Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Zyra për Rikthimin e Aseteve dhe UNODC diskutojnë forcimin e bashkëpunimit dhe avancimin e kornizës ligjore për rikthimin e aseteve
Aktualitet

Zyra për Rikthimin e Aseteve dhe UNODC diskutojnë forcimin e bashkëpunimit dhe avancimin e kornizës ligjore për rikthimin e aseteve

• 6 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Udhëheqësi i Zyrës për Rikthimin e Aseteve, njëherësh prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, z. Bahri Hyseni, ka zhvilluar takim me Përfaqësuesin Rajonal për Evropën Juglindore nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin, UNODC, z. Danilo Rizzi.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutua për aktivitetet e realizuara nga Zyra për Rikthimin e Aseteve gjatë periudhës së fundit, sfidat e evidentuara, si dhe progresin e arritur në fushën e identifikimit, gjurmimit, sekuestrimit dhe rikthimit të aseteve të përfituara në mënyrë të kundërligjshme.

Read more:Trump bën hapa pas, pezullon operacionin Liria në Hormuz: Progres në negociatat me Iranin

“Në këtë kontekst, u vlerësua puna e deritanishme e Zyrës për Rikthimin e Aseteve, me theks të veçantë në rëndësinë e forcimit të kapaciteteve institucionale, avancimit të efikasitetit operacional dhe përmirësimit të koordinimit ndërinstitucional në këtë fushë. Vëmendje e veçantë iu kushtua shqyrtimit të koncept-dokumentit për nevojën e hartimit dhe miratimit të Ligjit për Rikthimin e Aseteve. Me këtë rast, u theksua se krijimi i një kornize të qartë ligjore është thelbësor për rritjen e efikasitetit institucional në trajtimin e rasteve që lidhen me pasuritë e përfituara nga veprimtaritë e kundërligjshme, si dhe për harmonizimin me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se po ashtu, gjatë takimit u diskutua mundësia e vazhdimit të mbështetjes për Zyrën për Rikthimin e Aseteve përmes organizimit të vizitave studimore, trajnimeve profesionale dhe ofrimit të ekspertizës së specializuar.

Read more:Ylli i Real Madridit konfirmon përleshjen fizike me Rudigerin përmes një deklarate

“Këto iniciativa synojnë avancimin e kapaciteteve profesionale të stafit, forcimin e mekanizmave të bashkëpunimit dhe përmirësimin e praktikave në fushën e konfiskimit, menaxhimit dhe rikthimit të pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar. Në takim u theksua gjithashtu rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional brenda vendit, si dhe forcimi i partneritetit me organizatat dhe institucionet ndërkombëtare që veprojnë në fushën e rikthimit të aseteve. Ky bashkëpunim u vlerësua si i rëndësishëm për shkëmbimin e informacionit, përvojave dhe praktikave më të mira, veçanërisht në rastet me dimension ndërkufitar”, thuhet në njoftim.

Read more:​Vranë e dëbuan shqiptarë, aktakuzë ndaj 8 personave për krime lufte në Gjakovë

Gjithashtu siç thuhet në njoftim, në përmbyllje, Përfaqësuesi Rajonal i UNODC-së për Evropën Juglindore, z. Danilo Rizzi, shprehu gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen ndaj Zyrës për Rikthimin e Aseteve, me qëllim të forcimit të kapaciteteve profesionale, rritjes së efikasitetit institucional dhe avancimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në proceset e rikthimit të aseteve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe vendeve të tjera. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

U konfliktuan për një borxh prej 100 mijë lekësh të vjetra/ Plagoset me thikë në bark i riu në Korçë, identifikohet autori

Aktualitet

Raportoi gabim për një qytetar gjatë protestës në Zvërnec, Hita pezullon drejtorin e Policisë së Vlorës

Tags: #Asetet #media #Njoftim #Unodc #Zyra per kthimin e aseteve

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • U konfliktuan për një borxh prej 100 mijë lekësh të vjetra/ Plagoset me thikë në bark i riu në Korçë, identifikohet autori
  • Raportoi gabim për një qytetar gjatë protestës në Zvërnec, Hita pezullon drejtorin e Policisë së Vlorës
  • “Armë dhe ADN-ja te furça e dhëmbëve”/ Gjykata e Lartë: Dosja e Ervis Martinajt nuk është kompetencë e GJKKO, çështja kalon për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë
  • Aksidenti i rëndë në rrugën Elbasan–Peqin/ 38-vjeçarja në koma, ndodhej në makinë së bashku me fëmijën
  • “Investim 4 miliardë euro”/ Debati për projektin në Zvërnec, reagon kompania që ka marrë përsipër projektin: Prona është private, gjithçka po bëhet sipas ligjit
Nga të njëjtat tag-e
  • Meksika njofton negociata me SHBA-në: Do rishqyrtojmë marrëveshjen tregtare në muajt e ardhshëm
  • Shkeli perimetrin e sigurisë me Jet Ski në Velipojë, 1 milion lekë gjobë për drejtuesin dhe sekuestrim mjeti
  • Hita takim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, porosi uniformave blu në prag të sezonit turistik: Kujdes me zjarret
  • I dënuar për ‘vrasje me dashje’/ Ndërron jetë nga arresti kardiak, 73-vjeçari ishte transferuar nga burgu i Lezhës në QSUT për trajtim të specializuar
  • I dënuar për ‘vrasje me dashje’/ Ndërron jetë nga arresti kardiak 73-vjeçari, ishte transferuar nga burgu i Lezhës në QSUT për trajtim të specializuar
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Aksident në Peqin/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagoset një nga drejtuesit dhe një i mitur 7 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet U arrestuan në Greqi pas plagosjes së pakistanezit, kush janë dy të rinjtë nga Saranda. Njëri dyshohet se… 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet Lufta ndaj krimit dhe pastrimit të parave, Ambasada e SHBA nis trajnimin e zyrtarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe RMV 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet Raportoi gabim për një qytetar gjatë protestës në Zvërnec, Hita pezullon drejtorin e Policisë së Vlorës 3 lexime · 9 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Zjarr pranë Ranës së Hedhun në Shëngjin, zona me pisha përfshihet nga flakët 3 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, pësojnë sërish ulje nafta dhe benzina 3 lexime · 17 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet U kapën duke transportuar 5 kilogramë kokainë me një furgon/ Arrestohen tre të rinjtë shqiptarë në Itali, i sekuestrohen mbi 6 mijë euro cash 3 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

U konfliktuan për një borxh prej 100 mijë lekësh të vjetra/ Plagoset me thikë në bark i riu në Korçë, identifikohet autori

Një i ri është plagosur me thikë nga një person tjetër gjatë një konflikti në Korçë. Sipas informacioneve…

• 9 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Raportoi gabim për një qytetar gjatë protestës në Zvërnec, Hita pezullon drejtorin e Policisë së Vlorës

Është pezulluar nga detyra ditën e sotme drejtori i Policisë së Vlorës, pasi raportoi gabim për një qytetar…

• 9 orë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

“Armë dhe ADN-ja te furça e dhëmbëve”/ Gjykata e Lartë: Dosja e Ervis Martinajt nuk është kompetencë e GJKKO, çështja kalon për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë

Gjykata e Lartë ka zgjidhur mosmarrëveshjen e kompetencës mes Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar…

• 10 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by