Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Rinis beteja me flakët, 30 banesa në rrezik nga vatra e re në Fushë-Krujë, ndërhyhet me helikopter zjarrfikës! Shuhen zjarret në Mallakastër (VIDEO)
Kronikë

Rinis beteja me flakët, 30 banesa në rrezik nga vatra e re në Fushë-Krujë, ndërhyhet me helikopter zjarrfikës! Shuhen zjarret në Mallakastër (VIDEO)

• 8 Gusht, 2026 • 4 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pasi u duk se vendi më në fund ra disi në qetësi pas disa ditëve betejë me flakët, një vatër e re ka shpërthyer në Fushë-Krujë.

Flakët që kanë rënë në shpatin e malit, po rrezikojnë rreth 30 banesa në fshatin Abazaj dhe po ngjiten drejt majës. Për të vënë nën kontroll situatën që paraqitet mjaft serioze, ka nisur ndërhyrja nga ajri me helikopterë zjarrfikës.

Ndërkohë në Mallakastër janë shuar dy vatrat e zjarrit. Rreth mesditës së të shtunës, zjarrfikësit bënë të ditur se ka përfunduar operacioni në zonën Ndrenie–Vlosh–Panahor.

Kryetari i Bashkisë Mallakastër ka shprehur mirënjohje për të gjitha strukturat që u angazhuan në përballimin e situatës.

Read more:Zjarret, 8 vatra aktive në vend! Mallakastra në flakë prej 4 ditësh, ndërhyhet me 2 helikopterë (VIDEO)

Ndërsa në Ndrenie dhe Vlosh nuk ka flakë, por ende digjen trungjet e pemëve në brendësi, ndaj situata po mbahet në monitorim nga shërbimet zjarrfikëse të Patosit.

Gjatë 24 orëve të fundit ishin raportuar 23 vatra zjarri në vend, por tashmë të gjitha janë shuar. Në Dajt dhe Priskë të Tiranës janë fikur plotësisht. Në Çikallesh dhe Leshtej-Collak, në Bashkinë Kavajë, ka përfunduar operacioni.

Të shuara janë dhe vatrat në Mushnik të Rrogozhinës, Plan të Bardhë në Klos, Kostren 2 në Berat dhe Uruçaj në Peqin.

Në operacionet e 24 orëve të fundit u angazhuan 47 makina zjarrfikëse dhe 445 forca operacionale. Po kështu, 65 efektivë të Forcave të Armatosura, 3 automjete të FA-së, 2 helikopterë dhe një avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Read more:Mallakastër, zjarri rrezikon banesat në Riban! Evakuohen 15 familje, ndërhyhet me helikopter e avion! Policia: Hetime për zjarrvënie të qëllimshme, disa të shoqëruar (VIDEO)

Ende nuk ka një bilanc të dëmeve që shkaktuan zjarret në pemë frutore dhe masive pyjore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 16:20

Zjarr në kufirin mes dy fshatrave në Gjirokastër, izolohet vatra! Digjen 3 hektarë sipërfaqe me bimësi

1786198675_gjirokasterzjarret.png

Një zjarr i madh përfshiu kufirin mes fshatrave Golem e Progonat në Gjirokastër. Vatra, tashmë e izoluar dhe drejt shuarjes, ndodhet në majë të malit, në një terren tejet të vështirë.

Nga zjarri u përshkua një sipërfaqe prej rreth 3 hektarësh me bimësi shkurre e barishte.

Shërbimi zjarrfikës vijon të jetë në vendngjarje për monitorimin e territorit për ndonjë riaktivizim të mundshëm.

Read more:Zjarret, 10 vatra aktive në vend! Ende flakë në Drenie e Ngraçan, riaktivizohen në Kostren 2! Zjarrfikësit tërhiqen, operacioni rifillon nesër (VIDEO)

Ora 16:16

Zjarri në Fushë-Krujë, banorët përpiqen të ndihmojnë me mjete rrethanore: Rrezikohen 35 shtëpi, jemi mbi 500 vetë

1786198402_fushekruje.png

Vatra e re e zjarrit që nisi rreth një orë më parë në Fushë-Krujë, është mjaft agresive. Banorët e zonës tregojnë për Report Tv se u janë bashkuar përpjekjeve të zjarrfikësve e helikopterëve për shuarjen e flakëve, por është mjaft e vështirë. Në këtë zonë janë rreth 30-35 banesa.

“Ka nja një orë që ka filluar zjarri. Janë ngritur banorët, kanë ardhur dy helikopterë. Banorët, me mjete rrethanore, janë përpjekur të fikin zjarrin. Shtëpitë këtu sipër janë komplet në rrezik, rrezikohen mbi 30-35 banesa, ullishte”, thotë një prej tyre.

