Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Rutte flet rreth "NATO 3.0", ‘kërcënimit të drejtpërdrejtë’ dhe ‘tensioneve midis SHBA-së dhe disa aleatëve’
Aktualitet

Rutte flet rreth "NATO 3.0", ‘kërcënimit të drejtpërdrejtë’ dhe ‘tensioneve midis SHBA-së dhe disa aleatëve’

Viral Alert News • 13 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, të mërkurën e përshkroi “NATO 3.0” si një vizion për “një Evropë më të fortë në një NATO më të fortë”, duke theksuar se aleanca transatlantike mbetet e ankoruar në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, ndërsa i shtyn aleatët evropianë të marrin përgjegjësi më të mëdha për mbrojtjen e tyre konvencionale.

Duke folur pas një takimi të Nëntëshes së Bukureshtit (B9), Rutte tha se Rusia mbetet “kërcënimi më i rëndësishëm dhe i drejtpërdrejtë” për aleancën për shkak të luftës së saj të vazhdueshme në Ukrainë.

“Nuk mund ta ulim vigjilencën. Ne gjithmonë do të bëjmë atë që është e nevojshme për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të NATO-s”, tha ai, duke theksuar masat e përforcuara të parandalimit dhe mbrojtjes përgjatë krahut lindor të NATO-s dhe në Veriun e Epërm, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Read more:‘Po punojmë me NATO-n për mbrojtjen raketore’, Zelensky: Ukraina goditi një objekt gazi 1,500 kilometra brenda Rusisë

Rutte theksoi se aleanca tani duhet të rrisë më tej aftësitë ushtarake, prodhimin e mbrojtjes dhe shpenzimet përpara samitit të NATO-s të këtij viti në Ankara.

Duke shpjeguar konceptin e “NATO 3.0”, Rutte tha se modeli parashikon “një Evropë më të fortë në një NATO më të fortë”, me SHBA-në që vazhdon të ofrojë mbështetje bërthamore dhe konvencionale, ndërsa anëtarët evropianë marrin përgjegjësi më të madhe për mbrojtjen konvencionale.

Sllovakia mbyll të gjitha pikat kufitare me Ukrainën për shkak të shqetësimeve për sigurinë

Rutte vlerësoi edhe një herë Presidentin e SHBA-së Donald Trump për shtytjen e aleatëve për të rritur shpenzimet e mbrojtjes, duke e quajtur samitin e NATO-s të vitit të kaluar në Hagë “një nga sukseset më të mëdha të politikës së jashtme” të presidentit amerikan.

Read more:E majta ekstreme kërkon daljen nga NATO – propozimi për referendum refuzohet nga Parlamenti i Spanjës

Ai vuri në dukje se disa anëtarë të NATO-s tani po planifikojnë të tejkalojnë objektivin prej 5% para vitit 2035.

Ndërsa duke iu drejtuar shqetësimeve mbi tensionet midis Uashingtonit dhe disa aleatëve evropianë në lidhje me sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, Rutte pranoi “zhgënjimin në Shtetet e Bashkuara” për reagimet e disa aleatëve, por tha se vendet evropiane e kanë “dëgjuar mesazhin”.

“Ne po punojmë vërtet së bashku për këtë”, ka shtuar ai, duke treguar bashkëpunimin për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, duke përfshirë operacionet e çminimit dhe para-pozicionimin e aseteve ushtarake.

Read more:Egli Tako: Produksioni këtë vit ka qenë i jashtëzakonshëm, u kënaqa që fitoi Selin

Duke iu referuar luftës Rusi-Ukrainë, ai theksoi nevojën për të vazhduar mbështetjen ushtarake të Ukrainës, ndërsa presim negociata kuptimplote për paqe.

“Duhet të them se topi është qartësisht në fushën e (Presidentit rus Vladimir) Putin. Ai duhet të luajë lojën. Ai nuk po e bën këtë ende… Ai duhet të jetë i gatshëm të luajë lojën për t’u angazhuar, vërtet, në negociata për paqe”, ka thënë më tej Rutte. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Donald Trump #Hagë #jetë #Mark rutte #Mediat #Nato #Para #Shba
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Ergys Agasi në pranga/ “Ra koordinatori, jo skema”, Belind Këlliçi: Fitoi pushtet nga Rama. Sa të jetë kryeministri lidhja me krimin është e sigurt
  • Zjarret, 4 vatra ende aktive! Problematikë mbeten flakët në qarkun e Dibrës! Shiu ‘qetëson’ Dajtin
  • E-mail për bombë në disa institucione të vendit, policia kontrolle: Nuk u konstatua asgjë, po hetohet për identifikimin e autorit (MESAZHI +VIDEO)
  • “Në pranga jo vetëm Agasi”/ Protesta e 89, qytetarët kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Ballukut!
  • Vlorë/ Burri godet gruan me sqepar pas një konflikti! Shoqërohet në polici
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 32 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 16 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 16 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Politikë Erald Kapri bën denoncimin e fortë: Jam kërcënuar nga zyrtari i PS, por s’na mbyllin dot gojën! 14 lexime · 15 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Caktoi koordinatorë për të frenuar zgjerimin e partive të vogla, SPAK t’i trokasë në derë!”/ Erald Kapri: Protestat s’do të ndalen deri në rrëzimin e Ramës, dorëheqja do të jetë e shpejtë 13 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës! 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by