Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. ​Begaj: Partneriteti strategjik me SHBA, gur themeli i politikës të jashtme dhe i sigurisë
Aktualitet

​Begaj: Partneriteti strategjik me SHBA, gur themeli i politikës të jashtme dhe i sigurisë

• 6 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj mori pjesë në kremtimin e 25-vjetorit të bashkëpunimit midis Forcave të Armatosura dhe Gardën Kombëtare të New Jersey-t.

Në këtë ceremoni, të zhvilluar në Komandën e Forcës Tokësore në Zall-Herr, krahas autoriteteve të larta të mbrojtjes dhe përfaqësuesve të institucioneve shqiptare, ishin të pranishëm dhe përfaqësuesja e Gardës Kombëtare të Neë Jersey-it, gjenerale Yvonne Mays, si dhe zonja Nancy VanHorn, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Në fjalën përshëndetëse, presidenti Begaj e cilësoi këtë përvjetor si akt nderimi për partneritetin Shqipëri-SHBA që ka prodhuar besim, profesionalizëm, siguri, dhe, mbi të gjitha, lidhje njerëzore midis ushtarakëve, institucioneve dhe dy popujve.

Read more:Aksidenti në Durrës, Begaj: Hetim shterues për ngjarjen! Rama: Tragjedi e pangushëllueshme (REAGIMET)

“Për Shqipërinë, partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një nga gurët themelorë të politikës sonë të jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes”, deklaroi Presidenti Begaj në fjalën përshëndetëse.

Begaj theksoi se bashkëpunimi me Gardën Kombëtare të Neë Jersey-it, përbën një nga historitë më të suksesshme të bashkëpunimit ushtarak dhe strategjik Shqipëri-SHBA, pasi për 25 vite ka ndihmuar në transformimin, modernizimin dhe forcimin e Forcave të Armatosura.

Read more:Trump bën hapa pas, pezullon operacionin Liria në Hormuz: Progres në negociatat me Iranin

“Ka qenë një marrëdhënie besimi, profesionalizmi dhe solidariteti. Përmes trajnimeve, edukimit ushtarak, mbështetjes teknike, stërvitjeve të përbashkëta dhe angazhimeve operacionale, ky partneritet ka ndihmuar që Forcat tona të Armatosura të afrohen gjithnjë e më shumë me standardet më të mira të NATO-s. Sot, Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë më profesionale, më të ndërveprueshme dhe më të përgatitura për të përmbushur detyrimet e tyre kombëtare dhe aleate”, u shpreh Presidenti.

Gjatë fjalës Begaj theksoi se ka ende potencial për të zgjeruar këtë bashkëpunim dhe se ai duhet të marrë dimensione të reja, si në arsimin ushtarak, stërvitjet e përbashkëta, në mbrojtjen kibernetike, edhe në zhvillimin e infrastrukturës strategjike.

“Shqipëria ka shumë për të ofruar dhe shumë për të ndërtuar së bashku me partnerët e saj amerikanë. Infrastruktura strategjike, kapacitetet mbrojtëse, Baza Ajrore Taktike e Kuçovës, porti i Porto Romanos, projektet në fushën e transportit dhe korridoret rajonale të lidhjes janë pjesë e një vizioni më të gjerë: një vizioni të një Shqipërie më të fortë, më të sigurt dhe më të dobishme për Aleancën”, shtoi Presidenti.

Read more:Henry zbulon tri kombëtaret favorite për Kupën e Botës 2026

Për sa i përket situatës në rajonin tonë dhe sfidave të kohës, Presidenti Begaj theksoi nevojën për forcim të mëtejshëm të NATO-s, anëtarësim të Kosovës në këtë organizëm dhe prezencën e domosdoshme të SHBA-së në rajon.

“Në këtë kohë krizash dhe pasigurish, siguria është më parësore se kurrë. Për Shqipërinë, NATO duhet të mbetet e fortë, aktive dhe e bashkuar, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partneri ynë kryesor strategjik”, deklaroi Begaj, duke u shprehur se “sfida të përbashkëta kërkojnë përgjigje të përbashkëta”.

