Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Sekretari amerikan i Shtetit mbi dy orë e gjysmë në Vatikan, ballë për ballë Papa Leones pas tensioneve mes Donald Trumpit dhe Selisë së Shenjtë
Aktualitet

Sekretari amerikan i Shtetit mbi dy orë e gjysmë në Vatikan, ballë për ballë Papa Leones pas tensioneve mes Donald Trumpit dhe Selisë së Shenjtë

• 7 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, zhvilloi një takim me Papa Leonin XIV në Vatikan, në një vizitë që vjen pas tensioneve dhe përplasjeve të fundit mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe Selisë së Shenjtë.

Takimi zgjati rreth dy orë e gjysmë dhe u zhvillua në Pallatin Apostolik, ndërsa më pas Rubio u takua edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin.

Mediat italiane raportojnë se një nga objektivat kryesore të vizitës së Rubios në Romë është përmirësimi i marrëdhënieve me Vatikanin, në një moment kur administrata Trump kërkon të shmangë humbjen e mbështetjes te katolikët amerikanë.

Read more:Lufta/ Donald Trump: Marrëveshja me Iranin mund të firmoset javën tjetër! Teherani kundërshton planin! Avioni ushtarak amerikan qëllon cisternën iraniane në Hormuz

Vizita e kreut të diplomacisë amerikane u shoqërua me masa të forta sigurie në zonën e Vatikanit, ndërsa via della Conciliazione u mbyll për qarkullimin dhe mbi zonë patrulluan edhe helikopterë.

Rubio mbërriti në Vatikan me një autokolonë të shoqëruar nga forca sigurie, ndërsa delegacioni amerikan është akomoduar në një hotel luksoz pranë Via Veneto në Romë, ku sipas raportimeve janë rezervuar 33 dhoma.

Në axhendën e Rubios janë edhe takimet me kryeministren italiane Giorgia Meloni, ministrin e Jashtëm Antonio Tajani dhe ministrin e Mbrojtjes Guido Crosetto.

Read more:Shtëpia e Bardhë e quan Evropën 'inkubator' për terrorizmin në strategjinë e re kundër terrorizmit

Ndërkohë, vizita e tij ka nxitur edhe protesta në Romë. Aktivistë dhe përfaqësues të majtë kanë paralajmëruar demonstrata kundër Rubios, duke e akuzuar për mbështetje të politikave amerikane ndaj Izraelit dhe Kubës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 16:20

Rubio takohet me Kardinalin Parolin, fokusi i diskutimeve te situata në Lindjen e Mesme dhe marrëdhëniet dypalëshe

1778163801_xuytriop.JPG

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, u takua sot edhe me Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Selisë së Shenjtë, për të diskutuar bashkëpunimin e ndërsjellë dhe çështjet urgjente ndërkombëtare.

Read more:Qeveria ndryshon skemën e dëmshpërblimit për ish të përndjekurit politikë, Malaj: Përshpejtohen pagesat, do të shlyejmë 6000 dosje në 5 vjet

Sekretari Rubio, deklaroi Departamenti i Shtetit në një deklaratë, përshëndeti mbërritjen e fundit të Kryepeshkopit Gabriele Giordano Caccia si Nunci i ri Apostolik në Shtetet e Bashkuara.

“Diskutimet shqyrtuan përpjekjet e vazhdueshme humanitare në Hemisferën Perëndimore dhe përpjekjet për të arritur paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme. Takimi theksoi partneritetin e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe Selisë së Shenjtë në promovimin e lirisë fetare”, përfundoi deklarata.

Lexo edhe
Aktualitet

Mot i qëndrueshëm dhe kohë me diell, parashikimi për këtë të diel

Aktualitet

U konfliktuan për një borxh prej 100 mijë lekësh të vjetra/ Plagoset me thikë në bark i riu në Korçë, identifikohet autori

Tags: #Donald Trump #Giorgia meloni #Marco rubio #Mediat #Papa Leoni i 14 #Protesta #Shba #Shtetet e bashkuara

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Mot i qëndrueshëm dhe kohë me diell, parashikimi për këtë të diel
  • U konfliktuan për një borxh prej 100 mijë lekësh të vjetra/ Plagoset me thikë në bark i riu në Korçë, identifikohet autori
  • Raportoi gabim për një qytetar gjatë protestës në Zvërnec, Hita pezullon drejtorin e Policisë së Vlorës
  • “Armë dhe ADN-ja te furça e dhëmbëve”/ Gjykata e Lartë: Dosja e Ervis Martinajt nuk është kompetencë e GJKKO, çështja kalon për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë
  • Aksidenti i rëndë në rrugën Elbasan–Peqin/ 38-vjeçarja në koma, ndodhej në makinë së bashku me fëmijën
Nga të njëjtat tag-e
  • Kuvendi Kombëtar i PD, flet ish-kongresmeni republikan në SHBA, McEwen: Sikurse e tha edhe Sali Berisha, ne e rrëzuam tiraninë më përpara, do ta rrëzojmë përsëri
  • Saranda mirëpret luksin në bregdet, ankorohet për herë të parë kroçera ‘Le Boréal’
  • Nuk ka miratim nga Kongresi, Gjykata urdhëron heqjen e emrit të Trump nga Qendra Kennedy
  • SHBA “leksion” ndaj parave të pista, trajnim nga OPDAT për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut
  • Lufta ndaj krimit dhe pastrimit të parave, Ambasada e SHBA nis trajnimin e zyrtarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe RMV
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Aksident në Peqin/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagoset një nga drejtuesit dhe një i mitur 7 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet U arrestuan në Greqi pas plagosjes së pakistanezit, kush janë dy të rinjtë nga Saranda. Njëri dyshohet se… 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet Lufta ndaj krimit dhe pastrimit të parave, Ambasada e SHBA nis trajnimin e zyrtarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe RMV 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet Raportoi gabim për një qytetar gjatë protestës në Zvërnec, Hita pezullon drejtorin e Policisë së Vlorës 4 lexime · 12 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Zjarr pranë Ranës së Hedhun në Shëngjin, zona me pisha përfshihet nga flakët 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, pësojnë sërish ulje nafta dhe benzina 3 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet U kapën duke transportuar 5 kilogramë kokainë me një furgon/ Arrestohen tre të rinjtë shqiptarë në Itali, i sekuestrohen mbi 6 mijë euro cash 3 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Mot i qëndrueshëm dhe kohë me diell, parashikimi për këtë të diel

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, me…

• 29 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

U konfliktuan për një borxh prej 100 mijë lekësh të vjetra/ Plagoset me thikë në bark i riu në Korçë, identifikohet autori

Një i ri është plagosur me thikë nga një person tjetër gjatë një konflikti në Korçë. Sipas informacioneve…

• 12 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Raportoi gabim për një qytetar gjatë protestës në Zvërnec, Hita pezullon drejtorin e Policisë së Vlorës

Është pezulluar nga detyra ditën e sotme drejtori i Policisë së Vlorës, pasi raportoi gabim për një qytetar…

• 12 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by