Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Arbëreshët e Siçilisë synojnë turizmin shqiptar me festa dhe tradita shekullore
Aktualitet

Arbëreshët e Siçilisë synojnë turizmin shqiptar me festa dhe tradita shekullore

• 10 Maj, 2026 • 5 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në përpjekje për të tërhequr më shumë vizitorë nga Shqipëria dhe Kosova, qytezat arbëreshe pranë Palermos po investojnë në aktivitete kulturore gjatë gjithë vitit dhe po kërkojnë linja të drejtpërdrejta ajrore me Tiranën dhe Prishtinën.

Qytezat arbëreshe pranë Palermos, në Itali, kanë shtuar numrin e veprimtarive gjatë gjithë vitit, në përpjekje për të tërhequr sa më shumë turistë, kryesisht shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova.

Autoritetet lokale janë mbështetur edhe nga banorët vendas, të cilët, krahas hapjes së vendeve të reja të punës, po rikthejnë traditat e paraardhësve të tyre, të vendosur në gadishullin italik 5-6 shekuj më parë.

Banorët dhe drejtuesit e pesë qytezave arbëreshe në perëndim të Siçilisë mendojnë se vendosja e dy linjave ajrore “low cost” nga Tirana dhe Prishtina drejt Palermos do të mundësonte udhëtime të drejtpërdrejta.

Roberto Ferrara, një aktivist italian në mbështetje të çështjes shqiptare, tha për BIRN se linja aktuale ajrore nga Tirana të lidh vetëm me Catanian, rreth tri orë larg Palermos dhe qytezave arbëreshe pranë tij.

Read more:Festivali i librit për fëmijë

“Unë udhëtoj disa herë në vit drejt Tiranës dhe më shumë kohë kërkon rruga me makinë nga Palermo drejt aeroportit të Catanias,” shtoi Roberto, i cili merr pjesë rregullisht në festat e organizuara nga “Hora Arbëreshe” në Piana degli Albanesi.

Qyteza me 6.200 banorë, rreth 25 kilometra larg kryeqendrës së Siçilisë, tashmë ka krijuar një emër të mirë për mikpritjen dhe për festat me karakter patriotik e fetar që organizon gjatë vitit.

“Vitet e fundit, numri i vizitorëve në Piana është rritur ndjeshëm. Rreth 400 turistë, kryesisht nga Italia, Shqipëria dhe Kosova, iu bashkuan në prill festës së Shën Gjergjit, shenjti mbrojtës i qytezës,” tha për BIRN kryebashkiaku i Piana-s, Rosario Peta.

Sipas tij, turistët shqiptarë kanë treguar interes të madh për të vizituar monumentin e Skënderbeut, i vendosur në sheshin kryesor dy vjet më parë.

Read more:Lojtari ka dhënë “dritën e gjelbër”, Man Utd ofron 45 milionë euro për yllin brazilian

Kryebashkiaku Peta, njëkohësisht anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, tha se ky këshill e ka mbështetur kërkesën publike për linja ajrore nga Tirana dhe Prishtina drejt Palermos, çka sipas tij do t’i japë një impuls të ri turizmit drejt qytezave arbëreshe.

Arbëreshët janë pasardhësit e shqiptarëve që u vendosën në Italinë e Jugut mes shekujve XV dhe XVI, kryesisht pas vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe pushtimit osman të trojeve shqiptare.

Të përqendruar kryesisht në Siçili, Kalabri dhe rajone të tjera të jugut italian, ata kanë ruajtur për më shumë se pesë shekuj gjuhën arbëreshe, ritin bizantin, kostumet tradicionale dhe zakonet kulturore shqiptare.

Komunitetet arbëreshe konsiderohen sot një urë e rëndësishme kulturore mes Shqipërisë dhe Italisë, ndërsa shumë prej qytezave të tyre janë kthyer në destinacione turistike për vizitorët e interesuar pas historisë dhe trashëgimisë shqiptare.

Read more:LIVE- Dita e Europës/ Andrea Morricone ‘elektrizon’ Tiranën, me qindra të pranishëm në Sheshin Italia, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama

Dhimitër Stefa, një këngëtar nga Durrësi, tha për BIRN se ka marrë pjesë në një nga festat lokale, “ku bashkë me kolegë të tjerë nga Shqipëria u mrekulluam nga organizimi dhe kostumet karakteristike të grave dhe vajzave vendase”.

