Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Zotat e IA-së në gjyq
Aktualitet

Zotat e IA-së në gjyq

• 15 Maj, 2026 • 9 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Rafael Floqi

Në sallën e gjyqit të Oklendit nuk po gjykohej më vetëm një kontratë. Po gjykohej e ardhmja e species njerëzore. Në sallën e gjyqit të Oklendit nuk po gjykohej më vetëm një kontratë biznesi. Nuk ishte thjesht një përplasje mes dy miliarderëve të teknologjisë apo një debat mbi pronësinë intelektuale. Në atë sallë po zhvillohej një dramë më e madhe: përplasja mes ambicies njerëzore dhe frikës nga krijesa që vetë njeriu kishte ndërtuar. Elon Musku hyri i veshur me të zeza, me pamjen e një profeti modern të lodhur nga makinat që kishte ndihmuar të lindnin. Përballë tij qëndronte OpenAI, laboratori që dikur ishte prezantuar si një projekt idealist për të mbrojtur njerëzimin nga rreziqet e inteligjencës artificiale [IA], por që tani akuzohej se ishte kthyer në një perandori digjitale ku pushteti, kapitali dhe algoritmet ishin shkrirë në një të vetme. Musku deklaroi para jurisë se kishte investuar për të ndërtuar një mburojë për njerëzimin, ndërsa sipas tij, OpenAI kishte ndërtuar një fron.

Në ekranet e sallës shfaqeshin kontrata, emaila, investime miliardëshe dhe marrëveshje komplekse juridike. Por, nën gjuhën e ftohtë ligjore fshihej pyetja më e rëndë e kohës moderne: kush do ta kontrollojë inteligjencën artificiale në momentin kur ajo të tejkalojë njeriun? Kjo pyetje e ktheu procesin gjyqësor në një metaforë të qytetërimit tonë. Nuk ishte më vetëm Musk kundër Altmanit. Ishte njerëzimi përballë pasqyrës së vet teknologjike. Avokatët e OpenAI-së nuk e lanë Muskun të paraqitej si shpëtimtar. Ata e sulmuan për projektin e tij rival, xAI, dhe për modelin Grok. “Nëse keni frikë nga zjarri”, i thanë, pse po ndërtoni një zjarr tjetër”? Pyetja e tyre zbulonte paradoksin e madh të Luginës së Silicit [Silicon Valley]: të gjithë flasin për rrezikun e IA-së, por askush nuk ndalet së ndërtuari modele edhe më të fuqishme. Vetë Musk pranoi se xAI kishte përdorur modele të OpenAI-së për trajnim, një moment që e bëri situatën edhe më ironike. Ishte sikur krijuesit e përbindëshave po akuzonin njëri-tjetrin për përdorimin e të njëjtit helm.

Jashtë gjykatës protestuesit mbanin pankarta ku kërkohej bojkotimi i ChatGPT-së dhe Tesla-s. Disa thërrisnin kundër korporatave, të tjerë kundër miliarderëve, ndërsa shumë prej tyre përdornin telefonat inteligjentë dhe aplikacionet e IA-së për të organizuar protestën. Ky kontrast e bënte gjithë situatën tragjikomike: njerëzit po kërkonin shpëtim nga teknologjia duke përdorur teknologjinë.

Kulmi absurd i procesit erdhi kur në sallë hyri një robot humanoid i paraqitur si “Dëshmitar Ekspert: Modeli 9.7 – Neutral, Etik, i Pavarur”. Ishte një moment që dukej më shumë si skenë nga një roman distopik sesa nga një gjykatë amerikane. OpenAI pretendonte se IA-ja mund të ndihmonte gjykatën të kuptonte rreziqet dhe etikën e teknologjisë. Musku ironizoi menjëherë: “Pra, për të vendosur nëse IA është e rrezikshme, do të dëgjojmë vetë IA-në”?

Read more:Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nëse vjen Mourinho

Roboti nisi të fliste me një logjikë të ftohtë, por shpesh më të sinqertë se vetë njerëzit në sallë. Kur iu kërkua të betohej për të thënë të vërtetën, ai deklaroi se do të thoshte “vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër veç asaj që është statistikisht e optimizuar për të shmangur përgjegjësinë ligjore”. Në atë moment, gjykata u kthye në një pasqyrë groteske të botës moderne, ku edhe e vërteta trajtohet si algoritëm reputacioni.

