Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Ministri i Malit të Zi kritikon ashpër vendimin e një komune për çnjohjen e Kosovës
Aktualitet

Ministri i Malit të Zi kritikon ashpër vendimin e një komune për çnjohjen e Kosovës

• 13 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ministri i Administratës Publike në Mal të Zi, Marash Dukaj ka kritikuar ashpër deklaratën e miratuar nga Kuvendi Komunal i Zeta për “shfuqizimin” simbolik të njohjes së Kosovo, duke e cilësuar këtë veprim si të dëmshëm për perspektivën evropiane të shtetit malazez.

Përmes një reagimi të publikuar në platformën X, Dukaj theksoi se iniciativa e autoriteteve lokale në Zetë nuk ka fuqi juridike apo kushtetuese, pasi çështjet e politikës së jashtme janë kompetencë ekskluzive e shtetit.

Ai vlerësoi se deklarata përfaqëson një tentativë të pushtetit lokal për të ndërhyrë në kompetenca që nuk i takojnë, duke cenuar njëkohësisht marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, të cilat i konsideroi ndër prioritetet strategjike të Malit të Zi.

Read more:Kush është Milan Knezheviq, politikani proserb në Mal të Zi që çoi përpara iniciativën për “çnjohjen” e Kosovës

Një komunë e Malit të Zi me deklaratë ka shfuqizuar vendimin për njohjen e Kosovës

“Shteti duhet të fokusohet në forcimin e institucioneve dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve, jo në iniciativa politike që krijojnë përçarje dhe dëmtojnë orientimin evropian të vendit”, u shpreh Dukaj.

Sipas tij, lëvizje të tilla përbëjnë “hap prapa” në procesin e ndërtimit të së ardhmes evropiane të Malit të Zi dhe mund të ndikojnë negativisht në stabilitetin institucional të vendit.

Read more:Kaos në derbin e Pragës: Festa e titullit e Slavias kthehet në makth pas pushtimit të fushës nga tifozët

Reagimi i Dukajt erdhi pasi Kuvendi Komunal i Zetës miratoi një deklaratë simbolike që kërkon anulimin e njohjes së Kosovës nga Mali i Zi, ndonëse vendimet për politikën e jashtme mbeten nën juridiksionin e qeverisë qendrore në Podgorica.

Ndryshe, Mali i Zi e ka njohur zyrtarisht Kosovën më 9 tetor 2008. Vendimi u mor nga qeveria malazeze, disa muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

E rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, përplaset për vdekje një 7-vjeçar/ Po kalonte rrugën për në shkollë, i shpëtoi nga duart nënës

Aktualitet

“Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale

Tags: #Kosova #Mali #mali i zi #Marash dukaj #Podgorica #qeveria #Telegrafi #Vendimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • E rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, përplaset për vdekje një 7-vjeçar/ Po kalonte rrugën për në shkollë, i shpëtoi nga duart nënës
  • “Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale
  • Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market
  • Sherr mes të moshuarve në Kombinat, plagoset më thikë njëri prej tyre, arrestohet autori
  • Shpërthim me tritol në Kinostudio, detajet e para
Nga të njëjtat tag-e
  • Video/ Kaos në Ankara! Policia turke hedh gaz lotsjellës në selinë e partisë opozitare, kërkon largimin e drejtuesve të shkarkuar të saj
  • Konferenca ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian më 26 maj, Rama: Molotovarët u lëshuan të dëshpëruar rrugëve për ta djegur medoemos Shqipërinë në sytë e botës
  • Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian më 26 maj, Rama: Molotovarët e Tiranës u lëshuan të dëshpëruar në një ofensivë të pashoqe energjie negative
  • Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ulen nafta dhe benzina
  • “Falë Zotit, më në fund iku!”, Trump feston fundin e “The Late Show” të Stephen Colbert
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Emri/ Aksident fatal në Greqi, humb jetën 55-vjeçari shqiptar, përplaset nga kamioni 6 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 3 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market 4 lexime · 44 minuta më parë
  4. 04
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 18 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Emri/ Dyshohet se i vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim 3 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Lufta kundër krimit, kreu i SPAK takim ndërkombëtar në Itali: Duhet qasjeje hetimore që synon të kuptojë të gjithë zinxhirin e grupeve 3 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet Video/ Dhuna barbare ndaj kreut të AKU në Shkodër, momenti kur goditet me sende të forta në fytyrë. Autori i bëri pritë dhe… 3 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

E rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, përplaset për vdekje një 7-vjeçar/ Po kalonte rrugën për në shkollë, i shpëtoi nga duart nënës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mengel të Elbasanit. Një fëmijë 7 vjeç…

• 44 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

“Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar zyrtarisht pas sulmit të fundit rus me dronë dhe…

• 44 minuta më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në Kinostudio këtë të hënë në maketin e në pronësi të personit me…

• 44 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by