Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Mobilja më e mençur për banesa të vogla: kursen hapësirë, duket moderne dhe zgjidh tri probleme menjëherë
Aktualitet

Mobilja më e mençur për banesa të vogla: kursen hapësirë, duket moderne dhe zgjidh tri probleme menjëherë

• 4 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjatë ditës shërben për ulje, natën për gjumë, ndërsa në shumë modele ofron edhe hapësirë të fshehur për ruajtje

Pikërisht këtu hyn në lojë një zgjidhje që vitet e fundit po dominon në interierë dhe po ndryshon mënyrën e jetesës në banesa më të vogla.

Bëhet fjalë për divanin shtrat, një mobilje që në shikim të parë duket si garniturë e zakonshme, por në praktikë bëhet çelësi i një shtëpie funksionale dhe të organizuar.

Përparësia kryesore e kësaj mobiljeje është shumëfunksionaliteti. Gjatë ditës keni një hapësirë të rehatshme për ulje, ndërsa natën i njëjti vend shndërrohet në shtrat për gjumë.

Në praktikë, kjo do të thotë një gjë: më pak mobilje, më shumë hapësirë.

Në banesat ku nuk ka vend për dhomë të veçantë gjumi, kjo zgjidhje mundëson që një dhomë të ketë më shumë funksione, pa krijuar ndjesinë e ngushtësisë, transmeton Telegrafi.

Read more:Pronat në Beograd të Radulle Steviqit, njërit nga të akuzuarit për sulmin në Banjskë

Kursim maksimal i hapësirës pa kompromis

Një nga përparësitë më të mëdha të divanit shtrat është se e eliminon nevojën për një krevat shtesë, duke krijuar automatikisht:

– më shumë hapësirë të lirë për lëvizje
– mundësi që dhoma e ditës të shndërrohet edhe në dhomë gjumi
– organizim më të lehtë të ambientit

Në vend që hapësira të ndahet me mure dhe ndarje, ajo përshtatet sipas nevojave të ditës. Kjo është edhe baza e banimit funksional në hapësira të vogla.

Dizajn modern që e bën hapësirën të duket më e madhe

Read more:Dëshiron të flesh më mirë? Ekspertët zbulojnë kohën më të mirë të ditës për të marrë magnez

Divanët shtrat bashkëkohorë nuk kanë më shumë lidhje me modelet e dikurshme, të mëdha e të rënda. Sot, ata janë mobilje me linja të pastra, ngjyra neutrale dhe dizajn minimalist.

Një pamje e tillë nuk është vetëm estetikisht e këndshme, por ndihmon edhe në krijimin e përshtypjes së një hapësire më të madhe. Për këtë arsye, kjo mobilje përshtatet lehtë pothuajse me çdo stil interieri.

Hapësira e fshehur për ruajtje, detaji që ndryshon gjithçka

Ajo që shumë modele ofrojnë shtesë është edhe hapësira e integruar për ruajtje, gjë që e bën këtë mobilje edhe më praktike.

Në një mobilje të vetme fitohen tri funksione: ulje, gjumë, ruajtje.

Read more:Lansohet Renault Austral i ri – tani me super çmim dhe 10 vjet garancion!

Në banesa të vogla, ku shpesh mungon vendi për gjëra, kjo zgjidhje bën dallim të madh në organizimin e përditshëm.

Zgjidhje për stile të ndryshme jetese

Edhe pse është ideale për banesa të vogla, divani shtrat nuk është i rezervuar vetëm për to. Ai është po aq praktik edhe për studentë dhe qiramarrës, çifte të reja, dhoma mysafirësh, banesa me qira.

Veçanërisht vjen në shprehje në rastet kur keni mysafirë. Për vetëm pak sekonda, hapësira shndërrohet nga zonë dite në zonë gjumi.

Si ta zgjidhni divanin shtrat të duhur

Për ta shfrytëzuar sa më mirë këtë mobilje, është e rëndësishme t’u kushtoni vëmendje disa gjërave kryesore:

– mekanizmi i hapjes duhet të jetë i thjeshtë dhe i qëndrueshëm
– cilësia e dyshekut është shumë e rëndësishme, sidomos nëse përdoret për gjumë të përditshëm
– përmasat duhet t’i përshtaten hapësirës, jo hapësira mobiljes
– materiali duhet të jetë praktik dhe i lehtë për mirëmbajtje

Read more:Mahrez i shpërblen me orë Rolex bashkëlojtarët e tij te Al Ahli

Një divan shtrat i zgjedhur mirë nuk është vetëm shtesë praktike, por investim afatgjatë në komoditetin dhe funksionalitetin e shtëpisë.

Truku i rëndësishëm

Nëse dëshironi që hapësira të duket edhe më e rregullt dhe më e madhe, vendoseni divanin shtrat pranë murit dhe kombinojeni me hapësira vertikale për ruajtje, si rafte ose dollapë.

Duke shfrytëzuar lartësinë e dhomës, lirohet dyshemeja dhe automatikisht krijohet ndjesia e një banese më të madhe dhe më të organizuar.

Pikërisht divani shtrat tregon se si një mobilje e zgjedhur mirë mund të ndryshojë mënyrën se si jetoni, organizoni dhe e përjetoni shtëpinë tuaj. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Banesa #Divani #Dizajn #Dizajn modern #Gjumi #Hapesira #Mobilje #Moderne

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës – Ide
  • ‘Mbroni Pogradecin, po bëhet masakër’, operaratori turistik denoncon: Leje për 3 beach-bare në plazh publik! Zaptim dhe në Vlorë, sekuestrohen çadrat
  • ‘Mbroni Pogradecin, po bëhet masakër’, operaratori turistik denoncon: Leje për 3 beach-bare në plazh publik! Zaptim dhe në Vlorë, sekuestrohen çadrat
  • Tragjedi në Tale, mbyten në det dy vajza të mitura! Ndreu: Bëni kujdes në plazhet e pamenaxhuara
  • Vrasja e Santiago Malkos/ Lirohet nga qelia Ilir Selmani, vendoset në arrest shtëpie
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Dibër/ Zyrtarët e Kadastrës dhe një noterë tjetërsuan pronat në favor të një familje, në kërkim zv.drejtori i ASHK, noterja dhe përfituesi i pronave (EMRAT) 18 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama jepe dorëheqjen!”/ Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave, plot sheshi para Kryeministrisë 14 lexime · 10 orë më parë
  3. 03
    Sociale Organizatori i protestës Arben Kola si Berisha, kundër amnistisë! Çon protestën te Kuvendi, incident me deputetin Ardit Bido! Përplasje para selisë së PD dhe mblidhen te Kryeministria 12 lexime · 14 orë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO – Disa qytetarë duke pirë kafe në shesh, protestuesit thirrje me megafon: Bashkohuni me ne! 12 lexime · 11 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Ata nuk kanë lidhje me qeverinë”/ Rama shpërndan deklaratën e Unionit të Gazetarëve dhe video nga protesta: Kanë rrahur shoferët se nuk i binin burisë 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë PS e përjashtoi 30 ditë nga Kuvendi, Shehaj: Nuk ma mbyllin dot gojën, do bëj opozitë kudo 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Sociale Protestat për ‘Zvërnecin’, nismëtarja Kokaj: S’jemi në shesh për krijimin e partive politike apo poste në shtet! Një grup i madh shqiptarësh nga Anglia do na bashkohen brenda javës! 7 lexime · 14 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by