Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. Rriten bizneset, jo punësimi/ Shërbimet dhe transporti kryesojnë ndërmarrjet pa staf, 51% e ndërmarrjeve pa punonjës
Ekonomi

Rriten bizneset, jo punësimi/ Shërbimet dhe transporti kryesojnë ndërmarrjet pa staf, 51% e ndërmarrjeve pa punonjës

• 9 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Të pasurit biznes në vendin tonë po kthehet në trend teksa numri i tyre vitet e fundit është rritur ndjeshëm. Por përballë shifrave pozitive dhe nevojës sëlart për fuqi punëtore, fshihen problematika serioze.

Instituti i Statistikave në raportin për ndërmarrjet aktive në Shqipëri bën të ditur se rezultojnë 127 mijë e 634 ndërmarrje aktive, ndërsa janë hapur mbi 15 mijë biznese të reja. Por ajo që ngre pikëpyetje është struktura reale e tyre.

Read more:Rekord në Gjermani: Mbi 4100 qytetarë nga Kosova morën shtetësinë në landin e Bavarisë gjatë vitit 2025

Në raport thuhet se mbi 50 për qind e ndërmarrjeve aktive rezultojnë pa asnjë të punësuar me pagesë, çka do të thotë bizneset e reja nuk po hapin vende të reja pune. Një ecuri e tillë tregon se vitet e fundit po dominojnë mikrobizneset, vetëpunësimi dhe në disa raste dhe informaliteti në ekonomi ku shumë drejtues zgjedhin të mos deklarojnë punonjësit e tyre duke ulur kështu kostot dhe mospaguar sigurimet shoqëroret e shëndetësore.

Ndalur sipas sektorëve, peshën kryesore të këtij trendi e mbajnë aktivitetet e shërbimeve dhe transporti. Sektori i shërbimeve të tjera kryeson listën me 67.1% të ndërmarrjeve pa punonjës, i ndjekur ngushtë nga transporti dhe magazinimi, si dhe sektorët e teknologjisë dhe tregtisë, ku shifrat luhaten mbi 55%, duke konfirmuar se edhe në degët që konsiderohen me rritje të shpejtë, siç është informacioni dhe komunikacioni, modeli i punës mbetet kryesisht individual.

Read more:Dita e Evropës në Maqedoni do të shënohet me aktivitete gjatë gjithë muajit maj

E ndërsa qëllimi I bizneseve të reja duhet të jetë dhe hapja e sa më shumë vendeve të punës, vet raporti thekson se vetëm 6.3% e ndërmarrjeve aktive rezultojnë me 10 ose më shumë të punësuar me pagesë.

Një tjetër problem lidhet me modelin ekonomik të vendit. Pothuajse 35 për qind e bizneseve operojnë në tregti, ndërsa industria përpunuese mbetet në nivele shumë më të ulëta. Kjo tregon se ekonomia shqiptare vazhdon të mbështetet më shumë tek shitja dhe importi, sesa tek prodhimi dhe eksporti.

Read more:Gjykata tregtare e SHBA-së vendosi kundër tarifave të fundit globale prej 10% të presidentit Trump

Shifrat tregojnë një ekonomi aktive, por njëkohësisht ngrenë pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë, formalizimin dhe drejtimin afatgjatë të zhvillimit ekonomik në vend.

Lexo edhe
Ekonomi

Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta

Ekonomi

FMN dhe Banka e Shqipërisë vlerësojnë progresin e sistemit financiar shqiptar, infrastrukturë e modernizuar dhe institucione më të shëndetshme

Tags: #Biznese #Bizneset #Ekonomi #ekonomia #Ekonomia shqiptare #jetë #Punësimi #Raporti

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta
  • FMN dhe Banka e Shqipërisë vlerësojnë progresin e sistemit financiar shqiptar, infrastrukturë e modernizuar dhe institucione më të shëndetshme
  • Fasoneritë kërkojnë ndihmë/ Euroja e dobët dhe kostot në rritje, prodhuesit duan ndryshime fiskale për 2027
  • Më shumë bukë dhe sallam, industria shqiptare shënon rënie, më pak kërkesa edhe për eksporte
  • Investimet e huaja ndryshojnë hartën e Shqipërisë/ Kryeson Austria, pronat thithin mbi 600 milionë euro
Nga të njëjtat tag-e
  • Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta
  • Incident i ri sigurie/ OpenAI nën hetim për agjentët e Inteligjencës Artificiale, anashkaluan filtrat e faqes së OKB-së
  • Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin
  • Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO)
  • “Nuk shkohet në BE me deklarata, por me reforma reale”, Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live 7 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide 2 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Ekonomi Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta 2 lexime · 3 orë më parë
  4. 04
    Teknologji Incident i ri sigurie/ OpenAI nën hetim për agjentët e Inteligjencës Artificiale, anashkaluan filtrat e faqes së OKB-së 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me kreun e Dhomës së Avokatisë: Të përkushtuar për të mbështetur sundimin e ligjit dhe një sistem drejtësie efektiv 1 lexime · 4 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Ekonomia rritet me 3,61%, platforma për çmimet, gati në tetor. Do ketë edhe një listë me çmimet e ulëta

Ekonomia shqiptare shfaq tendenca rritëse edhe në tremujorin e dytë të vitit, por motorët kontributivë nuk funksionojnë njëlloj.…

• 3 orë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

FMN dhe Banka e Shqipërisë vlerësojnë progresin e sistemit financiar shqiptar, infrastrukturë e modernizuar dhe institucione më të shëndetshme

Sistemi financiar shqiptar ka shënuar përparim të ndjeshëm krahasuar me vlerësimin e mëparshëm të viteve 2013–2014. Konstatimi vjen…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Fasoneritë kërkojnë ndihmë/ Euroja e dobët dhe kostot në rritje, prodhuesit duan ndryshime fiskale për 2027

Euroja që zhvlerësohet, kostot që rriten dhe mungesa e mbështetjes. Industria prodhuese në Shkodër po përballet me një…

• 3 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by