Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Ronaldo i hesht tifozët rivalë pas brohoritjeve “Messi” gjatë fitores së Al Nasr
Aktualitet

Ronaldo i hesht tifozët rivalë pas brohoritjeve “Messi” gjatë fitores së Al Nasr

• 8 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Cristiano Ronaldo vazhdon të tregojë qetësi dhe përvojë edhe në momentet më të tensionuara në fushë.

Ylli portugez ishte në qendër të vëmendjes gjatë përballjes mes Al Nassr dhe Al Shabab, ku tifozët vendas tentuan ta provokonin duke brohoritur vazhdimisht emrin e rivalit të tij historik, Lionel Messi.

Gjatë disa momenteve të ndeshjes, stadiumi u pushtua nga thirrjet “Messi, Messi”, në një përpjekje të qartë për të shpërqendruar pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Megjithatë, Ronaldo reagoi në mënyrë të qetë dhe sportive, duke buzëqeshur dhe madje duke kërcyer në ritmin e brohoritjeve të tifozëve, çka u komentua gjerësisht edhe në rrjetet sociale.

Read more:Kane, Olise dhe Luis Diaz e tronditin “BBC”e Real Madridit

Situata u tensionua për pak çaste, derisa mbrojtësi holandez Wesley Hoedt ndërhyri për të qetësuar atmosferën në fushë dhe për të shmangur përshkallëzimin e provokimeve nga tribunat.

Megjithatë, përgjigjen më të mirë Ronaldo e dha në fushën e lojës.

Sulmuesi portugez vulosi paraqitjen e tij me një gol në minutën e 75-të, duke ndihmuar Al Nassr-in të triumfojë me rezultatin 4-2 ndaj Al Shabab.

Read more:Fundi i një epoke, Cristiano Ronaldo: Pensionimi shumë afër

Cristiano Ronaldo arrin një rekord pas 100 golave në Superligën e Arabisë Saudite

Goli i tij u prit me festë nga tifozët e skuadrës mike dhe praktikisht shuajti reagimet provokuese nga tribunat.

Me këtë fitore, Al Nassr vazhdon garën për objektivat sezonalë në kampionatin saudit, ndërsa Ronaldo po dëshmon edhe një herë se mbetet vendimtar jo vetëm me golat, por edhe me mënyrën se si menaxhon presionin dhe atmosferat armiqësore në stadiume.

Pamjet e reagimit të tij ndaj thirrjeve për Messin janë bërë virale në internet, me shumë tifozë që e kanë vlerësuar sjelljen sportive dhe vetëkontrollin e veteranit portugez. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Al nassr #Cristiano ronaldo #Internet #Lionel messi #Rrjetet sociale #Superliga e arabisë #Virale

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’
  • Shqetësime për sigurinë, OpenAI pezullon modelin e ri të ChatGPT: Po mashtronte
  • Incident i ri sigurie/ OpenAI nën hetim për agjentët e Inteligjencës Artificiale, anashkaluan filtrat e faqes së OKB-së
  • YouTube refuzon marrëveshjen e Metës për sigurinë e fëmijëve: Kemi mekanizmat tanë
  • VIDEOLAJM/ Një udhëtim mes liqenit dhe malit, pamjet mbresëlënëse nga aksi Shirokë-Zogaj
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama më telefonoi sot, patëm bisedë të tensionuar dhe me fyerje”/ Plarent Ndreca tregon përplasjen me kryeministrin: Më akuzon se kam larguar Veliajn prej tij 11 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Ekonomi Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’ 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta në Tiranë, qytetarët nuk tërhiqen: Rama jep dorëheqjen! 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Ballist Morina takon Erjon Vishkullin në spitalin në Romë, e surprizon me bluzën e veçantë: Për autoktonin! 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO) 2 lexime · 17 orë më parë
  7. 07
    Sociale Një hapësirë për komunitetin në Durrës, stadium dhe fushë futbolli në Katund të Ri (VIDEO) 2 lexime · 17 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin