Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Marotta deklaron se titulli i kampionit si president i Interit është ëndërr e bërë realitet
Aktualitet

Marotta deklaron se titulli i kampionit si president i Interit është ëndërr e bërë realitet

• 3 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Presidenti i Interit, Beppe Marotta, e cilësoi titullin e 21-të në Serie A si një “ëndërr të bërë realitet”, pasi fitorja vendimtare ndaj Parmës e vulosi matematikisht kampionatin për Nerazzurrët.

Në prononcimin e tij për DAZN, Marotta foli për triumfin e parë të tij në kampionat si president i Interit, duke nderuar gjithashtu drejtuesit që kanë lënë gjurmë në historinë e klubit.

“Një lidhje me numrin 21? Është një shenjë që nuk mund të fshihet. Titulli i parë si president? Është ëndërr e bërë realitet. Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do ta fitoja një kampionat si president, e aq më pak si president i Interit – kjo është diçka e jashtëzakonshme”, deklaroi ai.

Read more:Lufta në Ukrainë, të paktën 10 viktima dhe dhjetëra të plagosur nga sulmet ajrore. Zelensky: Po godasim cisternat e naftës ruse

Marotta falënderoi presidentët e mëparshëm të klubit, duke përmendur Massimo Morattin, Giacinto Facchettin, Ernesto Pellegrinin, Angelo Fraizzolin, si dhe Steven Zhangun, ndërsa theksoi se merita kryesore e këtij suksesi i takon trajnerit Cristian Chivu dhe skuadrës.

“Falënderimet e mia shkojnë për presidentët që më kanë paraprirë, shumë më të denjë se unë. Pellegrini, Moratti, Facchetti, Fraizzoli dhe edhe Steven Zhang. Por ky titull i takon Chivus dhe ekipit; falënderoj edhe pronësinë që na ka mundësuar të punojmë me qetësi të madhe”, u shpreh ai.

Ai zbuloi edhe se ndërrimi në stol nga Simone Inzaghi te Cristian Chivu ishte bërë shumë shpejt, duke vlerësuar vendimmarrjen e klubit.

Read more:Detajet/ Inter – Roma përfundon nën shënjestrën e Prokurorisë, kërkohen audiot dhe videot origjinale të penalltisë së mohuar ndaj Bisseck

“Ashtu siç shpjegoi Inzaghi, ndërprerja e kontratës ndodhi të hënën dhe të martën ne e kishim zgjedhur tashmë Chivun. Ishte një zgjedhje e guximshme. Chivu e ka fituar Tripletën, ka qenë kapiten i Ajaxit në moshën 21-vjeçare dhe e ka fituar kampionatin Primavera me Interin. E vetmja gjë që i mungonte ishte përvoja, por ai ka cilësi të jashtëzakonshme dhe duhet të qëndrojë te Interi për shumë vite,” theksoi Marotta.

Marotta mbrojti edhe qasjen e klubit për stabilitet, sidomos në një fillim të vështirë të sezonit, duke insistuar se besimi te projekti nuk u lëkund.

Read more:Venezia rikthehet në elitë, siguron ngjitjen në Serie A! Frosinones i duhet një pikë në javën e fundit

“Unë nuk e kam shkarkuar kurrë një trajner; nuk besoj se faji është gjithmonë i trajnerit. Trajneri është themelor, duhet të mbështetet. Disa veprojnë me instinkt, por kjo nuk është rruga jonë – ne mendojmë ndryshe,” deklaroi ai.

2️⃣1️⃣🖤💙 pic.twitter.com/Ei5G9PCu66
— Inter ⭐⭐ (@Inter) May 3, 2026

Në fund, Marotta nënvizoi ambicien e Interit për të ndërtuar në mënyrë të qëndrueshme pas një sezoni kampion, ku – sipas tij – vendimtare ishin uniteti dhe planifikimi. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Beppe marotta #Cristian Chivu #Inter #Presidenti #Serie a #Trajner #zgjedhje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • VIDEO/ Presidenti Trump injoron Ramën që kërkon të marrë vëmendje me atletet e bardha në nisje të Samitit të NATO-s
  • “Do të vijë dita që Rama ta dorëzojë telefonin në SPAK”/ Mit’hat Havari: Belinda Balluku s’ka shkollë, bleu diplomën në Shkodër (VIDEO)
  • “Do të vijë dita që Rama ta dorëzojë telefonin në SPAK”/ Havari: Nëpunësit që ndërhynë në ligj duhet të hetohen si Balluku, kanë bërë akt kriminal
  • “Largohu sa nuk është vonë!”/ Shqiptari nga diaspora i prerë, i rendit 4 pikat Ramës: Qeveri teknike apolitike, dorëheqje pa kushte dhe…
  • Protestë e madhe kombëtare për largimin e Edi Ramës/ Autokolona kilometrike e diasporës mbërrin në Lezhë (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 33 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 18 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 18 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Gjyqi ndaj Metës i stisur, nuk ka asnjë provë”, Blushi: Presidenti nuk ka nevojë për avokat, s’ka asnjë qindarkë të paligjshme 8 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Politikë Pas Reuters edhe media amerikane reagon për koncertin e Kaney West: Rama justifikon financimin, protestat shtohen! Kërkohet dorëheqja e kryeministrit 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by