Read more:Gjendet i vdekur gjenerali rus, i lidhur me laboratorin e armëve kimike të sanksionuara nga vendet e perëndimit

“Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj strategjike. Ajo qëndron me Shtetet e Bashkuara, me NATO-n dhe me botën demokratike. Dhe nëse dikush kërkon të gjejë një vend pro-amerikan në rajonin tonë, do ta gjejë gjithmonë në Shqipëri, në Kosove dhe kudo ku ka shqiptarë. Ne ishim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në koalicionin antiterror, jemi edhe sot në nismën e Samitit për Paqen”, deklaroi Presidenti Begaj, transmeton ATSH.

Kreu i shtetit shqiptar rikonfimoi mirënjohje për kontributin e Gardës Kombëtare të Neë Jersey-it dhe mbështetjen e tij për suksesin e mëtejshëm dhe forcimin e marrëdhënieve me Shtete e Bashkuara.

Lexo edhe
Aktualitet

Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë tek biznesmenët, prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti

Aktualitet

E rëndë në Vlorë/ Një grua futet me thikë në Gjykatën e Shkallës së Parë, arrestohet nga forcat e policisë

Tags: #Bajram begaj #Besim #Forcat e Armatosura #kosove #Nancy vanhorn #Nato #Shba #shqiperi #Shqiperia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë tek biznesmenët, prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti
  • E rëndë në Vlorë/ Një grua futet me thikë në Gjykatën e Shkallës së Parë, arrestohet nga forcat e policisë
  • Vendimi për Veliajn, Kushtetuesja i kthen Gjykatës së Lartë rishqyrtimin e arrestit me burg për kryebashkiakun e Tiranës
  • Kontrollet blic në të gjitha burgjet e vendit/ Sekuestrohen telefona, alkool dhe drogë, 35 efektivë nën hetim
  • Zjarri që vrau emigrantin, punëtorët rrëfejnë panikun pas flakëve ku humbi jetën 25-vjeçari nga Bangladeshi
Nga të njëjtat tag-e
  • Autoritetet amerikane në alarm, rriten kërcënimet online për Presidentin Donald Trump
  • Ministri grek i Mbrojtjes takon homologun shqiptar, rikthen çështjen e varrezave të ushtarëve grekë 82 vjet pas Luftës së II Botërore: Do të thërrasim komisionin e përbashkët
  • “Krijohet panik, dolëm jashtë”/ Sulm rus në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Ukrainë, Filo për “Shqipëria Live”: Pashë vdekjen me sy, ata godasin civilë
  • “Krijohet panik, dolëm jashtë”/ Sulm rus në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Ukrainë, Filo për “Shqipëria Live”: Ata godasin civilë pa marrë parasysh kostot
  • “Pusho ti, qepe”/ Punonjësja e bashkisë Dibër që u bë virale në rrjet, flet për “Shqipëria Live”: Jam bërë pishman për fjalët që përdora
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Aktualitet Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market 5 lexime · 15 orë më parë
  3. 03
    Ekonomi Hapen aplikimet për subvencione, mbi 5 mijë fermerë aplikojnë për Skemën Kombëtare, ende pa datë për IPARD III 4 lexime · 10 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Aksident në Vaqarr/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin, të përfshirë një grua shtatzënë dhe gjashtë fëmijë 4 lexime · 5 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet E rëndë në Durrës, dy persona i japin fund jetës 4 lexime · 12 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet I merrnin para qytetarëve shqiptarë përmes faqeve dhe sms-ve të falsifikuara të Postës Shqiptare, arrestohet një 22-vjeçar francez, shpallet në kërkim një shtetas gjerman 3 lexime · 11 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë tek biznesmenët, prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti

Prokuroria e Sarandës ka lëshuar 12 masa sigurie ndaj disa personave, mes tyre punonjës policie, oficerë, inspektorë dhe…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

E rëndë në Vlorë/ Një grua futet me thikë në Gjykatën e Shkallës së Parë, arrestohet nga forcat e policisë

Një grua ka hyrë brenda ambienteve të Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë për të marrë pjesë…

• 4 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Vendimi për Veliajn, Kushtetuesja i kthen Gjykatës së Lartë rishqyrtimin e arrestit me burg për kryebashkiakun e Tiranës

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rikthejë për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë ë çështjen që lidhet me masën…

• 4 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by