Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. SPECIALE/ Misioni për ringjalljen e Kullës 102-vjeçare, historia e fortesës që synon të kthehet nga rrënojat e luftës në bujtinë
Aktualitet

SPECIALE/ Misioni për ringjalljen e Kullës 102-vjeçare, historia e fortesës që synon të kthehet nga rrënojat e luftës në bujtinë

• 3 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në Kolesjan të Kukësit, aty ku lagja Bulica puthet me qiellin dhe malin, koha duket se ka ndaluar për të marrë frymë. Mes këtij peizazhi që ende mban aromën e jetës së ashpër malore, një kullë trekatëshe qëndron si një roje e heshtur prej 102 vitesh. Muret e saj, të rrahura nga era e të gërryera nga braktisja, nuk janë thjesht gurë mbi gurë. Ato janë faqe të një libri historie që pret të lexohet.

“Këtu kanë jetuar Mahmuti dhe Ramadani i parë. Ata kanë qenë dy vëllezër. Dhe ata e kanë ndërtuar kullën.” tregon Kadri Bulica një prej trashëgimtarëve të kësaj kulle.

Gjithçka nisi në vitin 1920. Dy vëllezërit Bulica, me duart e regjura nga puna, hodhën themelet e asaj që do të bëhej streha e krenarisë së tyre. Katër vite rresht, guri u gdhend me daltën e shpresës, deri në vitin 1924, kur kulla hapi dyert.

“Gurët kanë ardhur nga Shkupi, ustallarët nga Kalisi dhe tetë kuaj kanë mbajtur gurë dhe rërë për ndërtimin e kullës” shpjegon Kadri Bulica.

Read more (Malore):Mbizotëron moti i kthjellët në të gjithë vendin, mesdita sjell reshje të lehta shiu… parashikimi për ditën e shtunë

Nuk ishte thjesht një shtëpi. Ishte një fortifikatë. Një bashkësi ku dy familje ndanin jo vetëm bukën e kripën, por edhe fatin, nën të njëjtën çati të gurtë.

“Edhe avllinë e ka pasur me frëngji. Nga vitet ’70 janë hapur dritaret se të gjitha kanë qenë të vogla” tregon Kadriu.

Por historia, shpeshherë, shkruhet me zjarr. Gjatë Luftës Antifashiste, kulla u bë bastion i lirisë, një bazë e pathyeshme për partizanët. Por ky guxim e pati një çmim.

Read more (Shkupi):Ndalohen shtatë persona të dyshuar për zjarrvënien në objektin fetar hebraik në Shkup, dy mbeten në paraburgim

“Kjo shtëpi është djegur në vitin 1943 nga gjermanët sepse një nga xhaxhallarët e mi, Shkukri Bulica ka qenë komandant i batalionit të Lumës. Gjyshërit janë detyruar ta ringrejnë përsëri pas lufte”, shpjegon nipi i familjes Bulica.

Brenda kësaj rrënoje, mbijetojnë thesare që nuk i gjeti zjarri. Pusi i vjetër – një inxhinieri e mençur e kohës, ku blegtorët ruanin freskinë e mundit të tyre.

“Ne jo vetëm mbushnim ujë, por gjatë verës, kur na tepronte mish, e lidhnim me litar dhe e fusnim në pus që të rrinte i freskët deri në një javë, se nuk kishim frigorifer atëherë.” tregon Kadriu.

Read more (Familje):Tragjedi familjare në SHBA, nëna kryen vetëvrasje pasi burri i vrau foshnjën

Kjo sofër nuk është thjesht dru. Është simboli i mikpritjes lumjane, ku miku trajtohej si mbret dhe familja si altar. Sot, vajza e Mahmutit është e fundit që mban mend gjallërinë e asaj sofre, por kujtesa refuzon të shuhet.

