Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Rregullorja e re e GJKKO-së, Shella: Shkak interesi i medias për gjyqet e Metës e Veliajt! Gabim strategjik i gjykatës, ka goditur aleatin e vetëm
Kronikë

Rregullorja e re e GJKKO-së, Shella: Shkak interesi i medias për gjyqet e Metës e Veliajt! Gabim strategjik i gjykatës, ka goditur aleatin e vetëm

• 8 Gusht, 2026 • 5 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Arsyeja pas rregullores së re të GJKKO-së që censuron mediat, mund të jetë interesimi i këtyre të fundit për të qenë të pranishme në gjyqet e profilit të lartë, si të ish-presidentit Ilir Meta apo kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Kështu shprehet për Report Tv Gert Shella, drejtuesi i organizatës jo qeveritare, INFOÇIP. Argumentin e bazon te mohimi i vazhdueshëm nga GJKKO i kërkesës së mediave dhe vetë të pandehurve për transmetimin e drejtpërdrejtë të seancave.

Read more:Rregullorja e re e GJKKO, avokati Ndreca: Tejkalon kompetencat, gjyqtari është zot i seancës! Siguria vendoset pa cenuar të drejtat e liritë

“Unë mendoj se ka shumë shanse të ketë të bëjë me interesimin e medias për të qenë prezent në gjyqin e ish-presidentit të republikës Ilir Meta dhe në gjyqin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj për ta përcjellë atë që në fakt do të ishte tanimë vazhdimi i historisë së tyre në sallën e gjyqit. Këto raste ndodhen përpara bërjes së këtij udhëzuesi apo rregullore të GJKKO-së dhe kjo është një rregullore e cila ose më saktë GJKKO u tregua refraktare ndaj kërkesave të medias madje nuk plotësoi kërkesën e vetë të pandehurit për të qenë ai publik në deklarimet e veta, pra për t’u dëgjuar nga të gjithë ata që janë të interesuar për të kuptuar se çfarë ndodh me gjyqin e tij apo me gjyqin e kryetarit të bashkisë dhe kjo ishte një shkelje flagrante e rregullores së vetë Këshillit të Lartë Gjyqësor nga ana e gjykatës së kundërkrimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Shella.

Më tej vijon se kjo rregullore duket sikur tashmë rregullon funksionet e medias në sallën e gjyqit duke ia lënë gjyqtarit në dorë të vendosë për pjesëmarrjen.

Read more:Gjyqi në GJKKO/ Kushëriri Shatku mori fibrat optike, Kryemadhi: E kam sugjeruar, jo ndikim politik! Rrëzohet sërish kërkesa e Metës për daljen nga kafazi i xhamit

“Gjyqtari është në një farë kuptimi tirani, jo thjesht zoti i sallës së gjyqit, por tirani që zgjedh të vlerësojë nëse do të futet një media apo tre media apo 30 media, nëse do të ketë media apo s’do të ketë media fare, nëse do të rrinë aty në cep apo aty përballë. Pra, duket sikur kjo rregullore është një kod i posaçëm, procedurial se si angazhohet tashmë gjyqësori të rregullojë funksionet e medias”, thotë Shella.

Read more:“Dosjet po hetohen dhe po thellohen, për Ballukun…”/ Eric Wendt ambasador i ri në Shqipëri, Ermal Peçi: PD e PS i ka kapur pesimizmi, do të jetë ‘tërmet’ për politikën shqiptare

Ai shton se seanca është publike dhe ka vetëm pak raste kur ajo s’mund të jetë e tillë si sekreti shtetëror, kërkesa e të pandehurit për të mos u filmuar apo kur ka viktima të dhunës apo çështje të të miturve.

“Seanca penale është seancë publike. Unë mendoj që gjyqtari, kryetari i gjykatës apo cilido ideator i kësaj rregullore nuk ka tagra të dalë mbi kodin penal, pra mbi doktrinën tonë penale, ku seanca parashikohet të jetë publike përveç rasteve kur ajo parashikohet të bëhet me dyer të mbyllura me ligj”, thotë Shella.

Read more:EKSKLUZIVE/ Sulmet pasi takoi Veliajn në gjyq, flet Robert Ndrenika: Pse reagojnë kështu?! S’i kuptoj! E kam bir për shpirt, ia njoh jetën e do jem sërish nëse ka nevojë

Sipas Shellës, kjo rregullore cenon aleancën media-gjyqësor dhe nuk ndihmon besimin e publikut te drejtësia.

Read more:“Siguria nuk mund të përdoret për të kufizuar transparencën”/Garo: GJKKO të tërheqë rregulloren për gazetarët

“GJKKO duhet ta tërheqë mbrapsht këtë rregullore. Kjo është e rregullore që në fakt jep tjetër ide. Është për sigurinë kibernetike, për identifikimin e personave. Pra, duket sikur aty ka të bëjë me gardën, me policinë, pra si bëhet kontrolli, kush hyn në skaner, kush nuk hyn në skaner. Për habinë tonë më të thellë, aty janë futur shumë parashikime për median. Media nuk mund të jetë objekti i një rregulloreje për sigurinë kibernetike në gjykatë. Media nuk është shtojë e grupeve të strukturuara kriminale apo nuk është aleat i politikanëve të korruptuar. Në qoftë se gjykata ka zgjedhur që ta konsiderojë median si një shtojcë të krimit të organizuar apo të korrupsionit në qeverisje, unë mendoj që ajo ka bërë një autogol të jashtëzakonshëm. Ka dëmtuar pikë së pari reputacionin dhe ka goditur të vetmin aleat që ka patur në këto tallaze që ka pasur reforma në drejtësi. Nuk ka folur qeveria, nuk ka folur parlamenti që hallet e gjyqtarëve që mezi arrijnë të ngrysin ditën duke qëndruar mbi dosje të marrin një zgjidhje që numri i tyre i pakësuar për shkak të vetingut të mund të mos shkaktojë krizë. Ka folur media, kanë folur gazetarët, ata kanë prerë degën që i kanë mbajtur deri më sot. Dhe ky është një gabim strategjik nga ana e GJKKO-së”, përmbyll Shella.