Një tjetër banor tregon se po përdorin çdo mjet rrethanor që kanë në dorë për të luftuar me flakët që rrezikojnë shtëpitë ku jetojnë rreth 500 banorë.

“Jemi këtu me hunj, lopata e dhe duke u përpjekur ta shuajmë, por nuk shuhen. Jemi mbi 500 banorë vetëm këtu”, shton banori.

Read more:Piku i sezonit sjell fluks turistësh! Mbi 25 mijë shqiptarë të Kosovës hyjnë nga Morina në vetëm 3 orë! Mijëra udhëtarë edhe në Portin e Vlorës, trafik në qytet

Ora 15:19

Situatë kritike në Fushë-Krujë, zjarri përfshin pyllin në shpatin e malit, rrezikohen 30 banesa! Kërkohet ndërhyrje nga ajri (VIDEO)

Një zjarr i madh ka rënë në Fushë-Krujë duke përfshirë pyllin në shpatin e malit. Flakët, të favorizuara nga era, rrezikojnë rreth 30 banesa në fshatin Abaze.

Situata është kritike pasi zjarri është fare pranë spitalit dhe po përhapet drejt majës së malit.

Kërkohet ndërhyrje nga ajri për të shuar flakët.

Lexo edhe
Kronikë

‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT + VIDEO)

Kronikë

Avokatët bojkot masave të sigurisë, rregullorja censuruese përçan gjyqtarët e GJKKO! Njëra palë kundër Erion Banit: Duhet dialog! Tjetra kërkon ndëshkime më të ashpra

Tags: #Automjete #avion #Banesa #Berat #Fier #flakë #golem #mallakaster #zjarret 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • ‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT + VIDEO)
  • Avokatët bojkot masave të sigurisë, rregullorja censuruese përçan gjyqtarët e GJKKO! Njëra palë kundër Erion Banit: Duhet dialog! Tjetra kërkon ndëshkime më të ashpra
  • Tentoi të kalonte 16 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër
  • Korçë/ Vrasja e Egli Progës, të akuzuarit kërkojnë gjykim të shkurtuar! Seanca shtyhet për në tetor (VIDEO)
  • Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • “Kush mban përgjegjësi për emërimin? Ta kërkoi Rusia apo…”/ Skandali me sigurinë kombëtare, Bardhi pyet Ramën: Kush e zgjodhi Vlora Hysenin në krye të SHISH?
  • Digjet grumbulli i mbetjeve në Lezhë, shuhen flakët! Rrezikuan edhe banesat pranë zonës (VIDEO)
  • Tragjike në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, ndërron jetë 70-vjeçari i paralizuar! Jetonte vetëm (EMRI+VIDEO)
  • Fier/ Policia i shkon për kontroll në banesë, 66-vjeçari kapet me automatik dhe 29 fishekë (VIDEO)
  • Fier/ Policia ndalon për kontroll ‘Benzin’ luksoz, rezulton i kërkuar nga Interpol Manchester! Nën hetim 26-vjeçari që e kishte në përdorim (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 18 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO) 10 lexime · 2 orë më parë
  3. 03
    Politikë Nga AKSHI, Balluku e skandali me SHISH/ Eksperti i IT-së, Gent Progni në protestën kundër Ramës: Disa nga arsyet përse shqiptarët duhet të protestojnë! SPAK të hetojë për… 7 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 24 orë më parë
  5. 05
    Politikë Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin 6 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Tiranë/ Njëri për trafik droge, tjetri për falsifikimin e 15 mijë dollarëve, pranga dy të kërkuarve nga Italia e Kosova (EMRAT) 5 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Ftesa e Ramës, kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për një dialog ndërmjet pushteteve, me qytetarin në qendër 5 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT + VIDEO)

Nga një profil i rremë i hapur në rrjetet sociale me emrin e Taulant Ballës, dy persona, tashmë…

• 5 minuta më parë • 4 min lexim
Kronikë

Avokatët bojkot masave të sigurisë, rregullorja censuruese përçan gjyqtarët e GJKKO! Njëra palë kundër Erion Banit: Duhet dialog! Tjetra kërkon ndëshkime më të ashpra

Avokatët bënë fakt këtë të hënë paralajmërimin për të bojkotuar edhe seancat për masat e sigurisë në Gjykatën…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Tentoi të kalonte 16 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër

Një 39-vjeçar në Shkodër është arrestuar pasi po përpiqej të transportonte 16 emigrantë drejt Malit të Zi. Automjeti…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by