Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Irani dhe revolucioni: Si lindi Republika Islamike
Aktualitet

Irani dhe revolucioni: Si lindi Republika Islamike

• 5 Maj, 2026 • 9 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Libri Irani dhe revolucioni: Një histori[Iran and the Revolution: A History] ofron një kontekst shumë të nevojshëm për ngjarjet aktuale.

Nga: John Simpson / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com

Siç e kuptoi William Wordsworth në Paris, pas vitit 1789, revolucionet në thelb janë magjepsëse. Nuk ka asgjë kaq të patrembur, kaq vetëmohuese, kaq të guximshme, kaq mizore sa një turmë revolucionare. Për më tepër, revolucionet kanë formësuar botën moderne. Bashkimi Evropian është transformuar nga përmbysja e marksizëm-leninizmit në Evropën Lindore, ndërsa revolucioni i papërfunduar në Sheshin e Tienanmenit në vitin 1989 ushqen edhe sot neurozat e Partisë Komuniste Kineze.

Read more:Raketat drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, reagon Irani: Nuk kishim ndërmend të godisnim ata

Megjithatë, në disa mënyra, një revolucion që ndodhi 10 vjet më herët ka qenë edhe më formues për kohën tonë: përmbysja e shahut në Iran. Ai ishte vërtet një arketip revolucionar sipas modelit të vitit 1789: barrikada në rrugë, turma të armatosura me pushkë të vjetra gjuetie dhe thika kuzhine që përballeshin me tanket (të prodhuara në Britani, natyrisht); pallate, kazerma dhe seli të policisë sekrete të sulmuara dhe të plaçkitura, uniformat e të ashtuquajturve “të pavdekshmëve” të shahut të hedhura në tokë, të braktisura në panik të plotë. Madje, hasa edhe imazhin përfundimtar revolucionar: trupin e një polici fatkeq të varur në një shtyllë ndriçimi. Tronditja në BBC, në Londër, bëri që pamja të mos përdorej.

Përmbysja e dinastisë së shahut kishte rrënjë të thella: imperializmi i rëndë britanik dhe amerikan që shtrihej në dekada, vala e madhe e korrupsionit e krijuar nga rritja e çmimeve të naftës pas vitit 1973, pavendosmëria neurotike e vetë shahut, brutaliteti i [shërbimit sekret] SAVAK-ut (i cili, ashtu si në revolucionet franceze dhe ruse, rezultoi të ishte hije e zbehtë e represionit të regjimit që po vinte).

Read more:Lufta/ Anija e Koresë së Jugut shpërthen në flakë në Hormuz! Irani sulmon me dronë Emiratet dhe Omanin! Trump-Teheranit: Nëse godisni anijet amerikane, do të shkatërroheni

Kur ndodhi revolucioni, ai elektrizoi myslimanët kudo: ata panë se ishte vërtet e mundur të ngrihesh dhe të përmbysësh instrumentet e zgjedhura të politikës perëndimore. Por, Irani ishte një vend mysliman shiit, jashtë rrjedhës kryesore të politikës dhe mendimit sunit, dhe revolucioni pati efekt veçanërisht të fuqishëm mbi komunitetet shiite, sidomos në Liban, ku shiitët në Jug të vendit kishin qenë shtresë e klasës së ulët që nga Kryqëzatat. Papritmas ata u ndërgjegjësuan për një forcë të re, dhe Hezbollahu u formua për t’i rezistuar ndërhyrjeve të Izraelit. Gjysmë shekulli më vonë, Hezbollahu është një nga armiqtë kryesorë të Izraelit; ndërsa, vetë Irani është përballur me fuqinë e kombinuar të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit dhe ka dëshmuar të jetë një kundërshtar i frikshëm.

Historia e revolucionit iranian është shkruar shumë herë, por nuk kam gjetur një rrëfim kaq të qartë dhe të lirë nga paragjykimet sa ai i Homa Katouzianit. Katouziani është historian i madh, por ai është gjithashtu polimat – ekonomist, politolog dhe kritik i respektuar letrar. Sot ai është figurë e nderuar në Kolegjin e Shën Antonit në Oksford, megjithatë ajo që më pëlqeu veçanërisht ishte momenti i rastësishëm kur ndjen se je në praninë e të riut që ai dikur ishte, duke parë, si William Wordsworth, historinë për të cilën ai një ditë do të bëhej mjeshtër.

Read more:Evarist Beqiri: A është e sigurt Shqipëria pa një NATO të fortë?

Kjo çështja e të qenit vëzhgues është e rëndësishme. Shumë diplomatë britanikë, amerikanë, francezë, gjermanë, ishin mbyllur në ambasadat e tyre duke dëgjuar informacionet qetësuese të prodhuar nga agjencitë e shahut. I vetmi diplomat britanik që njihja dhe që e kuptonte seriozitetin e situatës së shahut ishte një i ri që lejohej të jetonte jashtë ambasadës me të dashurën e tij iraniane. Gazetarët e huaj, të cilët i kalonin ditët duke folur me njerëz të zakonshëm, e parashikuan më qartë shembjen që po vinte. Edhe në nëntor të vitit 1978 disa ambasada perëndimore, përfshirë ato britanike dhe amerikane, po raportonin në kryeqytetet e tyre se, pavarësisht gjithçkaje, shahu do ta mbijetonte revolucionin.

