Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Kravatat janë rikthyer në modë, por këtë herë po i veshin gratë
Aktualitet

Kravatat janë rikthyer në modë, por këtë herë po i veshin gratë

• 1 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Dikur simbol i veshjes së rreptë zyrtare, kravata në vitin 2026 po kthehet në aksesor që i jep çdo kombinimi më shumë karakter, vetëbesim dhe stil

Moda e grave në vitin 2026 sjell një kthesë të papritur: kravatat po bëhen një aksesor i pashmangshëm, që çdo veshjeje i jep një shenjë autenticiteti, fuqie dhe karakteri.

Harrojeni për një çast gjithçka që keni menduar për veshjen “e rreptë” zyrtare dhe për rregullat e ngurta të një kohe tjetër. Diçka po ndryshon në rrugët e metropoleve botërore dhe fryma e këtij ndryshimi ka mbërritur edhe te ne më shpejt se sa pritej.

Deri dje, shumëkush u qëndronte besnik kombinimeve klasike, por pranvera e vitit 2026 ka sjellë një trend që për dekada është konsideruar pothuajse i rezervuar për gardërobën e burrave. Megjithatë, le ta pranojmë: a nuk kemi mësuar prej kohësh se gjithçka që ata mund ta veshin, gratë mund ta shndërrojnë në stil?

Read more (Karakteri):FSSH: Nuk ka qytetarë të pambuluar me sigurim shëndetësor në Maqedoni

Edhe pse lidhja e parë që na vjen në mendje kur përmendet kravata është ende një burrë serioz me kostum, që nxiton për në takim, skena e modës ka vendosur ta lërë këtë imazh në të kaluarën.

Kravata nuk është më vetëm simbol i disiplinës. Këtë sezon, ajo është kthyer në simbol të lirisë, në atë detaj që bën dallimin mes një veshjeje të zakonshme dhe një paraqitjeje që tërheq vëmendjen.

Në një kohë kur veshjet e gjera janë bërë pjesë e përditshme e modës, kravata vjen si ekuilibër i përsosur: i jep strukturë veshjes, drejton shikimin dhe, kur kombinohet si duhet, e thekson bukur siluetën femërore, transmeton Telegrafi.

Read more (Pranvera):Selena, Zendaya, Katie! Veshjet e famshme që po frymëzojnë stilin e javës

Si ta vishni pa u dukur sikur po shkoni në mbrëmje mature?

Çelësi në vitin 2026 është të mos duket sikur jeni munduar shumë. Influencuesja Sara Stasi ka dhënë një shembull të mirë se si mund të vishet kravata pa e kthyer në element tepër formal. Ajo nuk e trajton si pjesë të një kodi të rreptë zyrtar, por si një aksesor që mund të ketë të njëjtin efekt si një varëse e bukur apo një shall mëndafshi.

Ka shumë mënyra për ta përshtatur këtë trend me stilin tuaj personal.

Read more (Para):Lufta dhe bllokada amerikane po tronditin ekonominë e Teheranit, monedha e Iranit shënon rënie rekord

Varianti i përditshëm: një këmishë e gjerë, pak e zbërthyer, xhinse me bel të lartë dhe një kravatë e lidhur lirshëm, sikur është vendosur në çastin e fundit.
Stili më i guximshëm: një jelek ose xhaketë lëkure mbi një kravatë të hollë, me ndonjë dizajn interesant.
Pamja njëngjyrëshe: e gjithë veshja në të njëjtën ngjyrë, ndërsa tekstura e kravatës, qoftë prej sateni apo e thurur, krijon lëvizjen dhe kontrastin e nevojshëm.

Pse pikërisht tani?

Moda gjithmonë pasqyron atë që ndodh në shoqëri. Sot, më shumë se kurrë, kufijtë mes “veshjes mashkullore” dhe “veshjes femërore” po zbehen. Kravata vjen si mesazh se një grua ndihet mirë me veten, nuk ka frikë të marrë elemente që dikur lidhej me autoritetin mashkullor dhe t’i kthejë në estetikë të pastër.

Nuk bëhet fjalë që gratë të duken si burra. Bëhet fjalë për të marrë më të mirën nga të dyja botët dhe për ta kthyer në stil personal.

Read more (Veshjet):Arriti t’i shpëtonte plumbave të agresorit, del nga spitali agjenti i lënduar në sulmin e darkës së Trump

Kur shihni kominimin e një fustan mëndafshi me një kravatë të frymëzuar nga garderoba mashkullore, kuptoni se rregullat në modë nuk janë aq të pathyeshme. Në fund, ekzistojnë vetëm ide të mira dhe ide të dobëta. Dhe kjo, sipas gjithë asaj që po shihet në modën e vitit 2026, duket se është ndër idetë fituese të sezonit.

Prandaj, para se të niseni herën tjetër për blerje, ndaluni pak te dollapi i partnerit, vëllait ose babait. Ndoshta aty fshihet aksesori juaj i ri i preferuar, ai detaj që mund ta shënojë stilin tuaj këtë vit. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Dizajn #Karakteri #Kravata #Para #Pranvera #Veshjet

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri”/ Eksperti i IT, Gent Progni: Ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti, çdo tender publik…
  • Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!
  • Revolta kundër Ramës/ “Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!
  • Shkodër/ U grindën mes tyre, fqinji merr armën dhe e qëllon! Plagoset Vladimir Bruçi, vetëdorëzohet në Polici autori! Ishin bashkë në lokal para sherrit (EMRI)
  • LIVE- “82 ditë revoltë dhe me mijëra në shesh protestojmë pandalur”, aktivisti: Dorëheqja e Ramës qëllimi kryesor, më pas i hapet rruga qeverisë tranzitore
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “PPP-të 35-vjeçare po grabisin të ardhmen!” – Pano Soko para Kryeministrisë: “Ramizmi” është halli më i madh! Ecin me modelin KÇK 15 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Dinamika/ Si u vra portugezi te ‘Principotes’! Sherri nisi për zhurmën, shqiptaro-britaniku e goditi me grushte, dëshmon autori: Thikën e kishte turisti, ia mora nga dora (VIDEO) 14 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Balluku rrezikon mbi 30 vite burg, paratë e vjedhura janë transferuar jashtë” – Poli Hoxha: Ka ardhur koha që Edi Rama të thirret nga drejtësia 13 lexime · 7 orë më parë
  4. 04
    Politikë Protesta prej 80 ditësh kundër Ramës, aktivisti Alimadhi: Kjo revoltë një moment historik për të treguar dashurinë ndaj Atdheut! 11 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Ekskluzive/ ‘Mos bëni zhurmë’, dinamika e sherrit që i mori jetën portugezit në Ksamil! Punonjësi i Principotes: Thikën ia mora nga dora turistit! FOTO e viktimës 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Aksident tragjik në Manëz të Durrësit! Vdes çifti i martuar të dielën dhe një 15-vjeçar, 2 të plagosur! Po ktheheshin nga një lokal nate (EMRAT+VIDEO) 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Fati i Maliqit është marrë peng nga Gëzim Topçiu”/ Blushi: Kryebashkiaku po bën pazare në kurriz të banorëve, shkrirja thikë pas shpine 8 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by