Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Vilant Xhori: Të mjerët përballë Meremes, një zgjedhje pa zgjidhje
Aktualitet

Vilant Xhori: Të mjerët përballë Meremes, një zgjedhje pa zgjidhje

• 1 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një nga provat më të qarta të gjendjes së sotme politike në Shqipëri nuk është vetëm ajo që bën lidershipi, por edhe ajo që nuk thonë më strukturat dhe shoqëria përballë tij. Kandidimi i Sali Berishës për drejtimin e Partisë Demokratike, në kundërshtim të drejtpërdrejtë me statutin, që parashikon dorëheqjen e kryetarit pas humbjes së zgjedhjeve, është një rast i tillë.

Dhe këtu ironia qëndron në faktin se neni 46 i statutit i formuluar nga Berisha për të garantuar një minimum përgjegjësie politike, sot qëndron si boomerang për të zhbërë edhe më shumë farsën e rizgjedhjes së tij.

Pra, statuti është i qartë, nuk ka nevojë për interpretime kreative: humbja sjell përgjegjësi, dhe përgjegjësia përkthehet në dorëheqje. Ky është një standard minimal demokratik, jo një luks procedural. Megjithatë, ajo që po ndodh sot nuk është debat mbi interpretimin e rregullit, por vetëm heshtje përballë shkeljes së tij. Dhe çuditërisht, askush brënda PD-së nuk duket i çuditur.

Read more (PD):Ironia e Spahiut: Më shumë shanse ka Meremja që ta rrëzojë Edi Ramën, se Sali Berisha

Reagimi, si brenda Partisë Demokratike ashtu edhe jashtë saj, është i vakët. Nuk ka debat real, nuk ka përplasje idesh, nuk ka një përpjekje serioze për të mbrojtur parimin mbi individin. Dhe kjo heshtje nuk duket rastësore. Ajo ngjan më shumë si një lodhje kolektive, një dorëzim gradual përballë një realiteti që tashmë është bërë normë.

Themi kështu sepse precedenti është krijuar. Berisha u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara dhe, megjithatë, arriti të rikthehet në krye të partisë. Më pas, u përball me akuza serioze për korrupsion në një dosje të SPAK-ut dhe përsëri mbeti në qendër të vendimmarrjes politike. Çdo ngjarje e tillë, që në një sistem normal do të prodhonte krizë të thellë dhe reflektim institucional, në këtë rast është absorbuar pa shumë rezistencë.

Read more (non grata):Kriza në degën e PD në Fier, Noka e Bardhi mbajnë takim me dyer të mbyllura ‘për të qetësuar’ ujërat

Sepse, e thënë troc, ajo që bie në sy në Partinë Demokratike është mungesa e reagimit që vjen si pasojë e mungesës së personaliteteve. Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti, të paraqitur shpesh si shpresë rinovimi dhe që duhej të ishin zë kritik, sot nuk janë as zë i ulët. Janë shumë më keq se kaq janë pa zë fare. Pra, kanë zgjedhur komoditetin e mosqenies. Asnjë pyetje për statutin, asnjë rezervë për procesin, asnjë distancë nga një praktikë që bie ndesh me parimet që vetë partia pretendon.

Një lloj elegance e heshtjes që nuk ka asnjë lidhje me maturinë, por shumë lidhje me varësinë. Një qetësi që tingëllon si korrektesë, por në thelb dëshmon mungesë integriteti. Një heshtje që nuk mbron parimin, por mbron pozicionin; që nuk ruan balancën, por shmang përgjegjësinë. Në pamje të parë duket si përmbajtje, në thelb është dorëzim pa personalitet.

Read more (korrupsion):Ankimoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt! Ndreca: Absurde ta pësojë nga një i pandehur tjetër

Dhe këtu ironia vesh kostumin historik. Sepse Patia Demokratike është një parti që ka njohur debat. Ka njohur përballje. Ka njohur figura që i dilnin përballë Berishës edhe kur ai ishte në kulmin e forcës. Sot, kur ai është edhe i vjetëruar, edhe i konsumuar, edhe i refuzuar nga shumica e elektoratit, edhe i izoluar ndërkombëtarisht, kemi një brez politikanësh brënda PD-së, që zgjedh vasalitetin pranë tij.

