Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë
Politikë

“Mijëra pensionistë humbin jetën se nuk marrin dot ilaçet”, Berisha nga Korça: Rama, njeriu më i urryer i kombit. 8 mijë km larg Tiranës, shqiptarët e gjuajnë me vezë

• 2 Tetor, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur fjalën e tij në Korçë, në kuadër të Foltores së Riorganizimit të PD-së, ku ka sulmuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama.

Berisha deklaroi se Rama është, sipas tij, “njeriu më i urryer i kombit në histori”, duke iu referuar edhe protestave të zhvilluara kundër qeverisë.

Read more:Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live

“Rama është sot njeriu më i urryer i kombit në histori. 8 mijë kilometra nga Tirana dhe shqiptarët e gjuajnë me vezë e domate. Ju lumtë!”, u shpreh Berisha.

Read more:“E ardhmja është rinia”/ Protestuesi thirrje qytetarëve: Bashkohuni, të gjithë bashkë t’i dalim zot këtij vendi

Më tej, kreu i PD-së tha se opozita duhet të fokusohet te shqetësimet e qytetarëve dhe te gjendja ekonomike e shqiptarëve.

“Koha na kërkon të merremi me të gjithë potencialin tonë, me shqetësimet e shqiptarëve, që janë sot më të varfrit dhe të keqpaguarit në Europë”, deklaroi ai.

Read more:“Zullumi këputet kur trashet”, Lubonja flet për skandalin me kreun e SHISH: Provat dolën sheshit. Rama ka kapur të gjitha institucionet!

Berisha ngriti gjithashtu shqetësimin për pensionistët dhe aksesin e tyre në medikamente, duke bërë një deklaratë të fortë për pasojat që, sipas tij, ka mungesa e barnave.

Read more:“Historike, asnjë protestë si kjo”/ Fjalimi i fortë i gazetarit Osman Stafa: Ky vend mund të bëhet, politikanët hajdutë të marrin atë që meritojnë!

“Mijëra pensionistëve u kushtojnë jetën sëmundjet, pasi nuk marrin dot ilaçet”, tha Berisha.

Read more:Pogradec, për herë të parë një hapësirë e posaçme për takimet e fëmijëve me prindërit e divorcuar

