Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Fjalë që humbin rrugën dhe zërat e ngatërruar të fjalorit të gjuhës!
Aktualitet

Fjalë që humbin rrugën dhe zërat e ngatërruar të fjalorit të gjuhës!

• 5 Maj, 2026 • 9 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nga: Mehmet Elezi

Lëmshi i shpjegimeve pa shpjegim

Nuk merret vesh pse shtjellimi i një foljeje shumë të thjeshtë shndërrohet në lëmsh. Fjalori 1980 është i saktë te cijat. “Nxjerr një zë të hollë e të zgjatur; pingëron (kryesisht për minjtë, disa zogj jo këngëtarë etj.)”. Në FMGJSH cijat barazohet me vërshëllen, zhurmon, ulërin. Fjali ilustruese: “Këta përrenj vërshëllenin, cijasnin, ulërinin! Në dritare era cijaste ulërimthi” (ndajfoljen ulërimthi s’e ka Fjalori)! Cijat barazohet me cicërin, anipse cicërima është kryesisht këngë, ndërsa cijama kryesisht vaj (i një të vogli a të pafuqishmi). Nga ana gramatikore: cijat, jokalimtare, ilustrohet me cijatet, vetvetore: “Qentë cijateshin në fresk” (cijatem mungon në Fjalor). Po logjika? Qeni “cijat” nga vapa, jo nga fresku!

Emri cijatje qenka “të folur që ngjason me cicërimën e zogjve”! Fjali ilustruese: “Në kufjet e hequra i vinin cijatjet e zërave, të dobëta e mjerane” (?). S’dihet pse kënga e bilbilave është cijatje ndërsa kënga e pulëbardhave – cijasje. Fjalitë ilustruese: “cijatjet shumëzërëshe të korit të mëllenjave e bilbilave”; por “cijasjet e pulëbardhave”! (FMGJSH s’e ka fjalën cijasje). Cijatja barazohet edhe me “hungurimë (jo hungërimë) qensh”, edhe me kërcëllimën. Çdo lloj zëri, zhurme a tingulli qenka cijatje.

Domethënës është keqtrajtimi i fjalës plëng (plang) në Fjalorin 1980, ku FMGJSH e merr me copy paste. Shpjegohet: “pasuri, mall”. Pra, kush ka një kioskë a një llogari bankare, ka plang. Jo. Kuptimi i plang është “pasuri e patundshme ku jetohet e punohet; shtëpi, truall, ara, hija (rrethi) e shtëpisë”. Nëse dikush jeton me qira, ka para në bankë e mallra në shitore, ai ka pasuri, por jo plang. Dhe, e kundërta, mund të jetë pa një kryq leku në xhep, por në pastë një shtëpi me një copë tokë në pronësi, ai s’ka pasuri, por një plang e ka. “Prej plangut të vet nuk mund ta luejë kush kand” (Kanuni i L. D.).

Read more:Helmohen disa qenë endacakë në "Kisella Vodë" të Shkupit, reagojnë qytetarët

Lexo po ashtu nga Mehmet Elezi:
– Nga Kanuni tek “Eposi”: Thesaret e pashfrytëzuara në fjalorin e ri
– Kush i nëmi “Bjeshkët e Nemuna”?
– Kongresi i Drejtshkrimit, pa grim

Plang ka krijuar çerdhe fjalësh. Mbiemra: plangçor/plangsor “që është pjesë e truallit”. Por, sipas Fjalorit, plëngçor, – e, emër, mbiemër ka kuptimin “pronar i diçkaje, zotërues, trashëgues” (ç’është kjo “diçka”, plëngçor u quajtka edhe pronari i një qeni)? Mbiemrat i paplang: “që s’ka plang”; i plangsuar: “që i ka themelet në plang”. Figurshëm: “i/e konsoliduar”. Emra: plangësim, veprimi sipas foljes me (u) plangësue. Folje: plangësohem, vetvetore. “Zë vend, ngulem në plang”. Figurshëm: “forcohem, forcoj themelet, konsolidohem”. E ka Fjalori (plangësohem), por jo edhe si pësore e plangësoj “vë themele më të shëndosha, forcoj mbështetjen”. Edhe figurshëm.

FMGJSH e shkruan si Fjalori 1980: plëng, plëngçor, me ë në vend të a-së, por te plangësoj, plangësohem, plangësim, i/e plangësuar e ruan a-në. E ruan edhe te plang, kur shpjegon plangësohem: “vendosem diku për plang…”. Plang s’e ka toskërishtja, arsyetimi që u bë te emri gdhe për mënyrën e shkruarjes, vlen edhe këtu. Plang vjen prej latinishtes plânum “shesh, fushë” njësoj si plan, që s’është bërë plën.

