Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Pyetje-Përgjigje/ Gjithçka duhet të dini për Hantavirusin, nga maskat te ndryshimet me COVID-19
Aktualitet

Pyetje-Përgjigje/ Gjithçka duhet të dini për Hantavirusin, nga maskat te ndryshimet me COVID-19

• 10 Maj, 2026 • 6 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Për situatën e krijuar nga shpërthimi i virusit Andes Hantavirus në anijen turistike “MV Hondius”, ka folur virologu italian Fabrizio Pregliasco, drejtor i Shkollës së Specializimit në Higjienë dhe Mjekësi Parandaluese në Universitetin Shtetëror të Milanos.

Çfarë janë Hantaviruset?

“Janë viruse zoonotike, pra viruse që transmetohen drejtpërdrejt ose tërthorazi mes kafshëve dhe njerëzve. Ato infektojnë natyrshëm brejtësit dhe herë pas here transmetohen te njeriu. Deri më sot, transmetimi nga njeriu te njeriu është dokumentuar vetëm për virusin Andes, i përhapur kryesisht në Argjentinë dhe Kili, i cili është edhe varianti që shkaktoi shpërthimin në anijen ‘MV Hondius’.”

Fakti që shpërthimi ndodhi në një anije, është pozitiv apo negativ?

“Anija ka në bord persona nga 23 kombësi të ndryshme, çka përfshin autoritete të shumta shëndetësore. Nga njëra anë kjo ndihmon në kontrollin dhe izolimin e personave. Por nga ana tjetër, ‘perimetri’ i saj nuk është i pakalueshëm: siç pamë, disa pasagjerë zbritën nga anija kur ende nuk ishte e qartë faza evolutive e virusit.”

Ministria italiane e Shëndetësisë ka njoftuar se ka aktivizuar procedurat e vlerësimit të rrezikut dhe mbikëqyrjes. Çfarë do të thotë kjo konkretisht?

Read more:BBC: A duhet të shqetësohemi për qarkullimin e Hantavirusit

“Po tentohet të parandalohet përhapja e variantit andin të Hantavirusit duke identifikuar personat që zbritën nga anija para se virusi të zbulohej, si dhe duke rindërtuar zinxhirin e kontakteve, edhe ato indirekte, si në rastin e katër turistëve që kaluan nga Roma dhe ndodheshin në të njëjtin fluturim KLM me gruan që më pas ndërroi jetë. Është e rëndësishme që situata të frenohet në kohë: si me zjarret, problemi zgjidhet vetëm nëse ndërhyhet herët.”

Italia miratoi së fundmi Planin Pandemik 2025-2029. Çfarë parashikon ai?

“Ky plan synon të jetë më gjithëpërfshirës, sepse përfshin më shumë patogjenë. Dokumentet e mëparshme fokusoheshin kryesisht te sezoni i gripit. Nga ky këndvështrim, dhe jo vetëm, Covid-19 ishte një mësim i madh.”

A mund të zgjerohet shpërthimi i virusit Andes?

Read more:Sulm amerikan në Paqësor, dy të vrarë në një anije të dyshuar për trafik droge

“Po, sepse periudha e inkubacionit mund të zgjasë nga 6 deri në 8 javë. Disa pasagjerë mund të jenë ende në rrezik për të zhvilluar sëmundjen. Për më tepër, edhe personat asimptomatikë mund ta transmetojnë virusin, megjithëse zakonisht në këto raste ngarkesa virale është e ulët ose zero. Megjithatë, bazuar në atë që dimë sot, rreziku për një pandemi të re globale, sidomos në Europë, është i ulët. Duhet vetëm të tregojmë më shumë kujdes, por mund të themi me arsye se nuk kemi të bëjmë me një tjetër Covid-19.”

Çfarë ndryshimi ka mes virusit Andes dhe Covid-19?

“Virusi Andes ka një aftësi më të ulët transmetimi, sepse infekton vetëm përmes kontakteve të afërta dhe të zgjatura ose nga thithja e urinës, feçeve apo pështymës së brejtësve të infektuar. Ndërsa Covid-19 ishte shumë ngjitës sepse transmetohej kryesisht përmes rrugëve të frymëmarrjes, përmes pikëzave respiratore dhe ajrit.”

