
Një rast i hetimit mbi vdekjen është iniciuar pasditen e së shtunës në Podujevë, pasi një grua rreth 44-vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Emergjencës.
Sipas policisë, viktima, shtetase e Kosovës, ishte sjellë nga familjarët në urgjencë rreth orës 16:12, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, me qëllim të sqarimit të rrethanave të vdekjes.
Read more (Podujevë):Inspektohen 110 vendpunishte, Azemi: Gjobat ndaj pronarëve janë të buta, duhet të ashpërsohen
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /Telegrafi/





