Ngjarja tragjike e ndodhur në Ulqin ka tronditur opinionin publik në Shqipëri dhe Mal të Zi.
Siç raporton korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda, viktima është identifikuar si Dila Ndoj, 36 vjeçe, nga Balldreni i Lezhës, e cila dyshohet se u vra nga bashkëjetuesi i saj, Bashkim Gashi, 46 vjeç nga Kosova. Sipas hetimeve paraprake, pas krimit ai i vuri flakën banesës ku jetonin në lagjen Kodre të Ulqinit, me dyshimin për të fshehur gjurmët.
Read more:E rëndë në Korçë/ 48-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur në banesë
Policia malazeze bëri të ditur se trupi i pajetë i 36-vjeçares u gjet brenda banesës së përfshirë nga flakët, ndërsa autori i dyshuar u arrestua pak më vonë me lëndime të marra nga zjarri. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë nga autoritetet në Mal të Zi.
Read more:Vrasja me breshëri plumbash të çiftit në Lezhë, policia: Ekzekutimi u bë për hakmarrje
Lajmi ka tronditur familjarët, të afërmit dhe banorët e zonës së Balldrenit, ku Dila Ndoj jetonte. Mësohet se ceremonia mortore pritet të zhvillohet në vendlindjen e saj, në Balldren të Lezhës, ku familja do të hapë dyert e mortit për të pritur ngushëllimet.




