Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Anëtarët e grupeve kriminale sherr brenda Burgut të Fierit, plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim (VIDEO)
Kronikë

Anëtarët e grupeve kriminale sherr brenda Burgut të Fierit, plagoset Denis Bajri e një tjetër! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim (VIDEO)

• 8 Gusht, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

FIER– Dy personazhe të njohur të botës së krimit dhe të akuzuar nga SPAK për pjesëmarrje në grupe kriminale, Denis Bajri dhe Aldo Gjini, janë përfshirë në një sherr në burgun e Fierit, bashkë me një tjetër të burgosur, Jurgen Zoto. Gjithçka ndodhi në ambientet e ajrimit, kur mes të burgosurve shpërtheu një sherr me mjete prerëse, përfshirë brisk.

Është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë së burgut për neutralizimin e situatës, të cilat kanë kthyer të burgosurit në qelitë e tyre. Për shkak të përplasjes me mjete prerëse, Denis Bajri (Bajoviç), si edhe Jurgen Zotaj, kanë mbetur të plagosur. Ata u dërguan në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore dhe tashmë janë kthyer sërish në qeli.

Motivet e sherrit ende nuk dihen, por burime sqarojnë se tre të burgosurit njihen për raportin e afërt mes tyre dhe kohën që kalojnë së bashku në ambientet e ajrimit. Këqyrja e kamerave të sigurisë do të zbardhë dinamikën e plotë të përplasjes. Ndërsa Aldo Gjini, pjesë e grupit të Rrajave, menjëherë pas sherrit është futur në izolim.

Read more:Zjarret, 8 vatra aktive në vend! Mallakastra në flakë prej 4 ditësh, ndërhyhet me 2 helikopterë (VIDEO)

Denis Bajri akuzohet nga SPAK si pjesë e grupit kriminal Ervis Martinajt, i zhdukur që prej gushtit 2022. Për llogari të Martinajt, Denis Bajri akuzohet se ka marrë pjesë në eliminimin e Gjin Ndojit në 2020-ën. Ai u ekstradua nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tashmë SPAK e ka kaluar dosjen e tij për gjykim.

Aldo Gjini është pjesë e grupit kriminal të ‘Rrajave’ të Fushë-Krujës, të cilët akuzohen nga SPAK se kanë trafikuar 2.4 ton marijuanë e kokainë drejt Evropës. Ndërsa, Jurgen Zoto rezulton në burg për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Read more:‘Metamorfoza 2’/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për seancë paraprake

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Dogji 3 makina, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan! Në pranga edhe një tjetër, u kap me pistoletë, fishekë e kokainë

Kronikë

Do trafikonin 28 afrikanë drejt Malit të Zi kundrejt pagesës, 2 në pranga në Maliq! Njëri theu arrestin shtëpiak

Tags: #Aldo Gjini #Armëmbajtje #armembajtje pa leje #Burg #burgu i fierit #Denis Bajri #Emiratet e Bashkuara Arabe #Fier #Jurgen Zoto

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Dogji 3 makina, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan! Në pranga edhe një tjetër, u kap me pistoletë, fishekë e kokainë
  • Do trafikonin 28 afrikanë drejt Malit të Zi kundrejt pagesës, 2 në pranga në Maliq! Njëri theu arrestin shtëpiak
  • Laboratori i kokainës në Frakull, GJKKO lë në burg ‘kimistin’ kolumbian! U ekstradua 2 ditë më parë
  • Paradoksi i drejtësisë shqiptare! Në ’97-ën Zani Çaushi gjykohej pa kafaz dhe me kamera në sallë, në 2026 GJKKO ngre barriera për median (VIDEO)
  • Pas 5 ditësh luftë me flakët, përmirësohet situata në Mallakastër! Digjen 180 hektarë pyje
Nga të njëjtat tag-e
  • Laboratori i kokainës në Frakull, GJKKO lë në burg ‘kimistin’ kolumbian! U ekstradua 2 ditë më parë
  • Pas 5 ditësh luftë me flakët, përmirësohet situata në Mallakastër! Digjen 180 hektarë pyje
  • ‘Territorialja’, Divjaka proteston për të 8-ën ditë shkrirjen me Lushnjen! Qytetarët mbledhin firma për një peticion për anulimin e reformës (VIDEO)
  • Përmirësohet situata e zjarreve, shuhen 4 vatra! Nën kontroll flakët në Çikallesh, Klos e Mallakastër, ende aktive në Memaliaj (VIDEO)
  • VIDEO/ “Rama në burg, Berisha në burg”! Mbyllet protesta e 69-të kundër kryeministrit, shqiptarët të vendosur: Nesër më shumë, nuk ndalemi
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Mirditë/ Humbi kontrollin e motorit, ndërron jetë shqiptari i Kosovës 22 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Njerëzit u ndjenë të përdhosur deri në palcë”/ Protesta në ditën e 69-të, mjeku Ermal Pashaj: Vokacioni ynë nuk është një parti, por Shqipëria! 14 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Politikë LIVE- Protesta kundër Ramës, shqiptari nga Gjermania: Jam socialist, por nuk e dua më Ramën. Duhet ta marrë rinia në dorë, as e majta dhe as e djathta 13 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Pse të mos hetohet Rama, kush është?” – Pashaj: Nuk mund t’ia hedhë fajin vetëm administratës për dështimet! Të mbahet përgjegjësi 10 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Lëvizjet e Ramës nuk e ndalin protestën qytetare” – mjeku Ermal Pashaj: Shqiptarët po besojnë te njëri-tjetri! 9 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ Mbyllet protesta e 68-të kundër qeverisë, qytetarët mesazh të prerë: Revolta vazhdon deri në dorëheqjen e panegociueshme të Ramës. Paralajmërojnë përshkallëzim dhe bllokim rrugësh 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor, të dehurve përsëritës në timon u hiqet patenta përjetë! Ashpërsohen gjobat për celularin e shpejtësinë 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Dogji 3 makina, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan! Në pranga edhe një tjetër, u kap me pistoletë, fishekë e kokainë

ELBASAN– Një 43-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi dyshohet se u ka vënë flakën tre automjeteve në dy…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Do trafikonin 28 afrikanë drejt Malit të Zi kundrejt pagesës, 2 në pranga në Maliq! Njëri theu arrestin shtëpiak

MALIQ– Dy persona janë arrestuar në Maliq pasi u kapën duke transportuar 28 emigrantë nga Sudani, të cilët…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Laboratori i kokainës në Frakull, GJKKO lë në burg ‘kimistin’ kolumbian! U ekstradua 2 ditë më parë

Kolumbiani Samir Rosales Rodriguez, i ekstraduar të enjten në Tiranë si pjesë e grupit kriminal të laboratorit të…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by