Dhjetëra besimtarë myslimanë në Gjirokastër kanë falur mëngjesin e sotëm namazin e Kurban Bajramit, duke përcjellë lutje për paqe, begati dhe më shumë mirëkuptim mes njerëzve.
Në atmosferë solemniteti dhe besimi, besimtarët u mblodhën për të kremtuar një nga festat më të rëndësishme të fesë islame.
Myftiu i Gjirokastër, Ermin Gjana, përcolli urimet për të gjithë besimtarët, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit, sakrificës dhe ndihmës ndaj njerëzve në nevojë.
Read more:Sulmet me dronë në Gaza, vritet një 13-vjeçar
Ai uroi që kjo festë të sjellë më shumë paqe, shëndet dhe harmoni në çdo familje.




