Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. ​Gjyqi për gazin në kuvend, mbrojtja me vërejtje për provat e prokurorisë
Aktualitet

​Gjyqi për gazin në kuvend, mbrojtja me vërejtje për provat e prokurorisë

• 30 Prill, 2026 • 8 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Në gjykatore të enjten janë paraqitur të akuzuarit Fitore Pacolli Dalipi, Salih Zyba dhe Drita Millaku. Ata akuzohen për ndezjen e bombolave të gazit lotsjellës më 21 mars 2018 rreth orës 12:10 e deri në orën 15:40.

Në fjalët hyrëse, mbrojtja e Salih Zybës, avokati Hasan Jashari tha se veprimet politike nuk janë vepër penale dhe se “tymi i përdorur në Parlamentin e Kosovës është përdorur për të arritur një qëllim politik”.

“Se tymi i përdorur nga zotëri Zyba, a hyn në grupin e armëve, andaj eksperti ka obligim që të jap mendimin dhe konstatimin lidhur me këtë çështje dhe assesi të bëjë interpretim të dispozitave ligjore dhe të tregon se a është fajtor. Ne si mbrojtës konsiderojmë se ai tym që është përdorur në sallën e parlamentit, është përdorur vetëm për të arritur një qëllim politik, për të pamundësuar që të merret një vendim nga deputetët e Parlamentit të Kosovës, i cili vendim ka qenë i dëmshëm për vendin tonë, ku në bazë të atij vendimi vendit tonë do t’i merret 25 për qind e territorit. Konsideroj se veprimi politik nuk është vepër penale”, ka thënë avokati i Zybës.

Edhe avokati i Fitore Pacollit, Lavdrim Salihu tha se aktakuza është e mangët sa i përket aspektit kohor kur është kryer vepra, raporton KosovaPress.

Read more (kuvend):Siljanovska për iniciativën e Frontit Europian: Nuk shoh se ka mundësi të ketë sukses

“E mbrojtura ime akuzohet se më 21.03.2018 ora 12:10 deri në 15:40 ka kryer veprën penale siç është përcaktuar. Kjo akuzë është e mangët për shkak se në aspektin kohor edhe pse kemi të bëjmë me një veprim konkret, shkruhet interval kohor prej 23 orësh. Nuk kemi konkretizim të veprimeve të secilit nga kryerësit, edhe pse kemi të bëjmë me katër kryerës, siç pretendon Prokuroria, ndërsa përshkrimi është i përgjithshëm.

Këto të meta komplemetohen edhe në aspektin e provave. Pse? Se siç shihet në raportin me numrin referencës i njëjti, këto shkresa të lëndës përkojnë me lëndën që në Polici… këto shkresa përkojnë me çështje juridiko-penale që janë trajtuar nga kjo gjykatë, e disa prej të cilave edhe kanë marrë epilog”, tha ai.

Tutje, para trupit gjykues ai tha se “aktakuza mbështetet edhe në prova të pabazuara”.

“Në këtë drejtim, aktakuza mbështetet edhe në prova të pabazuara, duke filluar prej raportit të ekspertit të IJD-së. Në këtë drejtim edhe pse kemi të bëjmë me raport, i cili në këtë rast propozohet në cilësi të ekspertizës, nuk mund të kemi ne ekspertizë që është kryeprovë në çështje juridiko-penale derisa mund të propozohet dëgjimi i ekspertit ose i përpiluesit të raportit në këtë rast, për çka është obligim i prokurorisë që të dëshmojë fajësinë edhe normalisht që t’i mbështes provat që i ka propozuar.

Në këtë drejtim, nëse Prokuroria nuk propozon dëgjimin e të njëjtit, i mbetet mbrojtjes të propozojë të njëjtin, edhe pse ky është paradoks juridik sepse po propozohet nga ne që të dëshmojnë pafajësinë e jo Prokuroria të dëshmojë fajësinë”, ka thënë ai.

Read more (Para):Barcelona pritet t’i jap “vulën” historike: Cancelo drejt rekordit unik që asnjë lojtar nuk e ka arritur

Prokurori Valdrin Krasniqi e ka kundërshtuar kërkesën e mbrojtjes së Fitore Pacollit për caktimin e një eksperti, teksa tha se raporti i grupit të ekspertëve është mjaftueshëm i qartë.

“E kundërshtoj kërkesën për caktimin e një eksperti, duke vlerësuar se raporti i ekspertimit, i lartëcekur është mjaftueshëm i qartë, i cili vërteton se të pandehurit me datën 21.03.2018 kanë përdorur armë, në këtë rast, gaz irritues siç është i përcaktuar në Ligjin për Armë. Arsyeja e kundërshtimit është se ky raport gjen mbështetjen edhe me prova të tjera materiale, siç janë raporti i këqyrjes së vendit të ngjarjes, video-incizimet që janë propozuar dhe administrohen si prova gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor, por edhe me vendimin e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, datë 21 mars 2018, në të cilin është marrë vendim që të pandehurit prezentë këtu për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës të ju shqiptohet masa disiplinore -ndalimi i pjesëmarrjes në seancën e jashtëzakonshme të kuvendit”, ka thënë ai.

Kjo kërkesë e avokatit është refuzuar edhe nga trupi gjykues.

Tutje, mbrojtja e Fitore Pacollit, avokati Lavdrim Salihu ka pasur vërejte për provat materiale të Prokurorisë.

