Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Amal Clooney shkëlqen në ar: Fustani retro që mori gjithë vëmendjen në Londër
Aktualitet

Amal Clooney shkëlqen në ar: Fustani retro që mori gjithë vëmendjen në Londër

• 11 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pas fundjavës romantike në Saint-Tropez, George dhe Amal Clooney u shfaqën në Royal Albert Hall për jubileun e 50-vjetorit të fondacionit King’s Trust, ku ajo mahniti me një krijim të artë nga Alexander McQueen

Pas fundjavës romantike në Saint-Tropez, ku festuan ditëlindjen e 65-të të George Clooney, çifti George dhe Amal Clooney mbërriti në Londër për një tjetër ngjarje të rëndësishme: kremtimin e 50-vjetorit të organizatës bamirëse King’s Trust, në Royal Albert Hall.

Mund të thuhet pa teprim se njëra nga gratë më elegante të ditëve tona shkëlqeu këtë mbrëmje si një mbretëreshë e vërtetë.

Read more:Amal Clooney shfaqet me fundin e guximshëm që ktheu gjithë sytë nga ajo

Fondacioni King’s Trust u themelua në vitin 1976 nga atëherë Princi Charles, si një organizatë që synonte t’u ndihmonte të rinjve nga komunitetet më të cenueshme të fitonin vetëbesim, aftësi profesionale, të gjenin punë ose të nisnin biznesin e tyre. Gjatë pesë dekadave të fundit, më shumë se një milion njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë përfituar nga ky program.

Në mbrëmjen festive në Londër, mes shumë të ftuarve të njohur, ishin edhe George dhe Amal Clooney, të cilët sollën një frymë të vërtetë glamuri hollywoodian në sallën e famshme Royal Albert Hall,transmeton Telegrafi.

Ende me atmosferën e mirë që kishin sjellë nga Côte d’Azur, ku fundjavën e kaluar festuan ditëlindjen e aktorit të njohur, çifti rrezatoi elegancë dhe harmoni. Megjithatë, gjithë vëmendjen e mori Amal Clooney, juristja e njohur dhe ikona e stilit bashkëkohor, e cila u shfaq me një fustan spektakolar të artë.

Read more:Amal Clooney tregoi çfarë do të thotë dominim në stil: Fustani që pritet të kopjohet kudo

Në fakt, ajo ishte e veshur në ar nga koka te këmbët. Me pamjen e saj madhështore, shumë komentues e krahasuan me një hyjneshë egjiptiane, ndërsa portalet që po e ndiqnin ngjarjen drejtpërdrejt shkruan se Amal ishte ndër paraqitjet më mbresëlënëse të mbrëmjes.

Fustani me prerje në formë V-je, me motive gjeometrike dhe strukturë të frymëzuar nga stili art deco, është një model retro i shtëpisë Alexander McQueen nga koleksioni i vjeshtës 2007. Amal e kombinoi me këpucë në të njëjtën nuancë të artë dhe me grim të ndritshëm, që e theksonte edhe më shumë shkëlqimin e paraqitjes së saj.

Read more:Vajza me të cilën u fotografua Orlando Bloom ka 18 milionë ndjekës – kush është Meredith Duxbury?

Amal Clooney edhe një herë dëshmoi se e njeh në mënyrë të përsosur fuqinë e elegancës klasike me prekje moderne. Ajo nuk gabon lehtë në tapetin e kuq dhe këtë mbrëmje, në kuptimin e plotë të fjalës, shkëlqeu.

Edhe bashkëshorti i saj nuk mbeti në hije. George Clooney u shfaq me një kostum elegant ngjyrë të kaltër të errët, ndërsa pamjen e plotësoi me syze të errëta. Gjatë kalimit në tapetin e kuq, ai qëndroi pranë Amal, duke e shoqëruar me kujdes dhe elegancë, në një nga paraqitjet më të komentuara të mbrëmjes. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Aftësi Profesionale #Amal clooney #Fustani #George clooney #Gratë #Londër #Moderne #Telegrafi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Aeroporti i Vlorës/ MABCO dhe 2A Group takim me Ministrinë e Infrastrukturës, kompania e Pacollit: Na u la kohë të paraqesim propozimet për rifillimin e punës
  • Evis Sala përzgjidhet ndër 100 gratë më me ndikim në onkologji në botë
  • Rama ndan pamjet nga biblioteka e fëmijëve në Korçë: Një hapësirë moderne për leximin, dijen dhe kreativitetin (VIDEO)
  • Shkolla ‘Kolë Idromeno’ në Shkodër gati për vitin e ri arsimor, Rama: Investimet vijojnë edhe në tre shkolla të tjera (VIDEO)
  • Arrestohet në Londër 35-vjeçari i kërkuar nga SPAK për dosjen e Jan Prengës, nis procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Parandalohet vrasja në Kavajë/ I dhunuan nipin për pagesë, xhaxhai merr kallashnin dhe niset drejt hotelit për të vrarë autorët! Arrestohet djali i pronarit, tjetri në kërkim (EMRAT) 94 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “E ka vendosur pa pyetur publikun!”/ Ina Zhupa: “The Albanian Files”, projekti i Ramës për një Shqipëri kundra shqiptarëve 12 lexime · 18 orë më parë
  3. 03
    Politikë Shkarkoi nga burgu Anuela Ristanin/ Berisha: Veliaj sulm të hapur ndaj Ramës. Kryeministri është dobësuar, po bëhet një “kalë i ngordhur” 11 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Ora e Agasit 500 mijë euro, dhuratë nga kryeministri”/ Berisha: Rama ka transportuar para jashtë Shqipërie me valixhe diplomatike. Ka bërë 140 fluturime që shkojnë 22 mln euro… 8 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Legjenda e vajzës që ndërtoi një urë për dashurinë, Rama sjell pamje nga ‘xhevahiri’ i fshehur i Matit (VIDEO) 8 lexime · 18 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Agasi ishte vetëm një mekanizëm”/ Tabaku zbërthen sistemin me tri kolona: Në krye qëndron Rama, faturën e paguajnë shqiptarët 7 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Agjenci për hetimin e parave të fshehura të qeveritarëve”/ Berisha: Pasuria e Ramës, është një kafe në krahasim me 300 apartamentet e “Lubisë”! AKSHI… 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by