Read more:Ndryshime të reja ligjore në Maqedoni: Kafshët shtëpiake do të duhet të sterilizohen dhe mbarështimi do të ndalohet

Fjalë të sajuara

Shumë fjalë të Fjalorit duken shto ujë, shto miell. Për çeljen e luleve gjen lulëzim dhe lulësim. Krahas vnelë gjen vënelë – vnelë me një ë të shtuar kot. Krahas dije gjen dijë, krahas çidikë gjen gjidikë. Është ndajfolja zgjuar, është edhe çuar, pse edhe quar? Quar s’është tjetër veçse shqiptim nëndialektor i çuar. Mjeda ia kujton Majerit me ba kujdes se shkodranishtja i ngatërron bashkëtingëlloret ç/q, siç ndodh edhe në Kosovë, në Mirditë etj. Kështu mund të sajohen pa fund fjalë: çorape e qorape, çlirim e qlirim, çmim e qmim, bulëzim e bulësim, shkumëzim e shkumësim, pije e pijë … Anipse me pijen Fjalori nuk le gjë mangut: pijak, pijan, pijanec, pijanik… Po mbiemri dijenik “dituror, shkencor”, ku përdoret? Mbiemri dijenoz ku përdoret? Thuhet mbiemër, ilustrohet me një fjali ku del emër: Është dijenoz i madh!

Emrin dhirritje e ka shqipja apo është sajuar para kompjuterit? Në FMGJSH s’ka të ngjashëm delerritje, lopërritje, pulërritje. Shpjegimi i dhirritje: “degë e blegtorisë që merret me rritjen dhe mbarështimin e dhive, prej të cilave përftohen prodhime shtazore” (“përftohen prodhime shtazore”, fjali parazitare, ç’prodhime të tjera mund të priten prej dhisë?). Për qyrktar, “ai që bën qyrka”, fjalë e vjetër, sajohen edhe qyrkbërës, qyrkpunues.

Folja narth, për herë të parë në një fjalor të Akademisë. Por mbiemri i narthët “i ftohtë” me fjalinë ilustruese dimër i narthët, ku del? Po ndajfolja narthët “ftohtë” me fjalinë ilustruese bën narthët, ku del? Dhe ilustrimi me tautologji “Po narth prej të ftohtit”!

Read more:Ylli Manjani: Një reagim i shpejtë për vendimin e Gjykatës së Lartë

Në fjalor është emri betar, nga e drejta dokesore. Dhe shpjegimi pa shpjegim, me copy paste nga fjalori 1980: “Ai që dëshmonte për pafajësinë e dikujt, duke u betuar së bashku me të tjerët”! Ilustrimi: betarë të shquar. Por në Kanun gjaku e nderi nuk njohin hierarki, betarët janë të barabartë, as të shquar, as të pashquar. Po aty fjala betarí që nuk ekziston kund. Shpjegimi i betari: 1. të qenët betar; 2. betarët. Ilustrim: “Ishte mbledhur betaria”. Tralala, zura një galë!

Ilustrimet duhet të ndihmojnë edhe drejtshkrimin. Rast i thjeshtë: edhe në media e në komunikime zyrtare ndeshet togfjalëshi lekë të reja/të vjetra, megjithëse lek është i gjinisë mashkullore. Në FMGJSH pesë ilustrime përsërisin njëri-tjetrin për kuptimin e lek, asnjëri në shumës, që të kuptohet a shkruhet lekë të reja/të vjetra apo lekë të rinj/të vjetër.

Pasaportizimi i fjalëve të huaja

Një fjalor normativ vrapon pas përroit të fjalëve, që mbledh gjithçka si ullaku (sipas Çabejt, fjalë shqipe, mungon në Fjalor), apo i prin këtij përroi, duke ndërtuar kullojsa, filtra, për ta pastruar nga ndotjet? Kriteri i përfshirjes së fjalës së huaj është vetëm përdorimi?

Read more:Universi i një gjigandi: Gjurmët e pashlyeshme të Atit tim

Kemi dy gjedhe të kundërta: bejtexhinjtë deri në fyt me turqizma, që përdoreshin edhe në qytete dhe Naimi. Po të nisej nga dendësia e përdorimit të turqizmave, Naimi kurrë s’do të shkruante shqipe aq të pastër. Përdorimi i tepruar i fjalëve të huaja pati përftesë të kundërt: ua çeli sytë rilindasve që t’u thonë ndal!

Pyetja përballë çdo fjale të huaj: e pasuron ajo gjuhën shqipe apo shqipja ka të barazvlefshme? Në i pastë shqipja qoftë edhe krahinore a nëndialektore, s’ka arsye me e pajisë me pasaportë tjetrën që “punon në të zezë”. Në FMGJSH është fjala risk, aq e dashur për teknokratët e ekonomisë, bashkë me foljen riskoj dhe mbiemrin i/e riskuar. Ç’vlerë i shtojnë shqipes këto fjalë, krahasuar me rrezik, rrezikoj, i/e rrezikuar? Pse duhet derbi në futboll, kur gjithmonë kemi thënë përballje, ndeshje (midis dy kundërshtarësh të mëdhenj)? Ç’të re sjell relaksoj, krahasuar me çlodhem, prehem, pushoj, qetësohem, shkllahem? Vetë Fjalori sforcohet kur e përdor te ndejë: “në këto ndeja ralaksojmë shpirtin”(!).

