Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Lutfi Dervishi: Qeli ‘all inclusive’
Aktualitet

Lutfi Dervishi: Qeli ‘all inclusive’

• 5 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kur dëgjon fjalën burg, asgjë nuk të habit më.

Pas videos ku të dënuar VIP organizojnë një lloj dasme brenda qelisë, pyetja nuk është më “si ndodhi”, por “çfarë nuk kemi parë ende”.

Aheng në burg? Këtë e pamë Alkool? Është vetëm çështje cilësie. Drogë? Patjetër mall i pastër. Eskorta? Pa asnjë problem. Armë? Edhe këtë e kemi parë. Jo duke qëlluar në ajër në raste ziafeti, por kundër atij që e konsideron hasëm.

Kur sheh komoditetin, e të burgosurve VIP gjithçka të duket e mundur. Thjesht çështje çmimi.

Problemi nuk është se duke parë këtë video ti pyet si naiv: kush e bën ligjin në burg?

Kontrasti është brutal. Nga njëra anë, figura politike që trajtohen me një rigorozitet për të dërguar messazh dhe nga ana tjetër, figura të botës së krimit që jetojnë më mirë se shumica e atyre që jetojnë jashtë.

Read more:I dyshuari i aksidentit tragjik në Durrës lihet në burg, reagon avokatja e tij

Ndoshta kërcënimi më i madh që mund t’u bëhet atyre është: “mbani pak rregull se do t’u nxjerrim jashtë”.

Dhe pastaj ne çuditemi pse nga qelitë dalin urdhra, paralajmërime, investime, madje edhe vrasje. Nëse infrastruktura ekziston, çdo gjë është e mundur.

Ai stan atë bulmet ka. Dhe ky stan ka kohë që prodhon më rendiment të lakmueshëm.

Logjika do të kërkonte që pas publikimit të videos të kishim jo vetëm kontroll, por nuk ka dhe analiza, masa, përgjegjësi konkrete, përgjegjësi e emër dhe mbiemër.

Por duket se logjika nuk është gjithmonë pjesë e skenarit.

Read more:Fahrije Hoti për përballjen me Vuçiqin në OKB: E pashë tmerrin edhe një herë

Ndoshta është më e ndershme të heqim dorë nga iluzioni.

Në vend që të pretendojmë se kemi burgje, administratë dhe drejtues duhet të pranojmë se kemi hapësira me menaxhim fleksibël.

Në fund të fundit, modeli ekziston. Pablo Escobar ndërtoi burgun e vet sipas shijeve të tij. Ne kemi një version më modest, por gjithsesi funksional.

Kështu merr kuptim shterues shprehja ekskluzivisht shqiptare: burgu për burrat është!

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #All inclusive #Analiza #Burg #Burgjet #Hapesira #Investime #Lutfi Dervishi #Video #Vrasje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Policia zbulon dy parcela me 215 bimë kanabisi në Bulqizë, arrestohet 37-vjeçari nga Kamza (EMRI+VIDEO)
  • Dhunoi dhe kërcënoi të shoqen me pistoletë, Gjykata e Vlorës lë në burg ‘Visin e Garave’
  • Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, prezantohet projekti në Lezhë! Punimet do të përfundojnë brenda 2030-ës (VIDEO)
  • FOTOT/ Kokainë e hashash brenda makaronave të gatuara, si iu zbulua porosia e drogës të dënuarit te 313-ta
  • Plagosja e ‘Guccit’ të TikTokut në Durrës, arrestohet 35-vjeçari në Berat! Në kërkim që prej dhjetorit të kaluar (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Duhen ndryshime si në Hungari, Serbia shkoi në zgjedhje”/ Osman Stafa për revoltën e shqiptarëve: 36 vite na kanë vjedhur, pse duhet të lodhemi ne pas 86 ditësh? 36 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 32 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta është lëvizje heroike qytetare”, Osman Stafa: Politika ka 36 vite që ofron të njëjtat figura! Revolta ka krijuar presion te pushteti 21 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 15 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Nga Bashkëqeverisja te Pasqyra e Shqipërisë”, Zhupa: Edi Rama është bërë i pariciklueshëm, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen dhe qeveri tranzitore 15 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 11 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 10 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by