Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Rinis beteja me flakët, 30 banesa në rrezik nga vatra e re në Krujë, ndërhyhet me 2 helikopterë zjarrfikës! Evakuohen disa familje në Koilaç të Mallakastrës (VIDEO)
Kronikë

Rinis beteja me flakët, 30 banesa në rrezik nga vatra e re në Krujë, ndërhyhet me 2 helikopterë zjarrfikës! Evakuohen disa familje në Koilaç të Mallakastrës (VIDEO)

• 8 Gusht, 2026 • 6 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pasi u duk se vendi më në fund ra disi në qetësi pas disa ditëve betejë me flakët, një vatër e re ka shpërthyer në Krujë.

Flakët që kanë rënë në shpatin e malit, po rrezikojnë rreth 30 banesa në fshatin Abaze dhe po ngjiten drejt majës. Për të vënë nën kontroll situatën që paraqitet mjaft serioze, ka nisur ndërhyrja nga ajri me 2 helikopterë zjarrfikës, por tanimë flakët u janë afruar edhe bizneseve. Edhe banorët u janë bashkuar përpjekjeve për shuarjen e zjarrit duke përdorur mjete rrethanore.

Në Koilaç të Mallakastrës është shfaqur një vatër e re pas shuarjes së të tjerave që kanë qenë problematike ditët e fundit. Policia ndërhyri menjëherë për evakuimin e disa familjeve pasi flakët përfshinë sipërfaqe të mëdha toke dhe rrezikonin banesat e banorët, por fatmirësisht kërcënimi është larguar tanimë. Të ndihmuara nga era, flakët po përhapen drejt fshatrave Hekal, Panahor, Riban dhe Ngraçan. Një avion zjarrfikës ka ndërhyrë për shuarjen e zjarrit.

Gjithashtu është riaktivizuar vatra e zjarrit në Dajt dhe ka nisur ndërhyrja nga ajri me helikopter zjarrfikës.

Një zjarr i madh përfshiu kufirin mes fshatrave Golem e Progonat në Gjirokastër duke djegur rreth 3 hektarë sipërfaqe me shkurre e barishte, por është vendosur nën kontroll.

Read more:Rinis beteja me flakët, 30 banesa në rrezik nga vatra e re në Krujë, ndërhyhet me 2 helikopterë zjarrfikës (VIDEO)

Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar vatrat në Çikallesh dhe Leshtej-Collak në Bashkinë Kavajë, vatrat në Mushnik të Rrogozhinës, Plan të Bardhë në Klos, Kostren 2 në Berat dhe Uruçaj në Peqin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 19:43

Zjarri në Mallakastër, nis ndërhyrja me avion! S’ka më rrezik për banesat (VIDEO)

Në Koilaç të Mallakastrës ka nisur ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve pasi është angazhuar një avion zjarrfikës.

Fatmirësisht, rreziku që paraqitej më parë për banesat është larguar. Si masë mbrojtëse, policia i evakuoi menjëherë banorët.

Ndërkohë, pamjet me dron tregojnë shkallën e sipërfaqes së djegur.

Ora 18:59

Zjarri në Krujë, Nufi e Lamallari ndjekin nga afër situatën (VIDEO)

Ministrat Ermal Nufi dhe Besfort Lamallari kanë qenë në Krujë për të ndjekur nga afër situatën e zjarrit që nisi rreth pasdites.

Read more:Vrasja e Edmond Sulës, policia kontrolle në 3 banesa, disa të shoqëruar

Ndërhyrja për shuarjen e flakëve vijon ende, teksa në ndihmë janë edhe dy helikopterë.

Ora 18:02

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Dajt, nis ndërhyrja nga ajri (VIDEO)

Zjarri në rrëzë të Dajtit, është riaktivizuar pasditen e sotme. Vatra ndodhet midis Dajtit dhe Priskës. Ka nisur ndërhyrja nga ajri me helikopter për shuarjen e flakëve.

Mbrëmjen e së premtes, u raportua se kjo vatër ishte shuar.

Ora 17:49

Vatër e re zjarri në Mallakastër, rrezikohen banesat në fshatin Koilac! Digjen sipërfaqe të mëdha toke, evakuohen disa familje (VIDEO)

Një vatër e re zjarri është rishfaqur në Mallakastër, këtë herë në Koilac. Policia ka ndërhyrë menjëherë për evakuimin e disa familjeve pasi flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha toke dhe rrezikojnë banesat e banorët.

