
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me ish-presidenten Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se “shumë shpejt do të vijmë me lajme të mira”.
Ai tha se ky takim s’është as i pari e as i fundit mes tyre.
“Nuk është i pari e as s’do të jetë i fundit dhe shumë shpejt do të vijmë me lajme të mira”.
I pyetur nëse do të bëhet bashkimi i madh i LDK-së, Abdixhiku tha se një pjesë substanciale e kthimit tashmë është arritur.
“Një pjesë substanciale e kthimit të madh të LDK-së tashmë është arritur, por së shpejti do të sjellim edhe më shumë lajme shumë, shumë të mira”, ka thënë Abdixhiku.
Ndërkaq, Osmani nuk u deklarua se çka folën në takimin bashkë me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe anëtarët e kësaj partie.
“Kafe mes miqsh”, tha shkurt Osmani për media.