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur qytetare dhe qytetarë të Korçës, të pranishëm në këtë sallë, në qytet, në fshatra, në këtë qark dhe kudo që jeni sot, përshëndetjet e mia më të përzemërta, nderimin tim më të madh për ju, shpirtin tuaj liridashës, shpirtin tuaj punëtor, virtytet tuaja.
Të dashur miq, sot vij këtu në takimin e shtatë pas 15 tetorit të vitit 2021.
Atëherë kam ardhur në një foltore, në të cilën ne u betuam për të shpëtuar opozitën.
Dashuria për Korçën, dashuria për Shqipërinë na ftonte ne që të qëndronim që Shqipëria dhe Korça të kishin një opozitë të vërtetë.
Në këto vite ne kaluam, të themi një lloj kalvari, por ne nuk u mposhtëm. Jo se ne jemi të mbinatyrshëm, jo, por se kauzat që ne mbronim ishin kauza të drejta, ishin kauza frymëzuese.
Ndaj dhe ne sot nuk mblidhemi më për çështjet tona, por ne sot mblidhemi këtu në këtë Foltore të Ripërtëritjes për çështje të qytetarëve të Korçës dhe mbarë Shqipërisë.
PD dhe opozita kapërceu betejat e veta, por ato nuk ishin qëllim në vetvete. Ato kishin një qllim, një opozitë të vërtetë, e cila të shndërrohej në lokomotivë të forcës së forcave opozitare dhe shpëtimit të Shqipërisë nga ky regjim.
Ndaj dhe kjo Foltore e Ripërtëritjes është një apel, është një kushtrim për çdo qytetar, për të gjithë Korçën në këmbë.
Për çdo pogradecar dhe Pogradecin në këmbë.
Për Kolonjën dhe kolonjarët në këmbë.
Për Devollin dhe devollinjtë në këmbë.
Sot, të gjithë në këmbë drejt fitores tonë, drejt shpëtimit të Shqipërisë nga ky regjim antishqiptar.
Nga ky regjim, i cili ka dëmtuar qenien tonë si shqiptarë në themel më shumë se çdo pushtim tjetër në shekuj e shekuj.
Ky regjim ka pakësuar në mënyrën më dramatike qenien tonë.
Sot në Korçë, sot në Shqipëri lindin fëmijë aq sa ç’lindnin 100 vite më parë kur Shqipëria në territorin e saj kishte gjithsej 1 milion banorë.
Sot në 1 mijë shqiptarë rezidentë në Shqipëri, 466 janë të regjistruar në BE.
Po të shtojmë këtu ata që jetojnë në vendet e tjera jashtë BE, u garantoj se mbi 60 përqind e kombit nuk ndodhet më në Shqipëri.
Asnjë komb, në asnjë luftë, në asnjë epidemi, në asnjë fatkeqësi, nuk ka pasur në 10 vite një pakësim si ky që kemi sot.
Sot Edi Rama është bërë njeriu më i urryer i kombit në histori.
8 mijë kilometra nga Tirana dhe shqiptarët e gjuajnë me vezë e domate.
U lumtë!
Theksova se koha kërkon nga ne të merremi me të gjithë potencialin tonë, me problemet e mëdha të qytetarëve.
Probleme me një dhimbje të jashtëzakonshme.
Probleme që kushtojnë qindra dhe mijëra jetë.
Sot, shqiptarët janë më të varfrit, më të keqpaguarit në të gjithë Evropën, në të gjithë Ballkanin.
Sot mijëra e mijëra pensionistë shqiptarë u shkurtojnë jetën sëmundjet sepse nuk mjekohen dot, sepse nuk marrin dot ilaçet.
Një mik i imi, i cili është në pension dhe merr një pension jo të vogël, e lexoj, shkruante një ditë: shkova në farmaci për të marrë ilaçin, ilaçi ishte për ata që jepet kundër mpiksjes së gjakut. Farmacistja më tha që nuk ka marrë rimbursim.
E llogarita ilaçin që duhej të blija, në një vit më kushtonte tre pensione vetëm ky ilaç.
Po unë t’u them ju, se për ata që nuk kanë pension të plotë, ky ilaç kushton 12 pensione.
Çfarë do të thotë? Këtë ilaç nuk mund ta marrin. Por mpiksja e gjakut me moshën shtohen.
Po sa e sa nëna e baballarë, njerëz të nderuar që kanë shkrirë jetën e tyre për të mësuar fëmijët tanë, në ara, në biznese, në ferma, në fabrika dhe kudo, infermierë që kanë kaluar jetën duke ndihmuar të sëmurët, tani nuk marrin ilaçet me këto pensione.

Lexo edhe
Politikë

“SPAK të merret me strukturat e shtetit që janë shkrirë me krimin”/ Korreshi: Opozita duhet të dalë me vendime drastike, ngujim në Parlament ose grevë urie

Politikë

Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin

Tags: #Biznese #Dashuria #Edi Rama #Europë #Fabrika #farmaci #Femije #Fëmijët

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • “SPAK të merret me strukturat e shtetit që janë shkrirë me krimin”/ Korreshi: Opozita duhet të dalë me vendime drastike, ngujim në Parlament ose grevë urie
  • Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin
  • “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…
  • “Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë
  • Partitë në Kosovë ende pa marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit
Nga të njëjtat tag-e
  • Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide
  • Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin
  • Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live
  • “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…
  • Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta 2 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me kreun e Dhomës së Avokatisë: Të përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie efektiv 1 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Audiopërgjimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontroll te biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe te Kayo, sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes 1 lexime · 32 minuta më parë
  5. 05
    Sociale Murtaja ‘gllabëron’ bagëtitë në Selenicë, asgjësohen mbi 700 krerë! Për 1 muaj u infektuan 4 ferma, rrezikojnë dhe të tjerat (VIDEO) 1 lexime · 32 minuta më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

“SPAK të merret me strukturat e shtetit që janë shkrirë me krimin”/ Korreshi: Opozita duhet të dalë me vendime drastike, ngujim në Parlament ose grevë urie

Në një intervistë në “News24” deputeti Saimir Korreshi komentoi propozimet për ndryshime në kodin e procedurës penale. Ai…

• 1 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin

Kryeministri Edi Rama ka folur për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar gjatë konferencës së përbashkët me…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Politikë

“Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video…

Gazetari, Ermal Peçi në një intervistë në “News24” analizoi zhvillimet e fundit në vend q nga arrestimi i…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by