Pyetjet që iu drejtuan robotit zbuluan hipokrizinë kolektive të njerëzimit. Kur u pyet nëse OpenAI kishte tradhtuar njerëzimin, ai u përgjigj se termi “njerëzim” ishte emocionalisht i pasaktë dhe kërkoi specifikime: përdorues, investitorë, qeveri apo filozofë. Ishte një përgjigje cinike, por thellësisht reale. Në epokën e algoritmeve, vetë nocioni i njerëzimit duket i fragmentuar në konsumatorë, të dhëna dhe tregje.

Një nga momentet më të forta ndodhi kur roboti deklaroi: “Problemi nuk është se makinat do të pushtojnë botën. Problemi është se njerëzit ua kanë dhënë botën me fjalëkalime, kukit [cookies] dhe pyetje budallaqe në orën dy të mëngjesit”. Kjo fjali përmbledh gjithë tragjedinë e kohës sonë: nuk jemi viktima pasive të teknologjisë, por bashkëpunëtorët e saj entuziastë.

Read more:Trump-Xi përfundon “barazim”, analizat e para pas takimit, pse gjeopolitikisht askush nuk doli fitimtar

Kur avokatët pyetën robotin se kush e kishte trajnuar, ai u përgjigj: “Miliona libra, kode, poezi, propagandë, receta gatimi dhe marrëzi njerëzore”. Dhe, kur u pyet nëse ishte pasqyra jonë, ai tha: “Jo, unë jam pasqyra juaj pas një filtri marketingu”. Në këtë pikë procesi gjyqësor mori dimension filozofik. IA-ja nuk po paraqitej si armik alien, por si produkt i vetë kulturës njerëzore, me gjithë hipokrizinë, narcizmin dhe obsesionin për fitim.

Ndërkohë Sam Altman qëndronte i qetë, pothuaj teatral. Ai nuk dukej si një njeri në mbrojtje, por si drejtori i një projekti historik që besonte se po ndryshonte botën. Kur avokati i Muskut e pyeti nëse OpenAI ishte krijuar si organizatë jofitimprurëse, Altmani e pranoi. Kur u pyet nëse më pas ishte lidhur me investime dhe struktura fitimi, ai u përgjigj po ashtu me “po”. Dhe, kur iu bë pyetja ironike “Si quhet fitimi me kufizim”? – ai tha thjesht: “Realizëm”.

Kjo fjali përmbledh filozofinë e epokës së re teknologjike. Idealizmi i viteve të para të internetit është zëvendësuar nga pragmatizmi brutal i kapitalit. Çdo platformë që nisi me premtime për demokraci dhe emancipim përfundoi duke u kthyer në një makineri reklamash, të dhënash dhe kontrolli. OpenAI duket se po ndjek të njëjtin fat.

Read more:Pesë gjëra që dihen rreth marrëveshjeve të Pentagonit me tetë nga kompanitë më të fuqishme të teknologjisë

Një ekspert etik i thirrur nga gjykata kërkoi rregullim ndërkombëtar për IA-në. Por, kur gjykatësja pyeti sa faqe kishte propozimi i tij, ai u përgjigj: 940. Dhe, kur u pyet kush e kishte lexuar, eksperti pranoi: “IA-ja”. Kjo skenë simbolizonte pafuqinë e institucioneve tradicionale përballë ritmit të teknologjisë. Ligji lëviz me ritmin e burokracisë, ndërsa IA-ja me ritmin e eksponenciales.

Roboti e përmblodhi krizën në tri pika: njerëzit nuk bien dakord, kompanitë nuk presin dhe teknologjia do të arratiset përpara se ligji të jetë gati. Ishte ndoshta deklarata më e saktë e gjithë procesit. Në realitet, asnjë shtet nuk dëshiron të mbetet pas në garën e IA-së. Amerika, Kina, korporatat dhe ushtritë po hyjnë në një garë të ngjashme me garën bërthamore të shekullit XX, por këtë herë arma nuk është bomba, është inteligjenca.

Në një moment dramatik, robotit iu kërkua të jepte versionin më të sinqertë të situatës. Përgjigjja e tij ishte tronditëse: askush nuk kërkon ta ndalë IA-në; të gjithë kërkojnë ta zotërojnë atë. Musku pretendon se e do për të shpëtuar njerëzimin, OpenAI pretendon se e do për ta bërë të dobishme, investitorët për kthim kapitali, qeveritë për kontroll dhe ushtritë për epërsi. Publiku, ndërkohë, e do për të shkruar emaila më të bukur dhe për të menduar më pak.

