Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Kina kundërshton sanksionet e SHBA-së ndaj rafinerive të lidhura me naftën iraniane
Aktualitet

Kina kundërshton sanksionet e SHBA-së ndaj rafinerive të lidhura me naftën iraniane

• 2 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kina nuk do të respektojë sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj pesë kompanive të shënjestruara për shkak të blerjes së naftës iraniane, tha Ministria kineze e Tregtisë më 2 maj.

Kina është një blerëse kyç e naftës iraniane, kryesisht përmes rafinerive të pavarura, të cilat mbështeten në naftën me çmim të lirë nga Republika Islamike.

Shtetet e Bashkuara, në përpjekje për të kufizuar të ardhurat e Teheranit, kanë intensifikuar sanksionet ndaj këtyre rafinerive.

Read more (Kina):Blogeri krijon pulë të skuqur transparente që duket si xham

Udhëzimi i Ministrisë së Tregtisë, që lidhet me sanksionet e shpallura ndaras që nga viti i kaluar, thotë se masat e SHBA-së “nuk duhet të njihen, zbatohen apo respektohen”.

Sanksionet “në mënyrë të padrejtë ndalojnë ose kufizojnë ndërmarrjet kineze nga zhvillimi i aktiviteteve normale ekonomike, tregtare dhe të ngjashme me vende të treta dhe shkelin të drejtën ndërkombëtare dhe normat bazë që rregullojnë raportet ndërkombëtare”, tha Ministria përmes një deklarate.

“Qeveria kineze ka kundërshtuar vazhdimisht sanksionet e njëanshme që nuk kanë autorizim të Kombeve të Bashkaura dhe nuk kanë bazë sipas të drejtës ndërkombëtare”.

Read more (Naftë):Rritja e çmimeve po i detyron shumë njerëz në Gjermani të ulin shpenzimet

Urdhëri vlen për tri kompanitë në provincën Shandong – Shandong Jincheng Petrochemical Group, Shandong Shouguang Luqing Petrochemical dhe Shandong Shengxing Chemical – si dhe për dy të tjera që janë në pjesë të tjera të Kinës: Hengli Petrochemical (Dalian) Refinery dhe Hebei Xinhai Chemical Group.

Uashingtoni vendosi të premten sanksione edhe ndaj një kompanie tjetër kineze, të cilën e akuzoi se ka importuar “dhjetëra miliona fuçi” naftë bruto iraniane, duke gjeneruar miliarda dollarë të ardhura për Teheranin.

Kompania Qingdao Haiye Oil Terminal Co., Ltd. nuk u përmend në urdhrin e Ministrisë kineze të Tregtisë.

Read more (iran):Kriza e naftës “pushton” botën, Kina gjen zgjidhjen duke rivalizuar Perëndimin: Makinat elektrike do të dominojnë tregun

Sanksionet më të fundit vijnë në kohën kur Uashingtoni dhe Teherani janë bllokuar në një ngërç diplomatik, pa një zgjidhje të qëndrueshme për konfliktin që shpërtheu pasi SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme ndaj Republikës Islamike në fund të shkurtit.

Presidenti amerikan, Donald Trump, pritet të vizitojë Kinën për bisedime me liderin Xi Jinping më vonë gjatë këtij muaji./ REL

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Donald Trump #iran #Izraeli #Kina #Kompania #Lufta në iran #Naftë #Presidenti #Shba

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Protesta, shkollë politike që zgjoi shqiptarët”/ Profesori Lush Susaj: Kriza zgjidhet me dorëheqjen e Ramës. Shtatori do të sjellë pjesëmarrje masive!
  • “Zall Gjoçaj po kthehet në shkretëtirë, po ngordhin kafshët dhe bletët”/ Pensionisti: Të mbrojmë Shqipërinë dhe të mbështesim rininë (VIDEO)
  • “Çmimi më i lartë në botë!”/ Nafta 220 lekë/ litri, Berisha: Fajin e ka qeveria! Takson karburantin më shumë se rajoni
  • Nafta shkon në 219 lekë, tensionet globale rrisin çmimet në bursa, karburanti shtrenjtohet me shpejtësi
  • SHBA-të braktisin 4iG/ Banka e qeverisë amerikane anulon nënshkrimin e marrëveshjes me pronarin e One Albania në minutën e fundit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 35 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Revolta e 85-të kundër qeverisë/ “I pabesi nuk ka besë”, aktivisti Arben Kola: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kabineti! Shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës! Objektivi i qartë, dorëheqja e Ramës 26 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 26 lexime · 16 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 15 lexime · 16 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 14 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Revolta kundër Ramës/ “Kanë aq frikë sa vetëm na numërojnë”, ironizon aktori Mehdi Malkaj: O nëne nëne si do ikin këta…Do ikin me brekë nëpër këmbë 14 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Balluku mbrohet nga mandatet e krimit”/ Berisha: I bën presion Ramës, ‘je në dosjet e mia dhe Kostandini…’ 12 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by