Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri zhvilloi sot pesë nga gjashtë ndeshjet e raundit të fundit (33) për sezonin 2025-26. Pas pesë ndeshjeve të sotme është mësuar se nga sezoni i ri, dy klube me traditë si Apolonia e Fierit dhe Lushnja do të garojnë në Kategorinë e Dytë, duke bërë që Myzeqeja ‘të fshihet’ nga harta e futbollit.
Nesër në orën 17:00 në Korçë do të luhet Skënderbeu – Laçi, dueli që është një finale për të përcaktuar skuadrën kampione. Kalendari dhe renditja e deshën që dy skuadrat të përballeshin në raundin e fundit. Skënderbeu ka 77 pikë në renditje dhe mban kreun, ndërsa Laçi mban vendin e dytë me 76-të pikë.
Sipas rezultateve të sotme, në play-off për një vend në finalen që mund të të dërgojë në Superligë do të garojnë; Pogradeci, Iliria, Besa dhe Kastrioti. Ndërkohë, për të shpëtuar sezonin do jenë në garë AF Luftëtari dhe Kukësi që do të garojnë në play-out.
Kategoria e Parë, raundi 33 (i fundit):
E diel, 3 maj 2026 – 15:00
AF Luftëtari 3-0 Pogradeci
Apolonia 4-4 Burreli
Korabi 1-1 Iliria
Kukësi 2-1 Besa
Lushnja 1-4 Kastrioti
E hënë, 4 maj 2026
17:00 Skënderbeu – Laçi
Renditja:





