
Rihanna është parë së fundmi në Paris, ku ka zgjedhur një pamje të thjeshtë për një darkë në restorantin Siena.
Këngëtarja 38-vjeçare u shfaq me një bluzë me kapuç nga koleksioni i saj, xhinse të errëta dhe çizme të zeza, duke e kompletuar dukjen me syze dielli dhe një kapelë blu të errët.
Ylli ndodhet në kryeqytetin francez për evente të rëndësishme të modës dhe për të promovuar markën e saj Fenty Beauty, shkruan DailyMail.

Siena duket të jetë një nga vendet e saj të preferuara, pasi e ka vizituar edhe më herët së bashku me partnerin ASAP Rocky.
Read more (Rihanna):Me një përgjigje plot humor, Rihanna reagon për lajmet rreth shtatzënisë së katërt
Dalja e saj vjen në një moment delikat, pas një incidenti të rëndë në shtëpinë e saj në Beverly Hills.

Një grua 35-vjeçare u arrestua dhe u akuzua për tentativë vrasjeje, pasi dyshohet se qëlloi disa herë me armë drejt rezidencës së këngëtares më 8 mars.
Në momentin e të shtënave, në shtëpi ndodheshin Rihanna, partneri i saj, fëmijët dhe disa anëtarë të stafit, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Read more (Paris):Kush janë Muxhahedinët që sot strehohen në Manzë? Ish-oficeri i CIA-s: U krijuan në vitet ’60, nisën sulmet terroriste në Iran, më vonë u bënë aleatë me SHBA

Megjithatë, autoritetet kanë theksuar se situata mund të kishte përfunduar shumë më keq.
Motivi i sulmit mbetet ende i paqartë, ndërsa e dyshuara kishte bërë më herët postime të çuditshme në rrjetet sociale, duke pretenduar se Rihanna donte ta dëmtonte. /Telegrafi/