Dhe ja një fjalë e FMGJSH, që më doli rastësisht, po e sjell me copy paste me gabimet drejtshkrimore, përfshi mungesën e kllapës mbyllëse: “Votergéjt-i m. (angl. Water-ujë + gate-derë; Watergate-pendë a cfrat që mbyll kalimin e ujit; kështu quhet një bllok ndërtesash të administratës amerikane në Uashington”(!). E kupton dot kush për çka po flitet, cila është fjala që paska hyrë në shqip, ç’hyn këtu “blloku i ndërtesave të administratës amerikane në Uashington”? S’po ndalem te “Ë” nistore e anglishtes në emra të përveçëm, që një herë shkruhet “V”, Votergejt e një herë “U”, Uashington. Uotergejt (jo votergejt) mbase mund të përshtatet në shqip në rastin e një skandali që trondit themelet e shtetit, pa për “pendë, cfrat” (nuk përmendet sinonimi i pastër shqip pritë), kur është përdorur? Pa thënë që cfrat mungon në FMGJSH.

Read more:Starmer në krizë pas sondazheve/ Laburistët drejt humbjes, por kryeministri britanik synon të mbijetojë në krye

Një fjalor normativ me fjalë të huaja të panevojshme, e vret gjuhën. Përdoruesi i merr si të ligjshme. Edhe në paçin hyrë, fjalori mund t’u tregojë derën. Më së pakti, me një shih që çon te fjala shqipe. Në një vend të hapur, të vogël e kohëhumbur si yni, prirja kah e huaja është më e fortë se tjetërkund, gjuha amtare është më e rrezikuar nga anglishtja e trysnitë e globalizmit. Vërehet edhe te vetë autorët e Fjalorit. Maus-in e kompjuterit e shpjegojnë miush, por vetë përdorin maus. Te emri makintosh është ky shpjegim: “kompjuteri i parë personal (PC)… me një ndërfaqe grafike të përdoruesit dhe maus”!

Përpjekjet me e mbrojtë gjuhën japin fryt kur janë në përpjesëtim të drejtë me rreziqet që e kërcënojnë.

Lexo edhe
Aktualitet

Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë tek biznesmenët, prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti

Aktualitet

E rëndë në Vlorë/ Një grua futet me thikë në Gjykatën e Shkallës së Parë, arrestohet nga forcat e policisë

Tags: #Gjuha shqipe #jetë #kosove #media #Mehmet elezi #Para #Qeni #Qentë #Uashington

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë tek biznesmenët, prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti
  • E rëndë në Vlorë/ Një grua futet me thikë në Gjykatën e Shkallës së Parë, arrestohet nga forcat e policisë
  • Vendimi për Veliajn, Kushtetuesja i kthen Gjykatës së Lartë rishqyrtimin e arrestit me burg për kryebashkiakun e Tiranës
  • Kontrollet blic në të gjitha burgjet e vendit/ Sekuestrohen telefona, alkool dhe drogë, 35 efektivë nën hetim
  • Zjarri që vrau emigrantin, punëtorët rrëfejnë panikun pas flakëve ku humbi jetën 25-vjeçari nga Bangladeshi
Nga të njëjtat tag-e
  • Kryeqyteti botëror i trafikimit të qenieve njerëzore, vajza 11-vjeçare shiten dhe përdhunohen
  • I dënuar për ‘vrasje me dashje’/ Ndërron jetë nga arresti kardiak 73-vjeçari, ishte transferuar nga burgu i Lezhës në QSUT për trajtim të specializuar
  • Bileta e autobusit 70 lekë dhe pagesa me POS-s? Implementimi i sistemeve, Shoqata e Transportit kërkon sqarim nga shteti
  • Detajet/ Çështja e kryebashkiakut Erion Veliaj, mblidhen sërish sot gjyqtarët e Kushtetueses
  • “Krijohet panik, dolëm jashtë”/ Sulm rus në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Ukrainë, Filo për “Shqipëria Live”: Pashë vdekjen me sy, ata godasin civilë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Aktualitet Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market 5 lexime · 20 orë më parë
  3. 03
    Botë Panik në tregjet kineze, manjati i bursës humbet një të katërtën e pasurisë brenda një dite 4 lexime · 1 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Aksident në Vaqarr/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin, të përfshirë një grua shtatzënë dhe gjashtë fëmijë 4 lexime · 10 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet E rëndë në Durrës, dy persona i japin fund jetës 4 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Hapen aplikimet për subvencione, mbi 5 mijë fermerë aplikojnë për Skemën Kombëtare, ende pa datë për IPARD III 4 lexime · 15 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë tek biznesmenët, prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti

Prokuroria e Sarandës ka lëshuar 12 masa sigurie ndaj disa personave, mes tyre punonjës policie, oficerë, inspektorë dhe…

• 8 orë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

E rëndë në Vlorë/ Një grua futet me thikë në Gjykatën e Shkallës së Parë, arrestohet nga forcat e policisë

Një grua ka hyrë brenda ambienteve të Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë për të marrë pjesë…

• 9 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Vendimi për Veliajn, Kushtetuesja i kthen Gjykatës së Lartë rishqyrtimin e arrestit me burg për kryebashkiakun e Tiranës

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rikthejë për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë ë çështjen që lidhet me masën…

• 9 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by