“Vetëm kjo më ka mbetur nga objektet e vjetra të kullës, një sofër e ndërtuar në vitin 1959. Ishin disa ustallarë nga fshati Tërshen që punonin edhe gurin edhe drurin. Dhe kjo sofër ka qëndruar gjithmonë në katin e dytë në atë që i thonim, sokak i odës së miqve. Merrte deri në 12 veta. Se kjo shtëpi nuk rrinte asnjëherë pa miq” thotë Kadri Bulica.

Sot, Kadri Bulica nuk kërkon vetëm të kujtojë, por të ringjallë. Përmes programit të rijetëzimit, kjo kullë po përgatitet për një lindje të dytë.

Read more (zjarr):Aksident në Marikaj, makina shpërthen në flakë pas përplasjes

“Unë dua që kjo kullë të shkojë në identitetin e vet për vlerat që ajo ka. Të bëhet gjithashtu edhe një muze pasi ka shërbyer si bazë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. I takon të rinjve tani që të punojnë e ta vazhdojnë atë që u lanë të parët. Të mos qëndrojnë në emigrim por të vijnë të punojnë në tokën e vet.” është thirrja e Kadri Bulicës i cili shpreson se Kulla Bulica do të kthehet si dikur.

Në një krahinë si Luma, ku kullat po rrallohen dita-ditës, kjo ndërtesë është një thirrje për identitet. Së shpejti, këto mure nuk do të dëgjojnë më jehonën e luftës, por zhurmën e këndshme të sofrës së shtruar dhe hapat e turistëve që kërkojnë shpirtin e vërtetë të malësisë. Kulla Bulica po zgjohet. Dhe këtë herë, për të mos fjetur më.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Familje #Kadri Bulica #Kukes #Malore #Muze #Shkupi #zjarr #Zjarri

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarret, 10 vatra aktive në vend! Ende flakë në Drenie e Ngraçan, riaktivizohen në Kostren 2! Zjarrfikësit tërhiqen, operacioni rifillon nesër (VIDEO)
  • Zjarret, 10 vatra aktive në vend! Ende flakë në Drenie e Ngraçan, riaktivizohen në Kostren 2! Zjarrfikësit tërhiqen, operacioni rifillon nesër (VIDEO)
  • Zjarret, 5 vatra aktive në vend! Situata në Mallakastër problematike, flakët avancojnë drejt Lofkëndit, Vloshit dhe Ngraçanit! 130 forca në terren, 2 helikopterë ndërhyjnë nga ajri (VIDEO)
  • Zjarr tek tregu ushqimor në Elbasan, tymi i zi mbulon zonën, 3 zjarrfikëse shuajnë flakët (video)
  • Zjarret, 5 vatra aktive në vend! Situata në Mallakastër problematike, flakët përhapen drejt Ngraçanit, evakuohen 4 familje, ndërhyhet me 2 helikopterë (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rikthimi i fundit i Diasporës për të larguar Ramën. Jemi të mobilizuar”/ Aktivisti nga Londra, Bledi Meti: Qeveria ka humbur legjitimitetin 33 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Kjo s’është çudi që do të zgjasë 3 ditë”/ Rama e parashikoi revoltën kundër tij 15 vjet më parë? Rrjeti ironizon kryeministrin (VIDEO) 11 lexime · 16 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Histori mafioze dhe korrupsioni” – Berisha për Aeroportin e Vlorës: Treshja faqezezë Rama-Balluku-Balla donin t’i merrnin aksionet Pacollit! Lubia donte vjedhjen më të madhe në Ballkan! 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Dubai i Durrësit ka ngecur”/ Këlliçi i numëron dështimet Ramës: Kriza transferohet tek projektet! Aeroporti i Vlorës, do t’i kushtojë taksapaguesve shqiptarë 10 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vdes shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë (VIDEO) 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Rama të shpjegojë pse shpall non grata shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë – Blog 9 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Edhe zvarrë do vijmë në këtë shesh, derisa të largoheni”/ I riu në protestën kundër Ramës: Duam një Shqipëri të re, votën nuk e japim që të na vidhni 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by