dajt e Priskë ndërhyn helikopteri

Zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës është përhapur në 3 drejtime. Në pjesën fundore të fshatit Borie-Lurë, flakët…

• 28 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Po i jepte çantën me kokainë, arrestohen 19-vjeçari dhe klienti i tij! Sekuestrohen 252 gramë drogë, 1 ‘BMW’ dhe 3 celularë (VIDEO)

Dy persona janë arrestuar në Tiranë teksa u panë duke shkëmbyer kokainë. Një 19-vjeçar u kap në flagrancë…

• 58 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Zjarret në Lurë të Dibrës, nis hetimi për shefin e monitorimit të Parkut Kombëtar dhe dy roje

Dibër – Vatra e zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës vijon të jetë aktive edhe këtë të premte.…

• 58 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by