Read more:Rinis beteja me flakët, 30 banesa në rrezik nga vatra e re në Fushë-Krujë, ndërhyhet me helikopter zjarrfikës! Shuhen zjarret në Mallakastër (VIDEO)

Për shkak të erës së fortë, flakët po favorizohen në përhapjen e tyre në drejtim të zonave të banuara, ndërsa deri tani zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në bimësi.

Të gjitha strukturat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve të zjarrit të cilat për shkak të erës po përhapen në drejtim të fshatrave Hekal, Panahor, Riban dhe Ngraçan.

Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Ora 16:20

Zjarr në kufirin mes dy fshatrave në Gjirokastër, izolohet vatra! Digjen 3 hektarë sipërfaqe me bimësi (VIDEO)

Një zjarr i madh përfshiu kufirin mes fshatrave Golem e Progonat në Gjirokastër. Vatra, tashmë e izoluar dhe drejt shuarjes, ndodhet në majë të malit, në një terren tejet të vështirë.

Nga zjarri u përshkua një sipërfaqe prej rreth 3 hektarësh me bimësi shkurre e barishte.

Read more:Zjarret, 8 vatra aktive në vend! Mallakastra në flakë prej 4 ditësh, ndërhyhet me 2 helikopterë (VIDEO)

Shërbimi zjarrfikës vijon të jetë në vendngjarje për monitorimin e territorit për ndonjë riaktivizim të mundshëm.

Ora 16:16

Zjarri në Krujë, banorët përpiqen të ndihmojnë me mjete rrethanore: Rrezikohen 35 shtëpi, jemi mbi 500 vetë (VIDEO)

Vatra e re e zjarrit që nisi rreth një orë më parë në Krujë, është mjaft agresive. Banorët e zonës tregojnë për Report Tv se u janë bashkuar përpjekjeve të zjarrfikësve e helikopterëve për shuarjen e flakëve, por është mjaft e vështirë. Në këtë zonë janë rreth 30-35 banesa.

“Ka nja një orë që ka filluar zjarri. Janë ngritur banorët, kanë ardhur dy helikopterë. Banorët, me mjete rrethanore, janë përpjekur të fikin zjarrin. Shtëpitë këtu sipër janë komplet në rrezik, rrezikohen mbi 30-35 banesa, ullishte”, thotë një prej tyre.

Një tjetër banor tregon se po përdorin çdo mjet rrethanor që kanë në dorë për të luftuar me flakët që rrezikojnë shtëpitë ku jetojnë rreth 500 banorë.

Read more:Zjarr në Kostar të Finiqit, flakët futen në fshat dhe rrezikojnë banesat! Ndërhyjnë tre helikopterë! Report Tv sjell PAMJE ME DRON

“Jemi këtu me hunj, lopata e dhe duke u përpjekur ta shuajmë, por nuk shuhen. Jemi mbi 500 banorë vetëm këtu”, shton banori.

Ora 15:19

Situatë kritike në Krujë, zjarri përfshin pyllin në shpatin e malit, rrezikohen 30 banesa! Kërkohet ndërhyrje nga ajri (VIDEO)

Një zjarr i madh ka rënë në Krujë duke përfshirë pyllin në shpatin e malit. Flakët, të favorizuara nga era, rrezikojnë rreth 30 banesa në fshatin Abaze.

Situata është kritike pasi zjarri është fare pranë spitalit dhe po përhapet drejt majës së malit.

Kërkohet ndërhyrje nga ajri për të shuar flakët.

Lexo edhe
Kronikë

Zjarri rrethoi Krujën, përmirësohet situata! Vetëm 2 vatra aktive, punohet me 2 helikopterë! Banorët ende s’janë kthyer në banesa

Kronikë

Flakë ‘ferri’ mbi Krujë, evakuohen banorët e pacientët e spitalit! Zjarri vihet në kontroll pas disa orësh, s’ka më rrezik për banesat! Arrestohet autori i zjarrvënies (EMRI + VIDEO)

