Dy burra hebrenj janë plagosur me thikë në Londër, ndërsa Policia Metropolitane e ka shpallur zyrtarisht incidentin akt terrorist.
Sulmi ndodhi në veri të Londrës, ku të plagosurit të moshës 70 dhe 30 vjeç, u dërguan në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton nëse sulmi kishte në shënjestër qëllimisht komunitetin hebre në qytet.
Një burrë 45-vjeçar është arrestuar me dyshimin për tentativë vrasjeje, pasi dyshohet se kreu sulmin dhe më pas u përpoq të sulmonte edhe oficerët e policisë. Ai u neutralizua dhe arrestua nga forcat e rendit.
Read more (Londër):Koke–Griezmann, “vallëzimi” i fundit së bashku në Evropë
Sipas autoriteteve, i dyshuari ka një histori për dhunë të rëndë dhe probleme të shëndetit mendor. Policia po punon për të përcaktuar identitetin e plotë, përfshirë kombësinë dhe prejardhjen e tij.
Zyrtarë të lartë të policisë kundër terrorizmit kanë konfirmuar se rasti po trajtohet si incident terrorist, duke theksuar seriozitetin e hetimit dhe rrezikun e mundshëm për komunitetin.