Por kjo zgjedhje ka një kosto reale. Sepse duke shmangur përplasjen, ata nuk po ruajnë unitetin, por po zgjasin stanjacionin. Ata nuk po mbrojnë partinë, por po lënë Shqipërinë pa alternativë.

Read more (Jorida Tabaku):Bardhi dhe Tabaku takohen me përfaqësues të partisë ‘Forza Italia’ në Romë: Integrimi në BE kërkon reforma të thella

Paradoksi bëhet edhe më i rëndë kur Berisha vendos standarde për të tjerët. Kur një lider që vetë sfidon statutin dhe përballet me akuza të rënda i thotë një ish-deputeti se “nuk do kandidosh”, pa ofruar transparencë apo argument publik, atëherë kemi të bëjmë me një model selektiv të rregullit. Statuti zbatohet kur shërben dhe zhduket kur pengon.

Në fund, çështja nuk është më vetëm Berisha. Është fakti që një parti dhe një shoqëri duket se kanë hequr dorë nga refleksi për të reaguar. Pra, këto zgjedhje zgjidhin një problem, por jo atë të demokratëve. Ato zgjidhin një problem personal: konsolidojnë qëndrimin e Sali Berishës si lider i opozitës më të madhe në një moment kur përballet me procese të drejtësisë.

Read more (ilir alimehmeti):“Të marrim masa për pallatet e tjera që kanë të njëjtin rrezik”, Alimehmeti për zjarrin pranë QSUT: Ndihma s’mund të jetë e njëjtë për të gjithë sepse…

Një zgjidhje e brendshme për një nevojë personale. Por, pikërisht sepse zgjidh një problem personal, ajo lë pa zgjidhje problemin politik. Demokratët mbeten pa standard. Shoqëria mbetet pa debat. Shqipëria mbetet pa alternativë.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Demokratët #ilir alimehmeti #Jorida Tabaku #korrupsion #mereme sela #non grata #PD #sali berisha #Shba #Shqiperia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Zelensky telefonatë më Trump para samitit të G7-ës: E falënderova për mbështetjen e pa ndalur, diskutuam dhe për arritjen e paqes në Ukrainë
  • Tragjike në SHBA, aeroplani rrëzohet menjëherë pas nisjes, humbin jetën 11 parashutistët dhe piloti
  • Tensionet në Lindjen e Mesme, Reuters: Irani pranon të mos prodhojë ose blejë armë bërthamore sipas draft-marrëveshjes
  • Goditet bastioni i Hezbollahut në Dahiyeh, tensionet kërcënojnë armëpushimin e brishtë mes Izraelit dhe Libanit
  • “Paqe përmes forcës”/ Netanyahu uron Trump për ditëlindje: Do ta çojmë aleancën SHBA-Izrael në nivele më të larta
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Botë Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina 4 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi Blegtoria kryeson aplikimet/ 21 mijë fermerë aplikojnë për subvencione, interesi zhvendoset nga toka te bagëtitë 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Botë Burg për djalin e Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, shpallet fajtor për dy raste përdhunimi 3 lexime · 4 orë më parë
  4. 04
    Botë Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Botë “Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”/ Trump zemërohet me Izraelin: Mos ta prishim fillimin e mundshëm të një paqeje me Iranin 2 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Botë La ndeshjen e Kanadasë për të ndjekur Katy Perry-n në premierën e SHBA-së, Trudeau “kryqëzohet” nga kanadezët: Je turpi ynë 1 lexime · 6 orë më parë
  7. 07
    Botë Vritet koka e organizatës kriminale venezueliane ‘Tren de Araguan’, Trump konfirmon ekzekutimin e ‘Nino Guerrero’ nga një sulm ushtarak amerikan 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 6 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 6 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 6 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by