Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Udhëzimi i PD e la jashtë garës për kryetar partie, Salianji për Repolitix: Nesër dorëzoj kërkesën për kandidim! Uzurpim, frikë e Berishës për t’u përballur!
Aktualitet

Udhëzimi i PD e la jashtë garës për kryetar partie, Salianji për Repolitix: Nesër dorëzoj kërkesën për kandidim! Uzurpim, frikë e Berishës për t’u përballur!

• 30 Prill, 2026 • 4 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pavarësisht se udhëzimi i ri e përjashton automatikisht nga gara, Ervin Salianji do të dorëzojë nesër në selinë blu të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për tu bërë pjesë e garës për kreun e ri të Partisë Demokratike.

Në një reagim për emisionin “Repolitix” me gazetarin e Report Tv Denis Minga, Salianji ka thënë: Do depozitoj gjithçka është kërkuar, pavarësisht se është qartësisht farsë. Një dokument që publikohet vetëm disa orë pas mbylljes së afatit. Pa lista zgjedhore, pa kohë të barabartë, etj. Kjo është uzurpim përmes farsës, por qartësisht edhe frikë e Sali Berishës për t’u përballur”.

Udhëzimi i bërë publik vetëm sot, por i firmosur më datë 18 mars, ka bërë të qartë 3 kriteret që duhet të përmbushë një kandidat i mundshëm për tu bërë pjesë e garës për zgjedhjen e kreut të ri të PD.

Përveç profilit të lartë politik e ushtrimit të funksioneve drejtuese në parti, kriteri i 3-të përjashton automatikisht nga gara të dënuarit nga gjykata me vendim të formës së prerë. Kjo i faturohet drejtpërdrejt Ervin Salianjit i dënuar me 1 vit burg për “kallëzim të rremë”.

Read more (ervin salianji):Ylli Pata: Ambicja e Salianjit, a mund të bëhet një Magyar?

Po në rast se dokumentacioni nuk do t’i pranohet? Salianji përgjigjet shkurtimisht: Nuk e njoh si proces, është uzurpim.E vetmja kandidaturë e zyrtarizuar është ajo e Sali Berishës, dokumentet e të cilit janë bërë gati që përpara publikimit të udhëzimit.

Një tjetër reagim i tij ka ardhur në rrjete sociale, ku i ndodhur jashtë shtetit shqiptar, shkruan se nuk do të heqë dorë nga lufta për të lënë pas të shkuarën dhe për të demokratizuar Partinë Demokratike.

“Dielli lind andej nga perëndon” na mëson Naim Frashëri.

Read more (Reagim):Të dhëna alarmante të abuzimit seksual të fëmijëve në Maqedoni, 508 raste për katër vite

Drita, përparimi, qytetërimi dhe demokracia vijnë nga Perëndimi. Prandaj shqiptarët e kanë vendosur që dijen dhe kulturën e marrin nga bota e përparuar. Modeli i demokracisë perëndimore më frymëzon dhe nuk do të ndalem në luftën për të lënë pas të shkuarën e për ta demokratizuar Partinë Demokratike.

Ironi e fortë: në ditën kur shpallet uzurpimi dhe shkallmimi i rregullave demokratike, ndodhem aty ku lindi Magna Carta, në tempullin të demokracisë. Pavarësisht farsës, nesër depozitoj kërkesën për të kandiduar për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë”, thuhet në postim.

Salianji në PD është i “vetëpërjashtuar” thotë Berisha që pas zhvillimit të takimeve me qytetarët veçmas të ish-deputetit, jashtë programit të PD. Kjo një tjetër arsye më shumë që nuk mund të jetë pjesë e garës sipas Berishës, pasi kandidati duhet të jetë patjetër pjesë e PD.

Read more (repolitix):Spahiu: Kush ja kthen shëndetin dhe jetën Ilir Metës, nëse merr pafajësi pas 3 vjetësh paraburgim?

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 21:29

Berisha e la jashtë garës për kreun e PD, Salianji: Nuk ndalem në luftën për të lënë pas të shkuarën, do të demokratizoj PD

1776712144_ervinsalianji.jpg

Pasi Report Tv konfirmoi se Ervin Salianji nuk do të hiqte dorë nga gara për kreun e PD edhe pse udhëzimi e përjashton automatikisht, ish-deputeti ka reaguar dhe në rrjete sociale.

Reagimi i plotë i Ervin Salianjit

“Dielli lind andej nga perëndon” na mëson Naim Frashëri.

Drita, përparimi, qytetërimi dhe demokracia vijnë nga Perëndimi. Prandaj shqiptarët e kanë vendosur që dijen dhe kulturën e marrin nga bota e përparuar.

Read more (PD):Gara për kryetarin e PD më 23 maj/ Nesër në orën 12:00 afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave

Modeli i demokracisë perëndimore më frymëzon dhe nuk do të ndalem në luftën për të lënë pas të shkuarën e për ta demokratizuar Partinë Demokratike.

Ironi e fortë: në ditën kur shpallet uzurpimi dhe shkallmimi i rregullave demokratike, ndodhem aty ku lindi Magna Carta, në tempullin të demokracisë.

Pavarësisht farsës, nesër depozitoj kërkesën për të kandiduar për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Demokracia #ervin salianji #Gjykata #PD #Perëndimi #Reagim #repolitix #sali berisha #zgjedhjet ne pd

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Eric Wendt merr zyrtarisht detyrën, ambasada Amerikane i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri. Zbardhet takimi me presidentin Begaj
  • Plagosja e artistit nga Kosova në Tiranë pas një sherri në lokal, një në pranga, një në kërkim! Arrestohet edhe i plagosuri ‘Leumasi’, kërkohej për drogë
  • Berisha i uron mirëseardhjen ambasadorit Eric Wendt: SHBA do japë ndihmë substanciale për çmontimin e narkoshtetit
  • Berisha kritikon ashpër fjalimin e Ramës në OKB: Përfaqësimi më i turpshëm në histori, nuk përmendi as Kosovën e UÇK-në
  • “U emërua në atë post jashtë çdo kriteri”, Berisha për skandalin e SHISH-it: Vlora Hyseni është kthyer për t’u dhënë reston bashkëpunëtorëve që e tradhtuan
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Pronari i ‘Mira Mare’ qëllon me shpullë shefin e policisë së Krujës, sherr pasi bëri manovra të rrezikshme në rrugë! Ofendime mes palëve 19 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Vlora Hyseni nën akuzë në Shqipëri/ Media rumune: Është stërvitur nga “Gjenerali i Zi”, Coldea ishte këshilltar i kryeministrit Rama dhe…. 15 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta i ka dhënë frytet, presim vetëm rrëzimin e qeverisë”/ “Kriminel, e gjithë Shqipëria të urren”, goditi me vezë Ramën në New York, Mevlan Mata: Ja si reagoi kryeministri 15 lexime · 24 orë më parë
  4. 04
    Politikë “15 mijë euro një dhomë hoteli”/ Mariana Koçeku për videon e shpërndarë nga shqiptarët në New York: Rama harxhon 5 vite pension të një shqiptari në një natë 13 lexime · 24 orë më parë
  5. 05
    Politikë Akademikët shqiptarë hedhin hapa konkretë për demokracinë, institucionet dhe integrimin europian 13 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Protestuesit i zunë pritë Ramës në Nju Jork/ Shehaj: Kryeministri ka mbi 100 ditë që i injoron, duhet të largohet 12 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Politikë Këlliçi bën deklaratën e fortë: Janë porositur për të vrarë Ahmetajn jashtë shtetit! 10 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by