Lexo edhe
Kronikë

Bllokimi i pagave/ Magjistratët kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave, sekretarin dhe 14 drejtues të Thesarit! Rama: Më shtoni edhe mua e Gogun! Petrit Malaj: Zbatuam ligjin

Kronikë

Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati Vishaj: SPAK s’po vepron, ish-zv.kryeministrja duhet të ishte në burg! Besimi i qytetarëve te Reforma në Drejtësi është venitur (VIDEO)

Tags: #erion veliaj #erjon veliaj #Gazetarët #Gert Shella #GJKKO #Gjykata #Ilir Meta #INFOCIP #rregullorja e GJKKO

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Bllokimi i pagave/ Magjistratët kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave, sekretarin dhe 14 drejtues të Thesarit! Rama: Më shtoni edhe mua e Gogun! Petrit Malaj: Zbatuam ligjin
  • Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati Vishaj: SPAK s’po vepron, ish-zv.kryeministrja duhet të ishte në burg! Besimi i qytetarëve te Reforma në Drejtësi është venitur (VIDEO)
  • 10 vatra aktive zjarri në të gjithë vendin, 9 prej tyre nën monitorim! Riaktivizohen flakët në Mallakastër, ndërhyhet nga ajri me helikopter
  • Kthehet në tragjedi shpërthimi që plagosi 6 anëtarët e familjes Kola në Lezhë, kryefamiljari humb jetën pas 12 ditëve
  • Fier/ Policia kontrolle me mjete inteligjente në akset rrugore, 772 gjoba për tejkalim shpejtësie brenda javës! Nisin hetimet për 6 drejtues automjetesh
Nga të njëjtat tag-e
  • “Bashkisë së Tiranës iu pre koka”/ Rama për Veliajn në burg: Eksperiment i padëgjuar në BE, dëme kolosale për kryeqytetin (VIDEO)
  • Program i ri për strehimin, Qeveria prezanton 6 skema për familjet e reja dhe shtresën e mesme, 4 mijë përfitues
  • Bllokimi i pagave/ Magjistratët kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave, sekretarin dhe 14 drejtues të Thesarit! Rama: Më shtoni edhe mua e Gogun! Petrit Malaj: Zbatuam ligjin
  • “Maxhoranca e ka humbur fillin! Zgjidhja, zgjedhjet”/ Indrit Sefa: Protesta e goditi fortë Ramën te pika e tij më dobët! Shqiptarët morën frenat në dorë!
  • Ngërçi me pagat/ Deklarata e gjyqtarëve: Të zhbllokohen menjëherë ose do të reduktojmë gjyqet! Sadushi: Kushtetuta nuk negociohet
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Plagosi dy persona në Laprakë, shpallet në kërkim autori 14 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Arrestoni Ramën!”/ 103 ditë revoltë, gazeta amerikane: Protestat kundër qeverisë kanë tronditur Shqipërinë 12 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Gjyqtarët kallëzuan penalisht Petrit Malajn, Rama: Shkresës i mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë! Pagat do rriten me vendim të Parlamentit 9 lexime · 7 orë më parë
  4. 04
    Politikë Skandali i trafikut ndërkombëtar të armëve/ Muçollari: Ky është biznesi i Ramës dhe Yeffet, do apelojmë tek partnerët që të angazhohen në zbardhjen e aferës 7 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Asnjë qeveri s’del mbi vendimet e GJK”, Lala zbërthen përplasjen për pagat: Gjyqtarët e akuzojnë Petrit Malajn për shpërdorim detyre dhe… 6 lexime · 7 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Të bllokojmë gjithë institucionet!”/ Mërgata shqiptare në shesh më 12 shtator, aktivisti Daci: Nisemi nesër për Tiranë, të bashkohemi gjithë shqiptarët! 6 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Mbyllet tubimi i 101-të, protestuesit thirrje: Nesër më shumë 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Bllokimi i pagave/ Magjistratët kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave, sekretarin dhe 14 drejtues të Thesarit! Rama: Më shtoni edhe mua e Gogun! Petrit Malaj: Zbatuam ligjin

TIRANË– Bllokimi i pagave për gjykatat dhe prokuroritë e vendit, magjistratë e administratë, është bërë me urdhër të…

• 1 orë më parë • 12 min lexim
Kronikë

Sekuestrimi i vilës së Ballukut, avokati Vishaj: SPAK s’po vepron, ish-zv.kryeministrja duhet të ishte në burg! Besimi i qytetarëve te Reforma në Drejtësi është venitur (VIDEO)

Pasi Prokuroria e Posaçme sekuestroi dje në Palasë një tjetër vilë të Belinda Ballukut, avokati Saimir Vishaj është…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

10 vatra aktive zjarri në të gjithë vendin, 9 prej tyre nën monitorim! Riaktivizohen flakët në Mallakastër, ndërhyhet nga ajri me helikopter

Zjarri në vendin tonë mbetet ende një problem edhe në këtë javë të dytë shtatori. 19 vatra zjarri,…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by