Hantaviruset kanë vdekshmëri më të lartë. Si duhet interpretuar kjo?

Read more:Britanikët që ishin në anijen Hondius do të karantinohen, OBSH: Kontakte me rrezik të lartë

“Është e vërtetë. Covid-19 kishte një normë relativisht të ulët vdekshmërie, ndërsa studimet për Hantavirusin tregojnë një vdekshmëri nga 1% deri në 15%, ndërsa varianti andin mund të arrijë edhe deri në 50%. Por simptomat e rënda, paradoksalisht, e bëjnë më të lehtë identifikimin dhe izolimin e rasteve. Për më tepër, sot kemi aftësinë të zbulojmë dhe monitorojmë Hantavirusin dhe të ndërhyjmë menjëherë.”

Cilat janë nivelet e ndryshme të ashpërsisë së infeksionit?

“Ka raste asimptomatike, raste me simptoma të lehta dhe të përgjithshme si dhimbje koke, marramendje, të dridhura, temperaturë, dhimbje muskujsh, të përziera, të vjella, diarre dhe dhimbje barku. Pastaj janë tre sindroma kryesore që karakterizojnë infeksionin nga Hantavirusi: ethet hemorragjike me sindromë renale, të shpeshta në Europë dhe Azi; nefropatia epidemike e vërejtur në Europë; dhe forma më e rëndë, sindroma pulmonare nga Hantavirusi, e përhapur kryesisht në Amerikë.”

A ekzistojnë ilaçe apo vaksina?

“Aktualisht nuk ekziston një trajtim specifik antiviral i autorizuar. Terapia që aplikohet është mbështetëse dhe fokusohet në monitorimin klinik dhe menaxhimin e komplikacioneve respiratore, kardiake dhe renale. Nuk ka as vaksinë. Por, në një skenar hipotetik pandemie, do të ishte e mundur krijimi i një vaksine mRNA brenda 10-12 muajsh falë njohurive të fituara nga pandemia Covid-19.”

Read more:Borxhi i Amerikës tani është më i madh se GDP-ja – çfarë do të thotë kjo për ekonominë?

Çfarë mund të bëjmë për të parandaluar përhapjen?

“Parandalimi i infeksionit nga Hantavirusi varet kryesisht nga reduktimi i kontakteve mes njerëzve dhe brejtësve. Gjithsesi vlejnë edhe masat standarde kundër sëmundjeve respiratore: larja e shpeshtë e duarve, mbulimi i rrugëve të frymëmarrjes gjatë kollës apo teshtimës dhe, kur është e nevojshme, ruajtja e distancës fizike.

Duhet gjithashtu të merren masa kundër brejtësve: mbajtja pastër e ambienteve të shtëpisë dhe vendeve të punës, reduktimi i burimeve të ushqimit dhe vendeve ku strehohen minjtë, mbyllja e çarjeve dhe hyrjeve që lejojnë futjen e tyre në ndërtesa, ruajtja e ushqimeve dhe mbetjeve në enë të mbyllura, si dhe përdorimi i procedurave të sigurta të pastrimit në zonat e ndotura nga brejtësit apo jashtëqitjet e tyre. Duhet shmangur fshirja apo pastrimi me fshesë me korrent i urinës dhe feçeve të brejtësve, për të mos shpërndarë grimcat virale në ajër.”

A rekomandohet mbajtja e maskës?

“Do të thosha jo. Maska mund të rekomandohet vetëm për ata që duhet të futen në ambiente ku mund të ketë prani brejtësish.”

Read more:Tërheqja e trupave amerikane nga Europa, ish-ambasadori Bimo: Liderët e BE-së nuk e kanë lexuar siç duhet mesazhin, marrin me të mira Trump me shpresën se do ndryshojë mendje

Çfarë duhet të bëjnë ata që planifikojnë udhëtime në Argjentinë apo në Amerikën e Jugut?

“Aktualisht nuk ka kufizime dhe njerëzit mund të udhëtojnë. Këshilla ime është të monitorojnë faqen ‘Viaggiare Sicuri’ të Ministrisë së Jashtme italiane. Gjithashtu, në Argjentinë dhe kudo tjetër në botë, duhet të shmangen vendet ku hyrja e njerëzve është e kufizuar, siç ishte vendgrumbullimi i mbetjeve në Ushuaia ku dyshohet se çifti holandez u infektua.”

Po ata që kanë rezervuar një kroçerë?

“Besoj se pas këtij rasti masat higjienike do të forcohen edhe më shumë. Mendoj se aktualisht është e sigurt të udhëtosh me avion, traget apo tren.”/Corriere Della Sera

Lexo edhe
Aktualitet

Sërish kontroll në qelitë e Fierit, gjenden 10 telefona, shishe uji të mbushura me alkool dhe lëndë narkotike

Aktualitet

Plagoset me armë zjarri 17-vjeçari në Tiranë, u qëllua aksidentalisht nga shoku, arrestohet së bashku me dy të tjerë

Tags: #Anija #Anije #avion #Covid-19 #Europë #Fabrizio Pregliasco #hantavirus #viruse

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Sërish kontroll në qelitë e Fierit, gjenden 10 telefona, shishe uji të mbushura me alkool dhe lëndë narkotike
  • Plagoset me armë zjarri 17-vjeçari në Tiranë, u qëllua aksidentalisht nga shoku, arrestohet së bashku me dy të tjerë
  • Detajet/ Zjarr në një magazinë në Durrës, ndërron jetë 25-vjeçari nga Bangladeshi, plagoset kolegu nga Kenia
  • Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sërish kontroll në qelitë e Fierit/ Gjenden 10 telefona, shishe uji të mbushura me alkool dhe lëndë narkotike
  • VIDEO/ Rezidenca ku jetonte ambasadori shqiptar në Kiev u shkatërrua nga sulmet ruse, Ernal Fino tregon ekskluzivisht për Top Channel pasojat
Nga të njëjtat tag-e
  • Konferenca ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian më 26 maj, Rama: Molotovarët u lëshuan të dëshpëruar rrugëve për ta djegur medoemos Shqipërinë në sytë e botës
  • Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian më 26 maj, Rama: Molotovarët e Tiranës u lëshuan të dëshpëruar në një ofensivë të pashoqe energjie negative
  • Shpërthime dhe zjarr në New York, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur në kantierin detar
  • “Është koha që NATO t’i tregojë dhëmbët Rusisë”, presidenti çek kërkon reagim më të ashpër ndaj Moskës
  • Testi për udhëtim drejt Marsit, SpaceX çon anijen Starship në hapësirë, Elon Musk: Një hap më afër planetit të kuq
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Emri/ Aksident fatal në Greqi, humb jetën 55-vjeçari shqiptar, përplaset nga kamioni 5 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Aktualitet Dyshohet se grabiti argjendarinë në Kamëz, mbahet seanca gjyqësore për Elez Hysën 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet U dhunua nga izraelitët në Flotiljen Globale, Goxhaj flet për “Shqipëria Live”: Njërin nga ne e qëlluan me armë në këmbë, mua më rrahën në grup 5 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet Aksident me vdekje në Lezhë/ Makina përplas motorin, humb jetën 36-vjeçari 4 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Mbyllet procesi i votimit dhe numërimit në Dhomën e Avokatisë Tiranë, Klodjan Skënderaj fiton garën 4 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Lufta kundër krimit, kreu i SPAK takim ndërkombëtar në Itali: Duhet qasjeje hetimore që synon të kuptojë të gjithë zinxhirin e grupeve 3 lexime · 4 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet Video/ Dhuna barbare ndaj kreut të AKU në Shkodër, momenti kur goditet me sende të forta në fytyrë. Autori i bëri pritë dhe… 3 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Sërish kontroll në qelitë e Fierit, gjenden 10 telefona, shishe uji të mbushura me alkool dhe lëndë narkotike

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kryer sërish kontroll në qelitë e Fierit, ku ka gjetur sende të…

• 9 minuta më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Plagoset me armë zjarri 17-vjeçari në Tiranë, u qëllua aksidentalisht nga shoku, arrestohet së bashku me dy të tjerë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Tiranë, ku i lënduar ka mbetur një 17-vjeçar. I mituri…

• 39 minuta më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Detajet/ Zjarr në një magazinë në Durrës, ndërron jetë 25-vjeçari nga Bangladeshi, plagoset kolegu nga Kenia

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Fllakës, në Sektorin Rinia, ku një…

• 39 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by