Por, më pas, siç e bën të qartë Katouziani, tronditja politike në Iran nuk u përputh me idetë perëndimore. Irani, shkruan ai, “ishte një shoqëri në të cilën ndryshimi – edhe ndryshimi i rëndësishëm dhe bazik – kishte tendencë të ishte fenomen afatshkurtër. Dhe, kjo pikërisht për shkak të mungesës së një kuadri ligjor të instaluar dhe të pacenueshëm që do të garantonte vazhdimësinë afatgjatë.” Aktualisht, natyrisht, vetë Perëndimi po përballet me një proces disi të ngjashëm në Shtetet e Bashkuara të Donald Trumpit, ku ligji dhe politika duhet të përshtaten me çfarëdo që Trumpi thotë se duhet të jetë në çfarëdo momenti. Por, nëse ka ngjashmëri të rastësishme midis shahut dhe Trumpit, pasiguria gjithëpërfshirëse e shahut nuk ka absolutisht asnjë jehonë në sigurinë e blinduar të Trumpit se ai ka të drejtë, pavarësisht se sa shpesh dhe sa rrënjësisht e ndryshon mendimin. Ajo që i lidh të dy burrat është aftësia e tyre për të qeverisur vetëm sipas kryeneçësisë. Kjo e rrëzoi shahun; shumë lehtë mund t’ia presë krahët presidentit Trump pas zgjedhjeve afatmesme të këtij nëntori.

Read more:VIDEO/ Forcat izraelite hedhin në erë tunelin që përdorej nga Hezbollahu në Liban, përdorin 24 ton eksplozivë

Të gjitha revolucionet shoqërohen nga një shkallë vetëmashtrimi: pa të, ato nuk do të kishin kurrë sukses. Katouziani jep përshkrimin më të mirë që kam parë të aleancës së çuditshme midis klerit të ashpër ultra-konservator dhe intelektualëve të majtë iranianë të cilët arritën të bindnin veten se kthimi i Ajatollah Khomeinit, në Teheran, do të hapte derën për demokraci, liri të shprehjes dhe socializëm të vërtetë. “Pse jeni kaq optimistë, dreqi e marrtë?” – e pyeta një ish-anëtar të Mexhlisit – ose Parlamentit – të arsimuar në Britani i cili sapo ishte kthyer në apartamentin e tij i djersitur dhe i entuziazmuar nga pritja e Ajatollahut në rrugët e trazuara të Teheranit. “Çdo gjë është më mirë se shahu,” u përgjigj ai, “dhe Khomeini do të jetë i lehtë për t’u anashkaluar. Në fund të fundit, ai është thjesht një plak injorant dhe fanatik.”

Pasi e kisha takuar dhe intervistuar Khomeinin jashtë Parisit në Nuflë-lë-Shato disa javë më parë, nuk isha i bindur – dhe kisha të drejtë. Miku im vdiq në burgun Evin rreth një vit më vonë, në një mënyrë për të cilën preferoj të mos mendoj; Khomeini qëndroi në pushtet deri në vdekjen e tij 10 vjet më vonë dhe la pas sistemin që ka zgjatur, kryesisht i pandryshuar – dhe sigurisht i pamoderuar – deri sot. Siç po e zbulojnë Donald Trumpi dhe Benjamin Netanyahu, thjesht prerja e kokës së regjimit është absolutisht e padobishme. Forca e tij shkon shumë më thellë se kaq.

Read more:Të shtëna me armë zjarri në Uashington D.C, Shtëpia e Bardhë izolohet për 20 minuta, shërbimi sekret neutralizon autorin

Shahu u largua nga Irani për herë të fundit më 16 janar 1979, me lotët që i rridhnin në fytyrë ndërsa hipte në aeroplanin që e çoi në mërgim dhe në një vdekje të dhimbshme nga kanceri. Më 1 shkurt, Ajatollah Khomeini fluturoi në të njëjtin aeroport dhe themeloi Republikën Islamike. Përpara qëndronin kaosi, atentatet, terrori dhe një luftë e tmerrshme tetëvjeçare (e inkurajuar nga Perëndimi) me Irakun e Saddam Husseinit. Askush nuk mendonte se revolucioni islamik do të zgjaste aq gjatë sa ka zgjatur. Në vizitat e mia të shpeshta në Iran, përpunova një formulë që mendoja se i përmblidhte gjërat: “Revolucioni ndihet i qëndrueshëm, por jo i përhershëm.” Sigurisht që asgjë nuk është e përhershme, por revolucioni islamik i Iranit ka mbijetuar më gjatë se shumë të tjerë, që nga perestrojka e Gorbaçovit deri te orbanizmi.

