Irani ka bërë një tjetër propozim prej 14 pikash Shteteve të Bashkuara të Amerikës me qëllim arritjen e armëpushimit mes palëve. Presidenti Donald Trump tha se do ta shqyrtonte, por nuk mendonte se do ta pranojë.
“Do ta shqyrtoj planin që Irani na dërgoi së shpejti, por nuk mund ta imagjinoj të jetë i pranueshëm. Nuk mund ta imagjinoj të jetë i pranueshëm, pasi ata ende nuk kanë paguar një çmim mjaftueshëm të lartë për atë që i kanë bërë njerëzimit dhe botës gjatë 47 viteve të fundit”, theksoi Trump.
Read more (Irani):Si i shpëtoi Mojtaba Khamenei sulmit që i vrau babain
Ndërkohë Bloomberg raporton se Trump është shprehur se ka një mundësi që SHBA të rinisë sulmet nga Iranit, ndërsa Kryetari i Gjyqësorit iranian, Gholamhossein Mohseni Ejei thotë se Teherani nuk e mirëpret vazhdimin e konfliktit, por do të luftojë nëse “dinjiteti” i tij kërcënohet.
“Ne nuk e mirëpresim vazhdimin e luftës, por as nuk i frikësohemi; nëse dinjiteti ynë kërcënohet, ne do të luftojmë për ta mbrojtur atë”, tha ai.
Read more (iran):“SHBA na vodhi retë”, deputeti irakian: Sa nisi lufta e Iranit, filloi shiu
Irani ka filluar tashmë të ulë prodhimin e naftës për të shmangur arritjen e shpejtë të kapacitetit të tij maksimal të magazinimit, raporton Bloomberg.
Lajmi në përditësim…





