
KRU “Mitrovica” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ekipet e saj do të realizojnë punime dhe intervenime në rrjetin e ujësjellësit në disa lokacione në Mitrovicë dhe rrethinë.
Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, punimet do të zhvillohen në rrugët: “Safet Boletini”, “Shaban Idrizi”, “Shaqir Avdiu”, “Çamëria” dhe “Martirët e Studimes”, si dhe në fshatrat Zhabarë dhe Shupkofc.
Kompania ka paralajmëruar se gjatë realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë, si dhe luhatje të presionit në këto zona.
Read more:Komuna e Mitrovicës shtyn afatin për aplikim për bursa studentore
KRU “Mitrovica” ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve deri në përfundimin e punimeve. /Telegrafi/




