Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Ironia e Spahiut: Më shumë shanse ka Meremja që ta rrëzojë Edi Ramën, se Sali Berisha
Aktualitet

Ironia e Spahiut: Më shumë shanse ka Meremja që ta rrëzojë Edi Ramën, se Sali Berisha

• 30 Prill, 2026 • 4 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Juristi Kreshnik Spahiu me ironi e ka pyetur Mereme Selën (të cilës iu pranua aplikimi për kandidate për kryetare të PD-së) se nëse zgjidhej kryetare e PD-së dhe më pas kryeministre, a do ta bënte Sali Berishën zëvendës-ministër.

Në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, Spahiu me ironi deklaroi gjithashtu se më shumë shanse ka Mereme Sela që ta mposhtë kryeministrin Edi Rama në zgjedhje, sesa Sali Berisha.

Read more (Kreshnik Spahiu):Spahiu: Kush ja kthen shëndetin dhe jetën Ilir Metës, nëse merr pafajësi pas 3 vjetësh paraburgim?

“Nëse zonja Mereme fiton për kryetare të PD-së dhe mendoj se është shumë pranë fitores, sepse jam i sigurtë që më shumë shanse ka zonja Mereme që ta sjellë në pushtet PD-në sesa Sali Berisha. Dhe duke qenë se më shumë shanse ka zonja Mereme ta sjellë në pushtet PD-në, do të doja të qartësoja ‘nëse ju zonja Mereme, nëse fitoni si kryetare e PD-së, do kandidoni për kryeministre? Dhe nëse fitoni edhe si kryeministre, do e bëni ministër Sali Berishën në qeverinë e ardhshme tuajën? Pra cili është vizioni juaj si kryeministre e ardhshme? Të paktën futeni Berishën ndonjë nivel zv.ministri apo drejtori, mos ta lini pa gjë’”, i tha Spahiu-Mereme Selës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 22:56

Spahiu kërkesë live Mereme Selës: Dorëhiqu, je fasadë e garës pa kandidatë të Berishës

Juristi Kreshnik Spahiu i ka kërkuar live Mereme Selës që të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 23 majit për kreun e PD-së, pasi sipas tij, gara është e paracaktuar.

Read more (PD):Ardi Stefa: Gara në PD për kreun e partisë mes Berishës dhe Selës është fyerje e inteligjencës sonë, vrasje e asaj partie

Në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, Spahiu tha se Mereme Sela nëse do të hyjë në garë përballë Sali Berishës për kreun e PD-së, rrezikon të kthehet në një ‘barsaletë’.

Spahiu tha se Mereme Sela duhet të mbajë një qëndrim ndaj këtij procesi që po zhvillohet në PD, duke shtuar se Sali Berishës ia ndalon neni ‘Basha’ për të qenë kandidat në zgjedhjet për kryetarin e partisë.

Read more (frontline):Kosova drejt zgjedhjeve të reja, Prençi: S’është faji i Kurtit, opozita të kuptojë që ka rënë nga kali! Haradinaj mund të ishte një figurë përbashkuese si President

“I drejtohem zonjës Mereme, e cila është e nderuar në profesion, por po futet në një garë politike e cila është historike. Dhe mund të ndodhë që të kthehet në një precedent barsalete në të ardhmen, për faktin se PD ka në diskutim garën, e cila ka përjashtuar të gjithë kritikët. Me statut, të miratuar në gjykatë, në bazë të ligjit të organizimit të partive, të votuar nga ky Kuvend ku është anëtare zonja Mereme, kanë votuar që kryetari i cili humbet zgjedhjet, nuk mund të kandidojë.

E para Meremja duhet të kontestojë kandidimin e Sali Berishës, i cili është kryetari që ka humbur zgjedhjet. Meremja mund të jetë në garë, por Sali Berisha jo. Nëse zonja Mereme duhet të hyjë në histori, duhet të mbajë një qëndrim ndaj këtij procesi, që të jetë një garë e ndershme dhe e barabartë. Sali Berisha s’mund të jetë përballë Meremes kandidat, sepse e ndalon Statuti.

Read more (mereme sela):Efekti Mereme: Molotovi cinik i spinëve të Berishës në një ditë të keqe!

Dhe Meremja duhet të dali troç dhe të thotë ‘Berisha duhet të largohet nga kjo garë, sepse nuk i takon me Statut, ose vetë Meremja të tërhiqet. Sepse përndryshe në të ardhmen do të thonë ‘historia e Meremes me Berishën’. Ose ju s’duhet ta pranoni dhe të thoni ‘unë në garë hyj me çdokënd, përveç atij që e ndalon statuti’, ose nga ana tjetër mos hyj në një garë e cila është e humbur, pasi është e pabarabartë”, tha mes të tjerash Spahiu.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Edi Rama #frontline #Kreshnik Spahiu #kuvend #Live #mereme sela #Para #PD #sali berisha

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Revolta e 127 kundër qeverisë/ Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesat, kërkojnë largimin e kryeministrit
  • Pallatet, kush i përfundon?/ AAPSK parashikon fond për objektet e konfiskuara kur investitori falimenton
  • ‘Kam frikë se do t’i bëjë keq babait’/ Ekskursioni me koleget ‘mollë sherri’ mes Xhuana Nikollajt e Eraldo Fizit! Ish i fejuari e kërcënonte vazhdimisht
  • “Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë
  • “SPAK të merret me strukturat e shtetit që janë shkrirë me krimin”/ Korreshi: Opozita duhet të dalë me vendime drastike, ngujim në Parlament ose grevë urie
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor 53 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Editoriale Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin – Ide 2 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë ‘Kam frikë se do t’i bëjë keq babait’/ Ekskursioni me koleget ‘mollë sherri’ mes Xhuana Nikollajt e Eraldo Fizit! Ish i fejuari e kërcënonte vazhdimisht 1 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Sociale Paketa e re/ 200 familje ‘strehë’ për fëmijët pa kujdes prindëror! Trajnim, monitorim e mbështetje me 12 mijë lekë në muaj për të miturin (VIDEO) 1 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Protesta diskretitoi Ramën në arenën ndërkombëtare”/ Kalaja për opozitën: Uji që rri, qelbet! PD duhet të rifreskohet dhe të angazhohet me reagimin qytetar 1 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Pallatet, kush i përfundon?/ AAPSK parashikon fond për objektet e konfiskuara kur investitori falimenton 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Në Vlorë kanë mbetur pak si ai, njihuni me 70-vjeçarin që edhe pas 40 vitesh nuk heq dorë nga tornoja, Perlat Qendro: Zanati po humbet, të rinjtë nuk kanë interes 1 lexime · 17 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by