Një shpërthim tritoli ka ndodhur në Kinostudio këtë të hënë.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Nuk dihet ende se cili ka qenë objektivi i shpërthimit, teksa policia ka mbërritur në vendngjarje.
Hetimet po vijojnë ende për të hedhur dritë mbi ngjarjen.