Veli Berisha, një inxhinier kosovar në Bernë të Zvicrës, vazhdon të shkojë shpesh në Piana degli Albanesi, njësoj si në periudhën kur ishin mbledhur fonde për realizimin e monumentit të Skënderbeut nga skulptori Gëzim Muriqi.

“Ne e ndiejmë veten si në shtëpi,” tha për BIRN Berisha, një nga drejtuesit e “Horës së Skënderbeut”, duke theksuar se një linjë ajrore nga Prishtina do t’i shërbente njohjes së ndërsjellë mes shqiptarëve dhe arbëreshëve.

Njësoj si 43-vjeçari kosovar, edhe Giorgio Cuccia, aktivist për promovimin e qytezës arbëreshe, tha për BIRN se gjatë vitit në sheshet dhe teatrin e Piana-s janë programuar 6-7 festa me pjesëmarrje të gjerë. Njëra prej tyre, si festë e përvitshme, i kushtohet ditës së themelimit të qytezës, më 30 gusht 1488.

Read more:Sting thotë se nuk do t'ua lërë pasurinë milionëshe fëmijëve të tij: Duhet të punojnë vetë, i arsimova

Thuajse në të njëjtën periudhë u formuan edhe qytezat e tjera arbëreshe në pjesën perëndimore të Siçilisë: Santa Cristina Gela, Contessa Entellina, Mezzojuso dhe Palazzo Adriano.

Së bashku me arbëreshët që jetojnë në Palermo, numri i përgjithshëm i arbëreshëve në këtë zonë i kalon 30 mijë banorët.

Palazzo Adriano ka fituar famë edhe për shkak të xhirimeve të filmit Nuovo Cinema Paradiso nga regjisori Giuseppe Tornatore.

Edhe në këtë qytezë vizitat e turistëve janë të shpeshta, ndërsa kalendari i festave në sheshin e madh të qytetit mbetet i pasur gjatë gjithë vitit,” përfundoi Giaccomo Cuccia, kryetar i klubit “Skënderbeu”./BIRN

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aktivitete #arbereshet #Dhimitër Stefa #Fonde #giorhio cuccia #itali #Italia #roberto ferrara #rosario peta #siçili #veli berisha

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rama ka ndërtuar vilën në Surrel me para të pista, 400 mijë euro i bën vetëm kondicionimi”/ Shehaj: Merren me vilën time, por unë s’kam çfarë fsheh
  • Posta Shqiptare kallëzon punonjësit, dyshohet se vodhën mbi 700 mijë euro në filialin në Durrës! Shkarkohet drejtoresha
  • Temperaturat e larta, Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen, ndërsa nxehtësia mbërtheu Europën
  • Çmimet nuk janë rritur në Orikum/ Korriku përmirëson bilancin. Turistët nga Kina, Norvegjia dhe Australia, risia e verës
  • 44 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës, “Der Standard”: Rinia shqiptare nuk ka më frikë!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Mbështeti protestat për largimin e Ramës/ Ish-ministrja e PS, Ermelinda Meksi: Pse nuk flasin intelektualët? Duhet kurajë dhe integritet moral. S’do hezitoj të them atë që besoj! 69 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës/ Profesori Lush Susaj: Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real. Protesta, bashkim kombëtar! 16 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Himni ynë: Rama n’burg, Berisha n’burg”! Erjon Murataj: Kongresi i SHBA regjistroi kërkesën për hetimin e lidhjeve të qeverisë shqiptare me narkotrafikun 15 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Posta Shqiptare kallëzon punonjësit, dyshohet se vodhën mbi 700 mijë euro në filialin në Durrës! Shkarkohet drejtoresha 14 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Braçe shtyu dhunshëm gazetarin e News24, reagon Shehaj: E papranueshme! Pasojë e arrogancës dhe modelit të të fortëve të Ramës 13 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Mos thoni të japë dorëheqjen, por…”/ Thirrja e fortë e pensionistit për Forcat e Armatosura nga protesta: Bashkohuni me ne. Merreni Ramën dhe… 12 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Unë, poliagjent!”, ironizon protestuesi: Rama dhe Berisha, marrëveshje të fshehtë! 12 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by