
Dy persona janë arrestuar të shtunën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në bazë të urdhëresave të lëshuara nga gjykata.
Sipas njoftimit të policisë, rasti i parë ka ndodhur rreth orës 10:20, ku është arrestuar një person i kërkuar me urdhëresë gjyqësore.
Pas procedurave policore, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.
Ndërkaq, arrestimi i dytë është realizuar rreth orës 17:11, ku një tjetër person është ndaluar në bazë të dy urdhëresave të lëshuara nga gjykata.
Read more:Çfarë ndikimi mund të ketë raporti i ekspertëve britanikë për Specialen?
Edhe ai, me vendim të organeve kompetente, është dërguar për vuajtje të dënimit.
Policia nuk ka bërë të ditur identitetin e të arrestuarve apo veprat për të cilat ata kërkoheshin. /Telegrafi/