Tags: #avion #Banesa #Berat #Besfort Lamallari #Dron #Fier #Gjirokaster #krujë #mallakaster #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zjarri rrethoi Krujën, përmirësohet situata! Vetëm 2 vatra aktive, punohet me 2 helikopterë! Banorët ende s’janë kthyer në banesa
  • Flakë ‘ferri’ mbi Krujë, evakuohen banorët e pacientët e spitalit! Zjarri vihet në kontroll pas disa orësh, s’ka më rrezik për banesat! Arrestohet autori i zjarrvënies (EMRI + VIDEO)
  • Flakë ‘ferri’ mbi Krujë, evakuohen banorët e pacientët e spitalit! Zjarri vihet në kontroll pas disa orësh, s’ka më rrezik për banesat! Arrestohet autori i zjarrvënies (EMRI + VIDEO)
  • Flakë ‘ferri’ mbi Krujë, rrezikohen shtëpi e biznese! Evakuohen banorët e pacientët e spitalit! Arrestohet autori i zjarrvënies (EMRI + VIDEO)
  • Flakë ‘ferri’ mbi Krujë, rrezikohen shtëpi e biznese! Evakuohen banorët e pacientët e spitalit! Arrestohet autori i zjarrvënies (EMRI + VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarri rrethoi Krujën, përmirësohet situata! Vetëm 2 vatra aktive, punohet me 2 helikopterë! Banorët ende s’janë kthyer në banesa
  • Flakë ‘ferri’ mbi Krujë, evakuohen banorët e pacientët e spitalit! Zjarri vihet në kontroll pas disa orësh, s’ka më rrezik për banesat! Arrestohet autori i zjarrvënies (EMRI + VIDEO)
  • Flakë ‘ferri’ mbi Krujë, evakuohen banorët e pacientët e spitalit! Zjarri vihet në kontroll pas disa orësh, s’ka më rrezik për banesat! Arrestohet autori i zjarrvënies (EMRI + VIDEO)
  • Flakë ‘ferri’ mbi Krujë, rrezikohen shtëpi e biznese! Evakuohen banorët e pacientët e spitalit! Arrestohet autori i zjarrvënies (EMRI + VIDEO)
  • Flakë ‘ferri’ mbi Krujë, rrezikohen shtëpi e biznese! Evakuohen banorët e pacientët e spitalit! Arrestohet autori i zjarrvënies (EMRI + VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë LIVE- Protesta kundër Ramës, shqiptari nga Gjermania: Jam socialist, por nuk e dua më Ramën. Duhet ta marrë rinia në dorë, as e majta dhe as e djathta 20 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Anëtarët e grupeve kriminale sherr brenda Burgut të Fierit, plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim (VIDEO) 17 lexime · 19 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Njerëzit u ndjenë të përdhosur deri në palcë”/ Protesta në ditën e 69-të, mjeku Ermal Pashaj: Vokacioni ynë nuk është një parti, por Shqipëria! 16 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Pse të mos hetohet Rama, kush është?” – Pashaj: Nuk mund t’ia hedhë fajin vetëm administratës për dështimet! Të mbahet përgjegjësi 12 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Kavajë/ I riu tenton të vrasë me kallash 38-vjeçarin pas një sherri, vihet në pranga (VIDEO) 11 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Dorëheqje e qeveri tranzitore”/ Aktivisti: Për 69 ditë kemi përmbysur propagandën e Ramës, më i korruptuari! Janë munduar të na intimidojnë, s’na trembin më 10 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor, të dehurve përsëritës në timon u hiqet patenta përjetë! Ashpërsohen gjobat për celularin e shpejtësinë 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zjarri rrethoi Krujën, përmirësohet situata! Vetëm 2 vatra aktive, punohet me 2 helikopterë! Banorët ende s’janë kthyer në banesa

KRUJË– Flakët hynë në oborret e shtëpive, iu afruan magazinave dhe një pike të shpërndarjes së gazit. Për…

• 46 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Flakë ‘ferri’ mbi Krujë, evakuohen banorët e pacientët e spitalit! Zjarri vihet në kontroll pas disa orësh, s’ka më rrezik për banesat! Arrestohet autori i zjarrvënies (EMRI + VIDEO)

Pasi u duk se vendi më në fund ra disi në qetësi pas disa ditësh betejë me flakët,…

• 1 orë më parë • 17 min lexim
Kronikë

Flakë ‘ferri’ mbi Krujë, evakuohen banorët e pacientët e spitalit! Zjarri vihet në kontroll pas disa orësh, s’ka më rrezik për banesat! Arrestohet autori i zjarrvënies (EMRI + VIDEO)

Pasi u duk se vendi më në fund ra disi në qetësi pas disa ditësh betejë me flakët,…

• 7 orë më parë • 17 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by