Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Propozohet rezolutë në Kuvendin e Serbisë për dënimin e krimeve serbe në Kosovë
Aktualitet

Propozohet rezolutë në Kuvendin e Serbisë për dënimin e krimeve serbe në Kosovë

• 13 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, së bashku me deputetët e SDA Sanxhak, Ahmedin Shkrijel dhe Minela Kalender, kanë propozuar një rezolutë për dënimin e krimeve të kryera në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Kamberi ka bërë të ditur se rezoluta paraqet një thirrje për ballafaqim me të kaluarën dhe për pranimin e fakteve të vërtetuara nga Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë.

Sipas tij, dokumenti dënon krimet sistematike, vrasjet, deportimet, spastrimin etnik dhe dhunën e ushtruar ndaj popullsisë civile shqiptare në Kosovë nga strukturat ushtarake, policore dhe paramilitare të regjimit të atëhershëm serb.

Read more:Sabri Fejzullahu e uron gruan për ditëlindje: E falënderoj Zotin që edhe pas 40 vitesh, ke mbetur e njëjta dritë dhe rreze dielli për mua

“Rezoluta rikujton masakrat në Reçak, Mejë, Krushë të Madhe, Krushë të Vogël, Suharekë, Izbicë, Podujevë dhe shumë vende të tjera, si dhe ekzistimin e varrezave masive në Batajnicë, Petrovo Selo, Perućac dhe Kiževak”, ka shkruar Kamberi.

Ai ka theksuar se në dokument kërkohet hapja e arkivave shtetërore dhe ushtarake, vazhdimi i hetimeve për personat e zhdukur dhe garantimi i së drejtës për të vërtetën dhe drejtësinë për familjet e viktimave.

Read more:Bllokim i donacioneve nga Kosova, Kamberi: Bankat po bëhen instrument i diskriminimit ndaj shqiptarëve

Po ashtu, rezoluta dënon mohimin e krimeve të luftës dhe glorifikimin e kriminelëve të dënuar.

“Pranimi i së vërtetës dhe respektimi i viktimave nuk është dënim për qytetarët e Serbisë, por distancim nga politikat dhe strukturat përgjegjëse për krimet e kryera. Vetëm përmes pranimit të fakteve, drejtësisë dhe përgjegjësisë mund të ndërtohen paqja e qëndrueshme, besimi dhe pajtimi ndërmjet popujve në rajon”, ka deklaruar Kamberi.

Lexo edhe
Aktualitet

Prej dy ditësh asnjë gjurmë nga i riu, familja ngre policinë e Tiranës ‘në këmbë’, enigmë fati i Eglant Koçit

Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Tags: #kosove #Podujevë #Rajon #Serbia #Shaip kamberi #shqiptar #Suharekë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Prej dy ditësh asnjë gjurmë nga i riu, familja ngre policinë e Tiranës ‘në këmbë’, enigmë fati i Eglant Koçit
  • Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina
  • Protesta shkon në Nartë/ Mes flamingove dhe pankartave në breg të detit, zëra kundër dhe pro projektit
  • Protesta për projektin e Zvërnecit, vetëm dhjetëra protestues me pankarta në plazhin e Dalanit
  • U ekstraduan një ditë më parë nga Dubai, GJKKO lë në burg 4 nga 6 personat e përfshirë në trafikim lëndësh narkotike
Nga të njëjtat tag-e
  • I akuzuar nga GJKKO për vrasjen e Klevis Lleshit në vitin 2020, ekstradohet nga Italia 44-vjeçari shqiptar
  • Rrëshqitja masive e dheut në Durrës/ Autoritetet rrisin masat e sigurisë, banorët nuk lejohen të futen në banesa për shkak të terrenit të paqëndrueshëm
  • Nderohet efektivi që u përcoll në banesën e fundit/ Hita i dorëzon familjarëve të tij certifikatën e ‘Dëshmorit të Atdheut’, flamurin shqiptar dhe kapelën e policisë
  • Prej kohësh me drejtues të komanduar, Auron Rrokaj emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave
  • Ngjarja e rëndë në Maliq, reagon presidenti Begaj: I shpreh ngushëllime familjes së efektivit që humbi jetën
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Dhunohen dy vëllezërit në Laç/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Armë zjarri dhe lëndë narkotike në një lokal në Sarandë, shoqërohen disa persona 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet Lot e trishtim, nisin homazhet për policin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq 5 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet Indeksimi i pensioneve, Qeveria: Mund të ndodhë në qershor ose korrik, por ende nuk ka një vendimmarrje 5 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet LAJM I FUNDIT/ Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve 5 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Tubimi për projektin në Zvërnec, protesta edhe në Elbasan, Kukës dhe Korçë 4 lexime · 21 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, GJKKO rrëzon Metën, pranon aksesimin e provave në USB 4 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Prej dy ditësh asnjë gjurmë nga i riu, familja ngre policinë e Tiranës ‘në këmbë’, enigmë fati i Eglant Koçit

Familja e të riut Eglant Koçi ka ngritur alarmin në Policinë e Tiranës, pasi prej dy ditësh ka…

• 41 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e naftës dhe benzinës. Çmimi i shitjes me pakicë i naftës…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
Aktualitet

Protesta shkon në Nartë/ Mes flamingove dhe pankartave në breg të detit, zëra kundër dhe pro projektit

Prej gardhit metalik në Porto Novo të Zvërnecit kanë mbetur gjurmët e dheut të shkrifët dhe betonit, që…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by