“Sa i përket raportit 04/2-1I/023/2019 i propozuar si raport ekspertimi duhet të shpallet si provë e papranueshme dhe të veçohet nga shkresat e lëndës si provë e paartikulueshme në kuptim të nenit 19, për shkak se nuk dihet kush e ka përpiluar këtë raport, për çka nëse edhe lexohet si provë do të na i pamundësojë propozimin e përpiluesit, në cilësi të dëshmitarit apo ekspertit, provë kjo që do të ishte shfajësuese apo do të dëshmojë paqëndrueshmërinë e provës. Sa i përket vendimit të kryesisë së kuvendit, i njëjti nuk mund të shërbejë si provë për shkak se kryesia e kuvendit nuk është organ kompetent për të vlerësuar elementet e veprës penale, për çka natyrisht se edhe jemi paraqitur para gjykatës”, tha ai.

Read more (Aktakuza):SHBA/ Lëshohet urdhër arresti për ish-shefin e FBI-së Comey! Shkak kërcënimi ndaj Trump në një postim në Instagram

Vërejtje për deklarimet e prokurorisë pati edhe i pandehuri, Salih Zyba.

“Deklarimi i tij në fjalën e parë hyrëse ke ‘ligjvënësi ka paraparë’, ky ligjvënësin është duke e kontestuar tash, jo pasojën, por vet qenien tonë… Dhe ishte kontravers sepse në fjalinë e fundit ‘të njëjtit gjatë asaj seance kanë konsumuar dhe është marrë masa disiplinore’ që nënkupton ligjvënësi ka rregulluar edhe normat kur cilësohet, konsiderohet vepër penale dhe kur eventualisht si në rastin konkret, kur vepër penale dhe kur shkelje disiplinore, dhe nëse ka qenë vepër penale paska qenë masa disiplinore në kundërthënie me normat”, tha Zyba.

Edhe ai, njëjtë si avokati, tha se lënda nuk ka ekspertizë.

I akuzuari, Salih Zyba e quajti prokurorinë e asaj kohe si “të kapur”.

“Kur është ekspertizë ose grup profesionale, kam kënaqësinë dhe obligimin që të komunikojë me ta, jo me akuza të prokurorisë së kapur në atë kohë, e cilësojë, jo me mediume të pambikëqyrura, jo profesionale dhe këtij aktiviteti në kuvend i ka paraprirë qëndrimi, aktivitete publik dhe politik dhe simbolik dhe njëherësh duke u bazuar në dokumentet zyrtare shtetërore një ekspertizë sa i përket cilësimit të përkufizimit të rolit të detyrave të deputetit apo siç e cilësojë ligjvënësi më herët”, tha ai.

Read more (Gjykata):Kërkon lirinë/ Ilir Meta kërkesë të re në GJKKO, ofron 50 mijë euro garanci për të lënë qelinë

Prokurori Valdrin Krasniqi ka kërkuar nga trupi gjykues që t’i tërhiqet vërejtjen Zybës.

“Kërkoj nga gjykata që t’ia tërheq vërejtjen të pandehurit Salih Zyba për mënyrën siç i referohet institucionit të Prokurorit të Shtetit. Sa i përket kontestimit të raportit të ekspertit është bërë… ky raport përmban të gjitha elementet të cilat duhet t’i përmbajë një raport, unë dëgjova me vëmendje kërkesën e të pandehurit Salih Zyba, i cili theksoi se në raport duhet të ceket prejardhja e këtyre armëve. Raporti e përmban këtë informatë”, tha ai.

Avokatët kanë propozuar që të shikohen video-incizimet nga data kur pretendohet se është kryer vepra penale, me të cilën ngarkohen të pandehurit.

Seanca e ardhshme do të vazhdojë me shqyrtimin e video-incizimeve, për çka gjyqtari Sabit Sadikaj ka marrë aktvendim që seanca e radhës të shtyhet për një kohë të pacaktuar, ku mund të mbahet seanca në një sallë ku shfaqen këto prova të Prokurorisë. /kp/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aktakuza #Drita millaku #Fitore pacolli #Gjykata #Gjykata themelore e prishtinës #Gjyqi #kuvend #Para #Salih zyba

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Vrasja në 2019 e tregtarit Besnik Hida në Lushnjë, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon dosjen për gjykim! Kërkon pushimin e çështjes për Laert Haxhiun e Orgest Bilbilin
  • Dita e 41-të e protestës qytetare/ Kërkojnë dorëheqjen e Ramës, mijëra protestues mblidhen sërish sot para Kryeministrisë
  • Nga hallva për të “40-at e vdekjes së frikës te shqiptarët”, te ironia me koncertin e Kanye West, mesazhet pikante nga revolta e qytetarëve
  • Agron Shehaj mesazh Kanye West: Refuzoji paratë e Ramës, i përkasin popullit më të varfër në Europë!
  • Të shtunën koncerti i Kanye West, të gjitha rrugët që do të bllokohen në kryeqytet! Nga ora 07:00 deri në mesnatë s’ka qarkullim mjetesh në dytësoren Durrës-Tiranë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 33 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 18 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 17 lexime · 24 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ Trump injoron Ramën që kërkon të marrë vëmendje me atletet e bardha, në nisje të Samitit të NATO-s 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Gjyqi ndaj Metës i stisur, nuk ka asnjë provë”, Blushi: Presidenti nuk ka nevojë për avokat, s’ka asnjë qindarkë të paligjshme 8 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by