
Një person është arrestuar pasi që i njëjti ka kanosur pesë zyrtarë policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:00, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Read more (Telegrafi):Goli i Gyokeres vendos pjesën e parë mes Atleticos dhe Arsenalit
“Prishtinë 29.04.2026-11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kanosur pesë zyrtarë policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/





