Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Gjykata në Kinë: Punëtorët nuk mund të shkarkohen për t’u zëvendësuar nga inteligjenca artificiale
Aktualitet

Gjykata në Kinë: Punëtorët nuk mund të shkarkohen për t’u zëvendësuar nga inteligjenca artificiale

• 3 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një gjykatë në Kinë ka vendosur në favor të një punonjësi në një mosmarrëveshje pune të shkaktuar nga zëvendësimi i tij me Inteligjencë Artificiale, në një vendim që shihet si precedent i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve në epokën e automatizimit.

Rasti u publikua nga Gjykata Popullore në Hangzhou, një nga qendrat kryesore të zhvillimit të Inteligjencës Artificiale në vend. Punonjësi, i identifikuar vetëm me mbiemrin Zhou ishte punësuar në vitin 2022 si mbikëqyrës i kontrollit të cilësisë në një kompani teknologjike, me një pagë mujore prej 25 mijë juanësh (3600 dollarë).

Detyra e tij përfshinte verifikimin e përgjigjeve të modeleve të mëdha gjuhësore dhe filtrimin e përmbajtjeve të paligjshme ose që cenonin privatësinë.

Read more (Gjykata):Kërcënoi se do shpërthente një bombë në Rinas nëse Shqipëria nuk e njihte Kosovën si Serbi, përfundojnë hetimet ndaj 44-vjeçarit rus

Por më vonë, kompania zëvendësoi funksionet e tij me modele të Inteligjencës Artificiale dhe i ofroi një rol të ri me pagë të reduktuar në 15 mijë juanë në muaj. Pas refuzimit të Zhou për të pranuar uljen e pozicionit dhe pagës, kompania i ndërpreu kontratën, duke argumentuar ristrukturim organizativ dhe reduktim të stafit.

Gjykata vendosi se zëvendësimi i një punonjësi nga AI nuk përbën automatikisht “ndryshim të madh të rrethanave objektive” sipas ligjit kinez të punës dhe se kompania nuk kishte provuar pamundësinë reale për vazhdimin e kontratës.

Read more (kompani):Kriza e naftës “pushton” botën, Kina gjen zgjidhjen duke rivalizuar Perëndimin: Makinat elektrike do të dominojnë tregun

Po ashtu, gjykata e cilësoi ofertën për transferim në një rol më të ulët me pagë më të vogël si të paarsyeshme, duke e shpallur pushimin nga puna të paligjshëm.

Ekspertët ligjorë e konsiderojnë vendimin si një sinjal të fortë për kompanitë që po adoptojnë AI: përfitimet nga automatizimi nuk i përjashtojnë nga përgjegjësitë sociale dhe ligjore ndaj punonjësve.

Read more (Kompania):U konstatua helm për minj në ushqimin për fëmijë HiPP, arrestohet një person në Austri, dyshohet se e hodhi qëllimisht

Rasti vjen në një moment kur industria e Inteligjencës Artificiale në Kinë ka kaluar vlerën e 1.2 trilion juanëve dhe pritet të zgjerohet ndjeshëm deri në vitin 2030, duke shtuar debatet mbi ndikimin e teknologjisë në tregun e punës.

Vendimi forcon një parim që po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm globalisht: kostot e transformimit teknologjik nuk mund të bien vetëm mbi punëtorët.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Gjykata #Inteligjenca #Inteligjenca artificiale #Kine #kompani #Kompania #Vendimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Vrasja në 2019 e tregtarit Besnik Hida në Lushnjë, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon dosjen për gjykim! Kërkon pushimin e çështjes për Laert Haxhiun e Orgest Bilbilin
  • ‘Arresti me burg’ për Veliajn u kthye nga Kushtetuesja, caktohet relatori i çështjes në Gjykatën e Lartë
  • Protesta e 40 kundër qeverisë/ “Në spitale s’ka ilaçe, por japin 4 mln euro për një këngëtar”, revolta e qytetares: Të dalim të gjithë në shesh derisa ta rrëzojmë: Rama, Belinda në burg
  • Gjyqi në GJKKO/ Avokati i ri i Metës kërkon pavlefshmëri të provave! Kreu i PL: Nuk e kam marrë dosjen e plotë
  • U akuzua për abuzim me tenderin 2.2 mln euro, GJKKO pushon çështjen e Jonaid Myzyrit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 33 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 18 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 17 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ Trump injoron Ramën që kërkon të marrë vëmendje me atletet e bardha, në nisje të Samitit të NATO-s 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Gjyqi ndaj Metës i stisur, nuk ka asnjë provë”, Blushi: Presidenti nuk ka nevojë për avokat, s’ka asnjë qindarkë të paligjshme 8 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by