Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Estradë në raundin e 34-t të Superligës shqiptare të futbollit, dalin parashikimet e basteve! Humbasin kryesuesit, tifozët fërshëllejnë skuadrat e tyre
Aktualitet

Estradë në raundin e 34-t të Superligës shqiptare të futbollit, dalin parashikimet e basteve! Humbasin kryesuesit, tifozët fërshëllejnë skuadrat e tyre

• 2 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

E turpshme. Kështu mund të quhet raundi i 34-t i Superligës shqiptare të futbollit, me të pesta ndeshjet që u zhvilluan këtë të shtunë. Edhe pse në një orar, nuk munguan tolerimet dhe aleancat, për të mos thënë trukimet e një kampionati që është refuzuar nga tifozët.

Një ditë më herët kompanitë ndërkombëtare të basteve kishin nxjerrë koeficientët me skuadrat favorite dhe në fushë ekipet ‘nuk zhgënjyen’. Të gjithë tifozët ishin në pritje nëse maskarada do të vërtetohej dhe askush nuk zhgënjeu.

Sipas kompanive të basteve, fitoren më të sigurt do ta shënonin Flamurtari dhe Vora, ndaj në fushë kështu ndodhi, si diçka e programuar dhe komanduar.

Në stadiumin ‘Arena e Demave’ Partizani u mposht 1-4 nga Flamurtari. Vlonjatëve iu desh raundi i tretë nga fundi për të shënuar për herë të parë katër gola këtë sezon në Superligë, teksa vijojnë të mbajnë vendin e fundit. Siç e parashikonin edhe koeficientët, Flamurtari fitoi, por Partizani humbi tifozët të cilët edhe pas zhgënjimit në derbi dhe ‘thashethemeve’ për tolerim, e kishin braktisur ekipin. Madje ata pak që ishin në stadium lanë banderolat dhe u distancuan nga mbështetja për ekipin.

Read more (flamurtari):Basketboll për vajza/ Flamurtari përmbys Partizanin, të hënën në Vlorë mund të vendoset titulli kampion

Estradë edhe në Vorë, me vendasit që fituan 4-2 kundër kryesuesve të AF Elbasanit. Pas fitores në Rrogozhinë një javë më parë, Vora ‘i dha leksion’ edhe AF Elbasanit, në fakt njësoj siç e parashikonin bastet.

Në Shkodër tifozët e Vllaznisë fërshëllyen ekipin e tyre pas humbjes 0-2 kundër Bylisit duke ngritur aludime të forta për tolerime.

Edhe Dinamo fitoi 2-0 kundër Egnatias, me rrogozhinasit që paçka se janë finalistë të Kupës së Shqipërisë, kanë katër ndeshje radhazi që humbasin, konkretisht kundër ekipeve që duan pikë, Tiranës, Flamurtarit, Vorës dhe sot Dinamos në kryeqytet.

Read more (partizani):Irena Gjoka kërcënohet sërish, shtohen masat e sigurisë për gjyqtaren e SPAK pas indicieve për rrezik

Në Durrës, Teuta pësoi humbjen e pestë radhazi duke u mposhur 0-1 nga KF Tirana falë golit të Rimal Haxhiut që u fut në fushë nga stoli.

Superliga, raundi 34:

E shtunë, 02 maj 2026 – 16:00

Dinamo 2-0 Egnatia

Partizani 1-4 Flamurtari

Teuta 0-1 KF Tirana

Vllaznia 0-2 Bylis

Vora 4-2 AF Elbasani

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 18:47

Maskarada e Superligës, tifozët sulmojnë me komente faqen e FSHF-së: Kampionati i dallavereve, të hetohet për trukime

1777740618_esatmala.jpg

Raundi i 34-t i Superligës për këtë sezon do mbahet mend si ‘i telekomanduar’, pasi rezultatet në tërësinë e tyre dolën siç ishin parashikuar në baste.

Në fundin e sfidave tifozët janë ‘derdhur’ në faqet zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit duke sulmuar këta të fundit dhe thënë se ky është kampionati i dallavereve.

Read more (Dinamo):PSG fitoi 5-4 kundër Bayernit, Enrique: Ndeshja më e mirë e përjetuar si trajner! Kompany: Besoj 100% se do jemi në finalen e Champions

‘Fasadë e skuadrave të kreut, duhet të hetohet se ka dyshime për trukime’, shkruan një tifoz. Një tjetër thotë se gjithçka ka dështuar.

‘Hajde estradë hajde’, thotë një tifoz duke renditur rezultatet. Këto janë disa nga dhjetra reagimet pas këtij raundi ‘të çuditshëm’.

Komentet e tifozëve:

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #af elbasani #Bylis #Dinamo #egnatia #flamurtari #fshf #partizani #superliga #Teuta #tirana #Vllaznia #vora

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Tragjedi në Durrës, mbytet në det 11-vjeçari nga Tirana
  • Tirana dje e “pushtuar” nga deti i protestuesve, Ira Kurti: Nuk ka kthim pas! Protesta po bëhet gjithmonë e më e fuqishme
  • “Shqipëria bëhet, Kosova bëhet!”/ Diaspora u dynd dje në Tiranë, fjalimi i Albin Kurtit të Kuvend: Problem kryesor largimi i rinisë! Duhet të kthejmë besimin në institucione e shtet
  • Tirana nuk fle/ Mbrëmë u bë historia! Me flamuj dhe plisa, protestuesit kaluan natën para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës: Je i rrethuar, nuk ke për të shpëtuar!
  • LIVE- Tirana “vlon” nga protestuesit/ Shqiptarët në shesh, kërkohet largimi i Ramës: Revolucion, Shqipëri e Re!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Rrogozhinë/ Sherr me thika mes fqinjëve, ndërron jetë 60-vjeçari! Në pranga i riu (EMRAT) 31 lexime · 15 orë më parë
  2. 02
    Sociale Përfundon rruga e Darëzezës/ Rama: Aks i dobishëm për zonën dhe vizitorët që zgjedhin vijën bregdetare (VIDEO) 29 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama do e dorëzojë Ballukun”/ Havari: Halli i tij i vetëm është burgu, ka gjendje të rënduar shpirtërore 23 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë ‘Berisha në burg’/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në sheshe e rrugë: Janë opozitë e opozitës, duan të ndihmojnë Ramën 21 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Revoltat masive mbushën Bulevardin plot me qytetarë për 20 ditë, Rama: E ka fajin algoritmi që s’do qetësinë dhe arsyen! 20 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Rama bllokoi 1 muaj sheshin me grevën e urisë, ne na kërkohet të largohemi”/ Avokati Goxhaj ndan pamje nga Kryeministria: Do të rrimë këtu sa të duam ne! Kush na pengon… 19 lexime · 6 orë më parë
  7. 07
    Sociale LIVE TV – Qytetarët 21 ditë në protestë te kryeministria, thirrje kundër Ramës e Berishës! Vijnë dhe shqiptarë nga diaspora 19 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by