Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Ende pa emra nga PDK-ja, ja kush prijnë në 10-shen e listave të partive tjera
Aktualitet

Ende pa emra nga PDK-ja, ja kush prijnë në 10-shen e listave të partive tjera

• 13 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Teksa partitë politike në Kosovë kanë nisur publikimin e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit 2026, Partia Demokratike e Kosovës ende nuk e ka zyrtarizuar listën e plotë, ndonëse në media tashmë kanë qarkulluar emrat e kandidatëve kryesorë të saj.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tashmë kanë publikuar listat e plota me emrat e kandidatëve që do të garojnë për Kuvendin e Kosovës.

Në top 10 e listës së Lëvizjes Vetëvendosje janë këta emra: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Donika Gërvalla, Avndi Dehari, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla, Mimoza Kusari-Lila, Hajrulla Çeku dhe Shqipe Mehmeti-Selimi.

Read more:Kos: Siguria e Evropës varet nga stabiliteti në Ballkan, rajonin duhet ta pranojmë në BE

Në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në top 10 e parë janë renditur këto figura: Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Kujtim Shala, Doarsa Kica-Xhelili, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku-Sadriu, Albena Reshitaj, Ukë Rugova, Jeta Statovci dhe Anton Quni.

Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës listën e saj e prin Ardian Gjini si kandidat për kryeministër, ndërsa Ramush Haradinaj është renditur me numër 11 në listë.

Top 10 e listës së tyre janë: Ardian Gjini, Besnik Tahiri, Time Kadrijaj, Bekë Berisha, Arbër Tolaj, Albana Bytyqi, Burim Ramadani, Avni Arifi, Diellza Kukaj dhe Agim Çeku.

Read more:Shënohet 28 vjetori i rënies së heroit Agron Rrahmani, Haxhiu: Nga Besiana e deri në Prishtinë u dallua për veprimtari atdhetare

Ndërsa sipas informacioneve të publikuara deri më tani, në listën e Partisë Demokratike të Kosovës pritet të jenë: Bedri Hamza, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Përparim Gruda, Arian Tahiri, Blerta Deliu, Ganimete Musliu e emra të tjerë.

Të gjitha zhvillimet e fundit rreth zgjedhjeve në Kosovë

Afati për dorëzimin e listave të kandidatëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka përfunduar mbrëmë.

Read more:Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, LDK zyrtarizon marrëveshjen me ish-Presidenten! Vjosa Osmani do kryesojë listën e kandidatëve për deputetë

KQZ-ja ka bërë të ditur se të gjithë kandidatët që synojnë të garojnë për Kuvendin e Kosovës do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit institucional, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Sipas KQZ-së, përmes këtij procesi do të shqyrtohet nëse kandidatët i plotësojnë kriteret ligjore për certifikim, bazuar në nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshëm. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Të kërkuar nga SPAK, arrestohen në Dubai me qëllim ekstradimi 5 persona, 4 prej tyre akuzohen për trafikim droge

Aktualitet

“Krijohet panik, dolëm jashtë”/ Sulm rus në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Ukrainë, Filo për “Shqipëria Live”: Pashë vdekjen me sy, ata godasin civilë

Tags: #Aak #Albana bytyqi #Albena reshitaj #Albin kurti #Albulena haxhiu #Ardian gjini #Kqz #Ldk #Lvv #Pdk #Zgjedhjet 2026

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Të kërkuar nga SPAK, arrestohen në Dubai me qëllim ekstradimi 5 persona, 4 prej tyre akuzohen për trafikim droge
  • “Krijohet panik, dolëm jashtë”/ Sulm rus në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Ukrainë, Filo për “Shqipëria Live”: Pashë vdekjen me sy, ata godasin civilë
  • GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish ministri mbetet në burg
  • Shtyhet seanca për nënën e Monika Kryemadhit, shkak mungesa e avokatëve të Ema Çokut
  • Autoritetet amerikane kapin mat 3 shqiptarët, tentuan të ‘blinin’ trupën gjykuese për të shpëtuar ish-boksierin malazez, zbulohet lidhja e tyre me mafien Gambino të Italisë
Nga të njëjtat tag-e
  • Kurti: Radoiçiq duhet t’i dorëzohet Kosovës, pa përmbushjen e tri masave nuk ka përparim në dialog
  • Kos pas takimit me Kurtin: Nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën
  • Integrimi në BE, Kurti: Vakuumin që lë BE-ja po tentojnë ta mbushin akterë dashakeqë që rrezikojnë sigurinë e Kosovës
  • Kurti pledges to increase child allowances in the next mandate to up to 90 euros
  • Kurti zotohet për rritje të shtesave për fëmijë në mandatin tjetër deri në 90 euro
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Emri/ Aksident fatal në Greqi, humb jetën 55-vjeçari shqiptar, përplaset nga kamioni 7 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 9 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market 5 lexime · 6 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet E rëndë në Durrës, dy persona i japin fund jetës 4 lexime · 3 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Hapen aplikimet për subvencione, mbi 5 mijë fermerë aplikojnë për Skemën Kombëtare, ende pa datë për IPARD III 4 lexime · 1 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet Ekskluzive/ Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA 3 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Të kërkuar nga SPAK, arrestohen në Dubai me qëllim ekstradimi 5 persona, 4 prej tyre akuzohen për trafikim droge

Interpol Tirana ka vijuar operacionin e koduar “The Wanted”, në kuadër të kapjes dhe ekstradimit të shtetasve shqiptarë…

• 22 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

“Krijohet panik, dolëm jashtë”/ Sulm rus në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Ukrainë, Filo për “Shqipëria Live”: Pashë vdekjen me sy, ata godasin civilë

Ambasadori shqiptar në Ukrainë, Ernal Filo, ka folur për “Shqipëria Live” në lidhje me sulmin rus që ndodhi…

• 51 minuta më parë • 2 min lexim
Aktualitet

GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish ministri mbetet në burg

GJKKO mori sot vendim mbi kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj për ndryshimin e masës së sigurimit.…

• 51 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by