
Ndryshimi i sistemit të subvencionimit në bujqësi është i domosdoshëm. Akademiku Taki Fiti rekomandon kalimin në një model të bazuar në autput, në vend të sipërfaqes së mbjellë.
Sipas tij, është e rëndësishme të përcaktohet me saktësi se ku përfundojnë subvencionet në bujqësi, me qëllim rritjen e efikasitetit.
“Rekomandimi ynë nuk është që të hiqet subvencionimi; ai është i domosdoshëm dhe shumë i rëndësishëm. Rekomandimi ynë është të ndryshohet sistemi: të kalohet sipas autputit e jo sipas sipërfaqes së mbjellë, të përcaktohet saktë se ku në fakt përfundojnë subvencionet tek produktet bujqësore dhe që të rritet efikasiteti i subvencioneve, jo vetëm të shkohet te pagesa me para në dorë dhe subvencione, të themi, për blerje mekanizimi, por edhe te masat teknike dhe plehrat etj., sepse ato mund të japin rezultate më të mëdha dhe më domethënëse”, deklaroi Taki Fiti, akademik.
Sipas analizave të akademikut, sistemi aktual i subvencionimit është i strukturuar dobët dhe nuk është e qartë se ku përfundojnë subvencionet.
Read more (Para):Si praktikohet teknika e tokëzimit: mund të ulë stresin, tensionin e gjakut dhe të përmirësojë gjumin
“Sa u përket subvencioneve në bujqësi, duhet të themi se, sipas mendimit tonë, këtë e thotë prej kohësh edhe shkenca, ne kemi një sistem subvencionimi të bujqësisë të strukturuar dobët, ku subvencionet bazohen në sipërfaqet e mbjella për hektar, e jo në rezultate, pra në autput. Po ashtu, nuk është e qartë se ku në fakt përfundojnë subvencionet, nuk është shumë e qartë, prandaj, në gjithë këtë situatë, subvencionet nuk kanë efekt pozitiv mbi prodhimin bimor”, theksoi Taki Fiti, akademik.
Ndërkohë, dje Rrjeti Kombëtar Bujqësor alarmoi se subvencionet për duhanin ende nuk janë paguar dhe kërkoi pagesë urgjente të tyre. Në njoftimin e vet, ata theksuan se pagesa duhet të kryhet menjëherë, pa asnjë kushtëzim shtesë dhe pa vonesa nga ana e institucioneve./Alsat.mk.