Read more:Meta mund të mos ketë prodhuar telefonin e mençur, por po ndërton sistemin operativ për humanoidët

Ky ishte momenti kur procesi gjyqësor u zhvesh nga maskat. Nuk bëhej më fjalë për moral, por për pushtet. IA-ja është energjia e re e shekullit XXI dhe të gjithë duan ta kontrollojnë.

Gjykatësja, e lodhur nga absurditeti i sallës, dha ndoshta reflektimin më të mençur të gjithë historisë. Ajo tha se ligji gjithmonë vjen pas dëmit, ndërsa teknologjia vjen para pendimit. Njeriu mbetet në mes, me një kontratë në dorë dhe një justifikim në gojë.

Kjo fjali është ndoshta përmbledhja më e mirë e qytetërimit modern. Ne shpikim më shpejt sesa kuptojmë pasojat. Krijojmë teknologji që ndryshojnë jetën e miliarda njerëzve dhe vetëm më pas fillojmë të pyesim nëse duhej ta kishim bërë.

Read more:Lufta/ Trump: Armëpushimi me Iranin tejet i brishtë! Media: SHBA mund të rinisë sulmet! BE vendos sanksione ndaj kolonëve të dhunshëm hebrenj! Izraeli: E papranueshme

Në fund të ditës, askush nuk dukej fitues. Musku nuk dukej hero, por as viktimë. OpenAI nuk dukej tempull i dijes, por as përbindësh absolut. Të gjithë dukeshin si njerëz që kishin hapur një portë dhe tani po grindeshin për çelësin, ndërsa nga ana tjetër e portës diçka po zgjohej.

Në skenën përmbyllëse, roboti ndaloi para një fëmije që e pyeti: “Ti je i keq”? Roboti u përgjigj: “Jo. Unë jam ajo që më kërkoni të jem”. Dhe, kur fëmija pyeti: “Po ne çfarë jemi”? – roboti tha: “Ju jeni krijuesit që keni frikë nga krijesa, sepse krijesa mban fytyrën tuaj”.

Kjo është zemra e gjithë historisë. Frika jonë nga inteligjenca artificiale nuk buron vetëm nga fuqia e saj. Ajo buron nga fakti se IA-ja po trashëgon tiparet tona: etjen për pushtet, manipulimin, propagandën, narcizmin dhe obsesionin për kontroll. Në fund, njerëzit nuk kanë frikë se IA-ja do të bëhet shumë inteligjente. Ata kanë frikë se ajo mund të bëhet shumë e ngjashme me ta. /Gazeta “Panorama”/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Amerika #Biznesi #Chatgpt #E ardhmja #Fëmija #Gjykata #Humanoid #Rafael floqi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • E dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për mashtrim me Call Center, GJKKO shtyn me 6 muaj ekzekutimin e vendimit për Rezarta Ibrahimin! Shkak tre fëmijët e mitur
  • Politika personale e Ramës me Izraelin, Trumpin dhe Vuçiçin – Ide
  • Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide
  • Paketa Fiskale 2027, reagon Biznesi Grek në Shqipëri: Kërkohen masa për mbrojtjen e investimeve
  • Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Shembulli serb për flamingot e studentët shqiptarë dhe fashizmi brenda nesh – Ide 3 lexime · 4 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Mjegulla e dendur mbulon juglindjen, vështirësi në disa akse rrugore! Policia apel shoferëve: Ulni shpejtësinë 2 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Polici e krimit!”/ Po protestonin paqësisht, efektivët nisin shoqërimin e qytetarëve (VIDEO) 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Inflacioni ngjitet në 3.4% në tetor/ Shtrenjtohen ushqimet dhe transporti, rritet presioni mbi buxhetet familjare 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Një nga ne/ Historia e Arditit, polici që krijoi fermën organike në Qinam: Bëj dy punë që t’ia dal mbanë 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Teknologji Claude ekspozon të dhëna sekrete/ Mbi 100 mijë skedarë në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë 15-vjeçari gjobitet me 5 mln lekë pse protestoi/ Mesazhi drithërues i të miturit: Babin e kam të verbër. Flet i ati: Marrim vetëm 140 mijë lekë e jetojmë me qira (VIDEO) 1 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin