Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para pavarësisë: “Mos humb kohë pas ngjyrave të tingujve”
Aktualitet

Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para pavarësisë: “Mos humb kohë pas ngjyrave të tingujve”

• 14 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë një rrëfim emocional për takimin me veprimtarin e njohur shqiptar, Adem Demaçi, një ditë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Thaçi në intervistën me Arben Ahmetin në Kanal 10, ka treguar se mbrëmjen e 16 shkurtit 2008, pasi kishte përmbyllur me ekipin e tij të gjitha përgatitjet për seancën historike të 17 Shkurtit, ndiente se diçka po i mungonte.

“Ndjeja se diçka nuk po shkonte, diçka shpirtërisht më mungonte. Doja ta takoja Demaçin”, ka rrëfyer ai.

Sipas Thaçit, fillimisht kishte kërkuar që Demaçi të qëndronte në Prishtinë gjatë asaj fundjave historike, por më pas kishte vendosur ta takonte personalisht.

Read more:Nëna e Hashim Thaçit bisedon me ish-presidentin, ia uron ditëlindjen

“Doja ta vizitoja në shtëpi, por ai vendosi të vinte në zyrën time”, ka thënë Thaçi.

Ai ka përshkruar atmosferën e ngrohtë dhe miqësore të takimit, ku Demaçi i kishte dhënë mbështetje dhe këshilla për ditën historike që po afrohej.

“Boll kemi ecë në këmbë e krye si popull, por mirë na doli në fund. Mos dëgjo shumë në të majtë e në të djathtë, poshtë e lartë, por kryje këtë punë – nesër do të jem aty”, citohet t’i ketë thënë Demaçi.

Thaçi ka treguar se gjatë takimit e kishte informuar Demaçin se shteti i Kosovës do të kishte flamurin, himnin dhe simbolet e veta shtetërore.

Read more:Takimi me Trump, Xi: “Ringjallja e Madhe e Kinës” dhe “MAGA” mund të ecin dorë për dore

“Bacë, po bëhet shteti, mos humb kohë pas ngjyrave e tingujeve të muzikës, sot nuk janë punët tuaja këto”, ishte përgjigjur Demaçi.

Sipas Thaçit, Demaçi kishte lexuar edhe tekstin e Deklaratës së Pavarësisë, e cila të nesërmen do t’u paraqitej deputetëve për votim dhe nënshkrim.

“Pas konsultimit me këtë njeri të letrave dhe humanist u ndjeva i lehtësuar dhe më i shtrënguar për ditën e bekuar që po vinte për popullin e Kosovës”, ka deklaruar Thaçi.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Hashim thaçi #Para #Presidenti #Presidenti i kosovës #prishtine #shqiptar

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Shqiptarët duan dorëheqjen e Ramës, ambasadori kroat: Protesta e drejtë e qytetarëve, qeveria të dëgjojë mesazhin! Gjenerata e re do t’i japë fund tranzicionit
  • Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës! Ambasadori kroat: Protesta e drejtë e qytetarëve, qeveria duhet të dëgjojë mesazhin! Gjenerata e re do t’i japë fund tranzicionit
  • Dyshohet se u merrnin para qytetarëve! AMP arreston policin në Durrës, në hetim dy efektivë të tjerë
  • Rama publikon pamjet nga rruga e Komanit: Mes një peizazhi spektakolar të veriut (VIDEO)
  • “Jemi shumë pranë fitores”/ Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Kryeministër jep dorëheqjen!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Është vonë, kërkohet reflektim i thellë, Rama të dorëhiqet!”, Marjana Koçeku: Ardhja e diasporës në shesh, realitet politik! 22 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO) 14 lexime · 10 orë më parë
  3. 03
    Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 10 lexime · 11 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Jemi shumë pranë fitores”/ Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Kryeministër jep dorëheqjen! 7 lexime · 10 orë më parë
  5. 05
    Politikë “S’është barrë e madhe! Aq para GJKKO i sekuestron nga krimi çdo vit!”, Rama “shpërthen” ndaj Engert Pëllumbit: Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu! 7 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Rama u tmerrua në sarajet e Surrelit” – Berisha mban konferencën e parë pas udhëtimit në SHBA: Shkova të kërkoj ndihmën e administratës amerikane për rrëzimin e diktaturës së krimit e drogës 6 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Konflikti për pagat e magjistratëve, BIRN: Një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë! Qëllim shpërqendrimi nga protestat 6 lexime · 8 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by