Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Nuk doni prerje të shkurtër? Frizura Charlotte është ndryshimi elegant që do ta shohim kudo
Aktualitet

Nuk doni prerje të shkurtër? Frizura Charlotte është ndryshimi elegant që do ta shohim kudo

• 8 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

E frymëzuar nga stili i Charlotte York në “Sex and the City”, kjo prerje gjysmë e gjatë ruan elegancën, gjatësinë dhe pamjen e kuruar pa ndryshim drastik

Frizura Charlotte i ka bërë për vete gratë që duan një ndryshim elegant, pa prerje drastike. E frymëzuar nga stili i përjetshëm i Charlotte York nga seriali “Sex and the City”, kjo frizurë gjysmë e gjatë po bëhet një nga trendet më të mëdha për vitin 2026, sepse bashkon feminitetin, sofistikimin dhe prakticitetin.

Vitet e fundit, pothuajse nuk ka pasur sezon pa ndonjë version të ri të frizurës bob, nga boyfriend bob dhe razor bob, deri te variantet me onde dhe ato asimetrike. Megjithatë, edhe pse bob duket modern dhe e freskon fytyrën, shumë gra nuk duan të heqin dorë nga gjatësia e flokëve.

Read more:Duket si frizurë e sallonit, por mund ta bëni vetë: Nyja franceze është hit i sezonit

Pikërisht për këtë arsye, gjithnjë e më shumë vëmendje po tërheq e ashtuquajtura “frizura Charlotte”, zgjidhje ideale për të gjitha ato që duan ndryshim, por pa rrezik të madh dhe pa shkurtim drastik.


Çfarë është frizura Charlotte dhe pse është kaq e pëlqyer?

Frizura Charlotte është e frymëzuar nga personazhi Charlotte York, e njohur për pamjen elegante, të kuruar dhe klasikisht femërore. Bëhet fjalë për një frizurë gjysmë të gjatë, e cila zakonisht arrin deri te klavikula ose pak më poshtë, me linja të drejta dhe shtresa shumë të lehta që i japin flokëve lëvizje natyrale.

Read more:“Më falni”, Aurelien Tchouameni reagon për herë të parë pas përplasjes me Fede Valverde

Ajo që e veçon këtë frizurë është fakti se duket luksoze dhe e rregulluar edhe kur nuk është stiluar shumë. Pikërisht ky bashkim i natyrshmërisë dhe elegancës e bën një nga frizurat më të dëshiruara për vitin 2026.

Ndryshe nga bob klasik, frizura Charlotte ju lejon ta ruani gjatësinë, por flokëve u jep formë, volum dhe pamje të sofistikuar, transmeton Telegrafi.

Frizurë që nuk kërkon shumë mund

Një nga arsyet kryesore pse gratë e pëlqejnë këtë frizurë është prakticiteti i saj. Mjafton t’i thani flokët me tharëse dhe t’i ktheni lehtë majat nga brenda ose nga jashtë, për të fituar një pamje të rregullt dhe elegante.

Read more:Jo fustanet, por grimi dhe flokët: Pamjet që morën vëmendjen në Met Gala 2026

Nëse dëshironi më shumë volum, ajo stilohet lehtë me brushë të rrumbullakët ose me onde të buta. Nga ana tjetër, mund të duket po aq bukur edhe krejt natyrale, me një efekt pak të shprishur.

Pikërisht për këtë arsye, frizura Charlotte u përshtatet si kombinimeve të punës, ashtu edhe dukjeve më të çlodhura të përditshme.

Si mbahet frizura Charlotte?

Kjo frizurë përshtatet lehtë me stile të ndryshme veshjeje. Për një pamje romantike, mund ta mbani me rreth flokësh, fjongo, perla ose triko në nuanca të buta, pikërisht si estetika për të cilën njihej Charlotte York.

Read more:30 mijë vizitorë, interesim rekord dhe atmosferë spektakolare – Beauty Fair Kosova 2026 mbyll me sukses edicionin e parë

Nga ana tjetër, ajo kalon shumë lehtë edhe në një stil më modern e më të lirshëm. Mjafton ta zhvendosni ndarjen e flokëve anash, t’i shprishni lehtë dhe t’i lini fijet e përparme ta kornizojnë natyrshëm fytyrën.

Prandaj nuk është çudi që shumë stilistë flokësh tashmë po e veçojnë këtë frizurë si një nga trendet më të mëdha të bukurisë që do ta shënojë vitin 2026. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

E rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, përplaset për vdekje një 7-vjeçar/ Po kalonte rrugën për në shkollë, i shpëtoi nga duart nënës

Aktualitet

“Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale

Tags: #Estetika #Flokët #Frizura #Stil flokësh #Telegrafi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • E rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, përplaset për vdekje një 7-vjeçar/ Po kalonte rrugën për në shkollë, i shpëtoi nga duart nënës
  • “Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale
  • Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market
  • Sherr mes të moshuarve në Kombinat, plagoset më thikë njëri prej tyre, arrestohet autori
  • Shpërthim me tritol në Kinostudio, detajet e para
Nga të njëjtat tag-e
  • Skandali i kalendarit të famshëm në Romë, “prifti seksi” pranon: Nuk kam qenë kurrë klerik
  • Ylli i Real Madridit kërkon të largohet pasi u la jashtë Kupës së Botës
  • Nga Kërçova, Mickoski shuan dilemat për raportet me Fatmir Limanin
  • Komisioni për Sëmundje Infektive: Rreziku për paraqitjen dhe përhapjen e hantavirusit në Maqedoni është i ulët
  • Komuna e Mitrovicës nis aksion në Zhabar për lirimin e hapësirave publike
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Emri/ Aksident fatal në Greqi, humb jetën 55-vjeçari shqiptar, përplaset nga kamioni 6 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 3 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market 4 lexime · 27 minuta më parë
  4. 04
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Ekskluzive/ Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA 3 lexime · 13 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Emri/ Dyshohet se i vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim 3 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet Lufta kundër krimit, kreu i SPAK takim ndërkombëtar në Itali: Duhet qasjeje hetimore që synon të kuptojë të gjithë zinxhirin e grupeve 3 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

E rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, përplaset për vdekje një 7-vjeçar/ Po kalonte rrugën për në shkollë, i shpëtoi nga duart nënës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mengel të Elbasanit. Një fëmijë 7 vjeç…

• 27 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

“Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar zyrtarisht pas sulmit të fundit rus me dronë dhe…

• 27 minuta më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në Kinostudio këtë të hënë në maketin e në pronësi të personit me…

• 27 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by