Katouziani është po aq largpamës për kontrollin që sistemi iranian ka zhvilluar ndër vite siç është edhe për vetë revolucionin, dhe rrëfimi i tij për gratë e reja që kanë refuzuar ta pranojnë atë sistem është i admirueshëm. Natyrisht, ai do të shembet në një moment, megjithëse Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara, së bashku, mund t’ia kenë dhënë një forcë të përkohshme të re me sulmet e tyre. Shumica e autokracive rrëzohen në fund nga korrupsioni, dhe ky do të jetë fati edhe i ajatollahëve dhe i Gardës Revolucionare. Procesi ka zgjatur kaq shumë sepse, ndryshe nga shahu, regjimi ka qenë i gatshëm të përdorë dhunën më të skajshme për të qëndruar në pushtet. Në çdo rast, studimi i ngrohtë, racional dhe shumë i qasshëm i Katouzianin do të vazhdojë ta shpjegojë fenomenin shumë kohë pasi ai të ketë zhdukur. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

U konfliktuan për një borxh prej 100 mijë lekësh të vjetra/ Plagoset me thikë në bark i riu në Korçë, identifikohet autori

Aktualitet

Raportoi gabim për një qytetar gjatë protestës në Zvërnec, Hita pezullon drejtorin e Policisë së Vlorës

Tags: #Bashkimi evropian #Benjamin netanyahu #Gazetarët #Hezbollahu #Homa katouzian #iran #Irani #John simpson #Reza pahlavi #Ruhollah khomeini

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • U konfliktuan për një borxh prej 100 mijë lekësh të vjetra/ Plagoset me thikë në bark i riu në Korçë, identifikohet autori
  • Raportoi gabim për një qytetar gjatë protestës në Zvërnec, Hita pezullon drejtorin e Policisë së Vlorës
  • “Armë dhe ADN-ja te furça e dhëmbëve”/ Gjykata e Lartë: Dosja e Ervis Martinajt nuk është kompetencë e GJKKO, çështja kalon për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë
  • Aksidenti i rëndë në rrugën Elbasan–Peqin/ 38-vjeçarja në koma, ndodhej në makinë së bashku me fëmijën
  • “Investim 4 miliardë euro”/ Debati për projektin në Zvërnec, reagon kompania që ka marrë përsipër projektin: Prona është private, gjithçka po bëhet sipas ligjit
Nga të njëjtat tag-e
  • VIDEO/ Raketat e Hezbollahut bien afër bregdetit izraelit, plazhistët në qytetin e Nahariyas largohen të tmerruar nga shpërthimet
  • Netanyahu nuk ka ndërmend të zbatojë armëpushimin në fuqi, urdhër ushtrisë izraelite: Dua 70% kontroll në Gaza
  • Bashkimi Evropian gjobit kompaninë “Temu” me 200 milionë euro, lejoi shitjen e produkteve të rrezikshme
  • Sulo përplaset ashpër me Dudushin në “Top Story”: PD-ja e hëngri, i’u mor vula/ Gazetari: A nuk ishin bashkëpunëtorët që ia morën?!
  • Memorandumi i mirëkuptimit, SHBA gati t’i japë fund bllokadës që Irani të rivendosë transportin detar në Ngushticën e Hormuzit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Aksident në Peqin/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagoset një nga drejtuesit dhe një i mitur 7 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet U arrestuan në Greqi pas plagosjes së pakistanezit, kush janë dy të rinjtë nga Saranda. Njëri dyshohet se… 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet Lufta ndaj krimit dhe pastrimit të parave, Ambasada e SHBA nis trajnimin e zyrtarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe RMV 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet Zjarr pranë Ranës së Hedhun në Shëngjin, zona me pisha përfshihet nga flakët 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Botë Irani mëson nga Ukraina taktikat e luftës, Hezbollahu përdor dronë me fibra optike për të goditur Izraelin 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, pësojnë sërish ulje nafta dhe benzina 3 lexime · 11 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet U kapën duke transportuar 5 kilogramë kokainë me një furgon/ Arrestohen tre të rinjtë shqiptarë në Itali, i sekuestrohen mbi 6 mijë euro cash 3 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

U konfliktuan për një borxh prej 100 mijë lekësh të vjetra/ Plagoset me thikë në bark i riu në Korçë, identifikohet autori

Një i ri është plagosur me thikë nga një person tjetër gjatë një konflikti në Korçë. Sipas informacioneve…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Raportoi gabim për një qytetar gjatë protestës në Zvërnec, Hita pezullon drejtorin e Policisë së Vlorës

Është pezulluar nga detyra ditën e sotme drejtori i Policisë së Vlorës, pasi raportoi gabim për një qytetar…

• 4 orë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

“Armë dhe ADN-ja te furça e dhëmbëve”/ Gjykata e Lartë: Dosja e Ervis Martinajt nuk është kompetencë e GJKKO, çështja kalon për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë

Gjykata e Lartë ka zgjidhur mosmarrëveshjen e kompetencës mes Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar…

• 5 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by